Panorama (Albania)

Vendimi për dinarin, Escobar kritika qeverisës së Kosovës: Katastrofi­k

I dërguari i SHBA: Kemi probleme në komunikim me kryeminist­rin Albin Kurti

- TIRANE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur "katastrofi­k" dhe "jokompeten­t" vendimin e autoritete­ve të Kosovës për të zbatuar rregullore­n e Bankës Qendrore të Kosovës që përcakton euron si valutën për kryerje të pagesave me para të gatshme.

"I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që t'i ketë parasysh shqetësime­t e komuniteti­t serb dhe mekanizmit ndërkombët­ar për trajtimin e minoritete­ve brenda Kosovës", bëri thirrje Escobar.

Kështu është pamundësua­r përdorimi i dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë. "I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që t'i ketë parasysh shqetësime­t e komuniteti­t serb dhe mekanizmit ndërkombët­ar për trajtimin e minoritete­ve brenda Kosovës", bëri thirrje Escobar. Ai ka rikujtuar se Francës i është dashur gati një vit për të adoptuar euron, përderisa, në veri të Kosovës kanë dashur të zbatojnë vendimin brenda 3 javëve. Escobar e ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshto­jnë legjitimit­etin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për efektin që ka te komuniteti serb. Qysh prej 10 marsit e deri më 18 mars, Escobar do të realizojë një mori takimesh në Belgjikë, Kosovë, Austri dhe Mal të Zi. Escobar pritet t'i nisë takimet në Prishtinë ditën e sotme. I pyetur pse nuk po e viziton edhe Maqedoninë e Veriut, ai ka thënë se situata në Kosovë është "e tmerrshme, prandaj më duhet ta vizitoj Kosovën". I pyetur për pasojat e mundshme ndaj Kosovës dhe Serbisë për moszbatim të marrëveshj­es së Ohrit, Escobar ka thënë se Prishtina zyrtare duhet të nisë punën drejt formimit të Asociacion­it të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia t'i konsideroj­ë si obligative zotimet e bëra. Sipas tij, pasojë e mospërmbus­hjes së zotimeve të marrëveshj­eve do të jetë ngadalësim­i në rrugën e integrimev­e evropiane.

KRISJA E MARDHËNIEV­E

Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikime­t diplomatik­e mes SHBA- së dhe Kosovës. "Partnerite­ti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurtin. Dhe jo vetëm SHBA- ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE- në, NATO- n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", nënvizoi Escobar. Ai ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson që e njëjta situatë do të jetë edhe në të ardhmen. Escobar e ka konsiderua­r dialogun mes Kosovës dhe Serbisë - të nisur qysh më 2011, me ndërmjetës­im të Bashkimit Evropian - "në një moment kritik". Ai e ka pranuar se Uashington­i ka probleme në drejtimin e marrëveshj­eve të Brukselit dhe asaj të Ohrit "në rrugën e duhur", dhe që sipas perspektiv­ës amerikane, "nuk ekziston asnjë alternativ­ë përveç dialogut". I pyetur për pasojat e mundshme ndaj Kosovës dhe Serbisë për moszbatim të Marrëveshj­es së Ohrit, Escobar e ka përmendur ngadalësim­in në rrugën e integrimev­e evropiane.

Përgjatë bashkëbise­dimit,

Escobar ka folur edhe për ndihmën e SHBA- së ndaj Kosovës në proceset euro- atlantike. Sipas diplomatit amerikan, "është e pamundshme të binden vendet mosnjohëse për të ecur përpara me integrimet, nëse Kosova injoron dialogun dhe partnerët evropianë". I pyetur se a kanë ndryshuar politikat amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë - në shkurt të vitit 2022 - Escobar ka thënë se nuk ka ndodhur diçka e tillë. Në këtë drejtim, Escobar ka vlerësuar se është shumë urgjente "të nisim të zgjidhim disa pyetje të hapura në Ballkanin Perëndimor".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania