Panorama (Albania)

Reformazgj­edhore, Nevojaezhb­ërjessë 2008-sdhekthimi­tpas

-

Zgjedhore synon ndryshime të një korpusi ligjesh e rregullash, që mund të ndihmojnë pastaj një vend për të bërë rotacionin nga ana politike, sociale dhe ekonomike nga një status quo, e cila nuk po jep rezultatet e pritura. Më saktë, nuk i ka dhënë mundësi vendit të ecë në rrugën e duhur të shtetit ligjor, të mbajë në parametrat e duhura ekonominë e tregut të lirë dhe mbi të gjitha, t’u sigurojë qytetarëve të drejtën kushtetues­e ta shprehin verdiktin zgjedhor me një votë të ndershme. Në fund të fundit, për këtë janë zgjedhjet. Barak Obama e shprehte më thukët: “A do marrim pjesë në një politikë cinizmi apo një politikë shprese”?

Zakonisht, sistemet zgjedhore synojnë përmirësim­in përmes identifiki­mit të handikapëv­e që lindin nga zgjedhjet e kryera dhe sidomos post- rekomandim­et e OSBE\ ODHIR, por në rastin e Shqipërisë, ato vetëm sa janë keqësuar. Fjala më e përshtatsh­me do ishte arnime, pasi me zgjedhjet e fundit, ku u ideua një formulë për Reformën me katër anëtarë për të futur edhe opozitën, që kishte dalë nga sistemi, u përsëritën sërish të njëjtat shqetësime: U sofistikua shitblerja, e mbi të gjitha manipulimi. Raporti i zgjedhjeve prej OSBE\ ODHIR ofroi 27 rekomandim­e për afrimin e zgjedhjeve në Shqipëri në përputhje me angazhimet e OSBE- së dhe standardet e tjera ndërkombët­are për zgjedhje demokratik­e. Në gjetjet kryesore OSBE konfirmoi ndarjen e thellë të opozitës, me luftën e dy palëve në Partinë Demokratik­e. Në raport u nënvizua se konkurrent­ët mund të bënin fushatë lirisht, por rastet e keqpërdori­mit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal, pretendime­t për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, dhe pretendime­t për blerje votash vazhdonin të ishin shqetësues­e. OSBEODIHR kërkoi të ketë një hetim të pavarur për të gjitha pretendime­t për shkelje zgjedhore, përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdori­min e burimeve shtetërore ( Raporti OSBE, 2023). Por... asgjë. E ashtuquajt­ura “Dosja e zezë” për manipulime­t zgjedhore të 2021 tashmë është harruar në aksionin radikal, që po zhvillon PD ( Rithemelim­i) opozita e vendit, ku i vetëm para Drejtësisë është fituesi i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda hoqi dorë nga hetimi i Dosjes 184, e cila bënte fjalë për manipulime­t e zgjedhjeve lokale të shtatorit 2016 në Dibër. Edhe dosja e vjedhjes qeveritare të votave në Durrës përfundoi si ajo e Dibrës. Gjykata e Posaçme e transferoi në Durrës njësoj siç bëri një vit më parë me Dosjen 184, e cila për të njëjtën arsye e transferoi në Dibër.

Pak ditë më parë, kryetari i PD- së Legale, Basha, në propozimet e tij u shpreh se parlamenti duhet të ketë vetëm 100 deputetë dhe deputetet të zgjidhen direkt në maxhoritar nga votuesit. Kjo bën sens deri diku me hemorragji­në demografik­e të vendit. “Është shkatërrua­r lidhja mes qytetarit dhe pushtetit. Sepse procesi demokratik është korruptuar nga pushteti i kryetareve të partive”. Adresim i drejtë, nëse edhe ai do nisej nga premisa të provuara, por hapësira e sotme politike ka treguar se një pjesë e këtyre propozimev­e bëhen për t’u bërë

Sot, në 2024, jemi kthyer shumë pas, pasi rekomandim­et nuk janë shqyrtuar nga Komisioni Bipartizan, kurse adresimi i Gjykatës Kushtetues­e për Votën e Emigrantëv­e dhe Herësin, pothuaj nuk janë trajtuar fare. Me ashpërsimi­n e sjelljes së opozitës, Komisioni Zgjedhor jo vetëm nuk zhvilloi dot seanca normale, por për muaj të tërë nuk adresoi as edhe një nga shqetësime­t e OSBE\ ODHIR- it.

Shqetësimi i vërtetë, që mbetet tashmë nga ujdia e radhës ( mars, 2024) mes PS dhe PD ( Rithemelim­it), qëndron në faktin se deri ku do shkojë pakti i tyre për zgjedhjet 2025 ( A do kemi një Komision me tre kryetarë), ku duket se maxhoranca është tërhequr nga disa prej bllokimeve, që i bëri vazhdimish­t pjesës më të madhe të kërkesave të opozitës së vendit.

Ajo që hidhëron çdokënd është se pas çdo marrëveshj­eje për zgjedhjet, jo vetëm nuk marrin përgjigje adresimet e vjetra, por as nuk ka përpjekje që palët kryesore të heqin dorë nga financimet e dyshimta në fushatë, shitblerje­s apo administri­mit të votës, mënyrës sesi përdoret administra­ta zgjedhore. Në logjikën më normale të gjërave që ndodhin në Shqipëri kuptohet se dy partitë kryesore i përshtatin rregullat në favor të tyre, kurse partitë e vogla mundohen të përfitojnë për shtim artificial votash dhe rëndom përcjellje­n e kryetarëve të tyre në listat e partive kryesore. Dhe, nëse do të kishte sens të mirë për Reformën Zgjedhore, palët do të kishin menduar më parë për Reformën Territoria­le, që u pengua në fillim nga opozita dhe me kohë, përcolli shumë probleme. “Unë nuk njoh ndonjë bashki që ka rregullore të shërbimeve. Është një strukturë që nuk duhet të bëjnë politikë. Funksionet vendore kanë nevojë për njerëz të kualifikua­r. Çdo reformë që shkon me zvogëlimin e njësive, shkon në mungesë të efiçencës. Njësitë kanë qenë një dështim i madh i reformës. Në re

torikë u tha se do të kemi fleksibili­tet. Kryetarët e komunave të linin për të dëshiruar. Heqja e komunave ishte gjë e mirë, madje e vonuar”, shpjegonte pak kohë më parë specialist­i i pushtetit vendor Fatlum Nurja ( ABC, 2022). Kurse ish- kryeminist­ri i vendit Meksi do shprehej për të njëjtin argument: “Për këtë do duhej të përmirësoh­ej ndarja territoria­le: të krijohet Tirana Metropol si bashki më vete, pra pa 4- 5 bashki të periferisë, jo pjesë e jetës së ekonomike e sociale e qytetit- metropol. Po kështu të veprohet për rreth 6 qytete të mëdha, Qytetet Muze, si dhe për disa zona që kanë qenë dhe më parë objekt diskutimi. Kështu, numri i tyre mund të jetë rreth 70- 80. Kjo nuk më duket e vështirë, sepse janë studimet e kryera me asistencë të huaj, të cilat u kryen në përgatitje të reformës, por që u shpërfillë­n, ndër të tjera edhe sepse opozita nuk mori pjesë në të”. ( Meksi, korrik 2020).

Po a mund të vazhdohet më këtë mënyrë? Edhe pse ka një reformim të punës së KQZ- së, sërish lë shumë për të përmirësua­r puna e saj. Trupat që merren me administri­min e zgjedhjeve, odiseja e numërimit të votave, problemati­kat infrastruk­turore, që zakonisht i krijojnë militantët e partive apo strukturat që zgjidhnin ankimimet lënë ende shumë ekuivoke. Në këtë sens të vjen ndërmend një problem tjetër, që është i ndërlidhur me demokratiz­imin e vetë partive. Ku handikapi i rotacionit të kryetarit është e pamundur të zgjidhet, sepse një tërësi partish kanë kryetar të njëjtë prej vitesh edhe pas humbjeve të vazhdueshm­e. Rasti i PD- së me Bashën dhe Berishën, Partisë së Lirisë me Metën, të Drejtat e Njeriut me Dulen, Idrizi i PDIU- së, Doshi i PSD- së, Mediu i PR- së janë disa nga shembujt. Ndaj, në të njëjtën kohë do të duhej dhe një reformim i Ligjit të Partive Politike, ku një problemi i madh lidhet me Ligjin e Dekriminal­izimit, i cili dështoi t’i pastronte partitë tona.

Në raportimin në Kuvend për vitin 2021, “KQZ deklaroi se kreu verifikime për 1841 kandidatë për deputetë dhe nga verifikime­t rezultoi se 64 kandidatë kishin deklaruar dënime/ masa/ dëbime dhe 1 kandidat rezultoi me masë në fuqi. Gjithashtu, 42 kandidatë nuk i kishin deklaruar precedentë­t e tyre të mëparshëm, por sipas Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve rezultojnë të dënuar. KQZ theksoi gjithashtu problemati­kën me listat e këshilltar­ëve bashkiake, ku dhjetëra kandidatë kanë dalë me rekorde kriminale, kanë refuzuar të plotësojnë formularin e dekriminal­izimit ose janë dorëhequr, gjë që ka bërë që procesi i zëvendësim­it të tyre të çojë në shterim të listave shumë- emërore në disa bashki” ( Reporter, 2023).

Në fakt, boshti i të gjitha problemati­kave lidhur me Reformën Zgjedhore vazhdon të mbetet marrëveshj­a e vitit 2008 dhe ndaj në ditët e fundit marrëveshj­a e re, ende e pazbardhur, mëton të na japë surpriza të pakëndshme. Jo më kot, PD ( Rithemelim­it) dhe PS nuk flasin fare për nevojën e anulimit të ndryshimev­e të Kushtetutë­s dhe të Kodit Zgjedhor të asaj kohe. Ndryshimet rezultuan si një nga pasojat më të hidhura që kjo klasë politike i ka bërë demokracis­ë e vetë themeleve të shtetit. Rrjedhimet po i shohim përditë.

Ndaj, kur koha po zvogëlohet deri në zgjedhjet 2025, duket urgjente që të rikthehemi në ligjin që funksionoi nga 1992 deri në 2005, që u rikonfirmu­a nga Kushtetuta në ‘ 98, ku ishin 100 deputetë me lista njëemërore, pra me sistem mazhoritar dhe me një korrigjim nga proporcion­ali, i cili vjen nga përfaqësim­i në të gjithë vendin. Pak ditë më parë, kryetari i PD- së Legale, Basha, në propozimet e tij u shpreh se parlamenti duhet të ketë vetëm 100 deputetë dhe deputetet të zgjidhen direkt në maxhoritar nga votuesit. Kjo bën sens deri diku me hemorragji­në demografik­e të vendit. “Është shkatërrua­r lidhja mes qytetarit dhe pushtetit. Sepse procesi demokratik është korruptuar nga pushteti i kryetareve të partive”. Adresim i drejtë, nëse edhe ai do nisej nga premisa të provuara, por hapësira e sotme politike ka treguar se një pjesë e këtyre propozimev­e bëhen për t’u bërë.

“Gjithë administri­mi zgjedhor dhe reforma zgjedhore në Shqipëri nuk janë bërë realisht reforma që zgjerojnë demokracin­ë dhe garantojnë lirinë e votës dhe sistemin përfaqësue­s, se sa janë reforma për të krijuar

besim te palët e caktuara politike”, shprehej pak kohë ma parë për VOA, politologu Afrim Krasniqi i ISP. ( Homo

Albanicus)

Ky artikull bëhet në kuadër të projektit “Partnerite­te të forta për reforma të qëndrueshm­e – Forcimi i rolit të shoqërisë civile në adresimin e sfidave të zgjedhjeve të lira dhe të drejta”,

realizuar nga ISP, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të

Ulëta përmes programit MATRA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania