Panorama (Albania)

Heidi dhe Romeo i japin fund përfundimi­sht lidhjes së tyre mes lotëve

-

Heidi dhe Romeo, edhe pse nuk janë më çift brenda shtëpisë së "BBVIP", prapë kanë "halle çiftesh", teksa dyshja shihet shpesh të bisedojë për marrëdhëni­en e tyre, madje edhe të preket apo emocionohe­t, siç ishte rasti i sotëm. Kështu, edhe pse këto ditë janë parë larg njëri- tjetrit, ata duket se nuk e harrojnë dot njëri- tjetrin ose të paktën nuk i largohen tjetrit dhe pikërisht sot kanë zhvilluar një bisedë për ndjenjat e tyre, por edhe për lojën dhe se si të tjerët po e përdorin historinë. Ndër të tjera, filllimish­t ata kanë folur për banorët e tjerë dhe se si po e "përdorin" këtë krizë të tyren për t'i sulmuar, por jo vetëm kaq, ata kanë folur edhe "hapur" për dëmin që i bëjnë njëri- tjetrit dhe se sa e vuajnë këtë pjesë, teksa nuk kanë munguar edhe lotët. Sërish në lot, Romeo i ka kërkuar "llogari" Heidit dhe se si sillet me të në raport me banorët e tjerë, diskutim që e kanë bërë në fakt edhe më parë, ndërsa kjo bisedë e tyre, është mbyllur me ish- banoren e "GF" që ka thënë se mendon që aktori i humorit "mezi pret që ajo të dalë", ndërsa Romeo i ka thënë që po e "shkatërron", jo vetëm me këto që thotë, por edhe me lotët. Heidi dhe Romeo kanë vendosur ta vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në "Big Brother Vip". Mbrëmjen e së hënës, mes lotësh ata i kanë konfirmuar ndarjen njëri- tjetrit. Tensioni mes dy banorëve ka nisur ditët e fundit kur Romeo filloi të dyshonte në ndjenjat e Heidit për të, ndërsa kjo e fundit mendon se ai është ndikuar nga opinioni i banorëve të tjerë për të shkëputur marrëdhëni­en e tyre. Gjatë mbrëmjes, Heidi është parë e përlotur krahë Ilnisës, e cila më pas ka biseduar me të dy për situatën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania