Panorama (Albania)

Pritet lojë shahu, ja 4 lëvizjet e trajnerit të Interit

-

Ajo e mbrëmjes së sotme është një lojë shahu mes dy trajnerëve, Dieso Simeone dhe Simone Inzagi. Të dy të fiksuar pas detajeve dhe lëvizjeve, përmes të cilave kërkojnë të marrin biletën për në çerekfinal­et e Ligës së Kampionëve. Nëse Simeone ka me vete tifozërinë dhe dëshirën për të përmbysur rezultatin, ja si Inzagi pritet që të dalë triumfues nga "ferri" Metropolit­ano.

Largoji topin- Inzagi ka këshilluar skuadrën ditën e djeshme se Atletiko do të futet me vrull dhe me shumë dëshirë në fushën e lojës për të gjetur e para golin. Interi kërkon që të mos dalë nga identiteti, të jetë i qetë dhe të kërkojë të qarkullojë topin për të bërë Atletikon që të vuajë dhe në aspektin psikologji­k. Me prezencën e mbrojtësve kërkon të krijojë volum në shumë zona të fushës.

Beteja në krah- Ndeshja e parë në "San Siro" është analizuar me "mikroskop" nga zikaltrit dhe elementi më i rrezikshëm i Atletikos ka qenë Lino. E vuri në vështirësi Darmianin dhe gjeti hapësira për të goditur. Por këtë herë duket se do të luajë Dumfris për ta sulmuar, ashtu siç do të bëjë Dimarko me Molinën në anën tjetër. Mbrojtja më e mirë është sulmi.

Sforco nga Çalha- Inzagi i ka kërkuar mesfushori­t turk që të jetë i pranishëm sa më shumë në të dyja fazat e lojës. Duhet krijuar një "kafaz" për Moratën, i cili kushtëzon shumë lojën e Atletikos. Nëse e bllokojnë atëherë nuk futen në lojë lojtarët e tjerë. Çalha duhet që të ndërtojë aksionet, por mbi të gjitha t'i japë një dorë aspektit mbrojtës.

Turam i lëvizshëm- Rikthimi i Lautaros dhe Turamit nga minuta e parë në këtë ndeshje ngrohin trajnerin. Ata të dy janë lojtarët perfekt për të interpretu­ar lojën sulmuese të Inzagit. Lautaro do të përplaset me mbrojtësit, ndërsa Turam do të lëvizë në zonat boshe. Por mund të ndodhë edhe e kundërta në rast se "Toro" do të markohet rreptësish­t. Të dy e kanë gjetur gjuhën e përbashkët shumë mirë në këtë sezon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania