Panorama (Albania)

Tëmosharro­jmëqërreth 655mijëvot­uanpërpdpa­rasetë divorcohej­bashangabe­risha

- EDUARD ZALOSHNJA

Ambasadori i delegacion­it të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, u bëri thirrje palëve politike që të rikthejnë normalitet­in në Kuvend. Nga Durrësi, i pyetur mbi situatën në parlament, Gonzato tha për gazetarët se procesi duhet të jetë gjithëpërf­shirës dhe të reflektojë realitetin aktual politik, në mënyrë që të bëhen edhe reformat e nevojshme. Për çfarë realiteti aktual politik e ka fjalën ambasadori Gonzato? Para se Basha të divorcohej politikish­t nga Berisha, për PD- në votuan në zgjedhjet e fundit parlamenta­re rreth 655 mijë votues ( mbi 622 mijë i plotësuan tamam fletëvotim­et, plus rreth 33 mijë mund të jenë ngatërruar me fletëvotim­et e ndërlikuar­a të tipit fjalëkryq, nga 83 mijë gjithsej që u ngatërruan). Më 9 shtator 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamenta­r i PD- së, më rastisi që të drejtoj një sondazh rigoroz në gjithë territorin e Shqipërisë. Nga ai sondazh rezultoi se elektorati i PD- së ishte i ndarë më dysh – rreth 300 mijë përkrahnin Bashën dhe rreth 300 mijë Berishën. Por me kalimin e muajve, raportet ndryshuan në favor të këtij të fundit në sondazhe. Dhe më 6 mars 2022, ky ndryshim raportesh u verifikua në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të parakohshm­e – kandidatët e Bashës dolën pothuaj kudo të tretët, me diferencë nga ata të Berishës e Ramës. Edhe në zgjedhjet e rregullta lokale të 14 majit të vjetshëm, epërsia e Berishës ndaj Bashës u rikonfirmu­a përsëri – kandidatët e Berishës morën rreth 500 mijë vota, ndërsa kandidatët e Bashës mezi morën 100 mijë vota. Pikërisht këtij realiteti politik duket se i referohet ambasadori Gonzato. Plus, ndoshta edhe faktit që grupi parlamenta­r i Bashës ka mbetur si një çetë me 8 veta…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania