Panorama (Albania)

Interi sytë nga Lautaro, do kualifikim e rinovim

Madridi mund të ishte qyteti i tij, zbardhet formula me bonuse

-

Duhet vënë firma... gjithmonë. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për kualifikim apo rinovim. Është e shkruar që gjithçka në jetën e Lautaros të kalonte nga Madridi.

Mund të ishte qyteti i tij sepse Atletiko praktikish­t e kishte transferua­r përpara sesa Interi ta befasonte në merkato. Në fakt është për bashkëshor­ten e tij Augsina, e cila studion aty dhe jep provimet e universite­tit. Është edhe për faktin se në verën e vitit 2018 ai u prezantua në Europë pikërisht me një supergol kundër Atletikos në ndeshje miqësore. Lautaro dhe Madridi, sërish sot në mbrëmje, sepse Interi i tij kërkon kualifikim­in mes 8 ekipeve më të mira të Europës. Sot është dita e tij, ndoshta pa e pritur mbrëmjen. Sepse në qytet pritet menaxheri i tij Alehandro Kamano. Nuk vjen për qejf, por sepse ka në program një takim me Interin dhe në tryezë është rinovimi i kontratës.

Takimi- Gjithçka ndodh në Madrid. Lautaro është kapiteni i një skuadre që pas humbjes së finales në Stamboll u betua se do të riprovonte sërish për Champions- in. Kjo do të thotë se gjithçka kalon nga "Metropolit­ano". Lautaro është kapiteni i një skuadre, të cilën nuk kërkon ta braktisë dhe e ndjen të tijën çdo ditë. Por ndonjëherë frenon ndjenjat kur bëhet fjalë për shifra. Dhe ky është momenti. Argjentina­sit nuk i skadon kontrata tani shpejt, por në vitin 2026. Interesi i të gjithëve, Interit mbi të gjitha është që ta zgjatin këtë kontratë përpara fundit të këtij sezoni. Gjatë kësaj kohe që nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe asnjë takim, kanë qenë disa klube të mëdha në Europë që kanë dashur të studiojnë terrenin për "El Toron", por ai i ka mbyllur dyert. Sigurisht një sinjal për Interin është: më mirë të arrijmë marrëveshj­en përpara se të jetë vonë. Një tjetër çështje e takimit të sotëm është se nuk do të arrihet marrëveshj­a menjëherë. Por nuk do të jetë as një takim i thjeshtë. Do të flitet për shifra.

Formula- Dëshira është e madhe nga ana e të gjitha palëve për të arritur një marrëveshj­e. Nga buron kjo? Nga distanca mes kërkesës dhe ofertës që është 2 milionë euro dhe sigurisht që do të zbehet me takime të shumta. Zikaltrit kanë kapaciteti­n për të bërë një hap përpara në rritjen e pagave të lojtarëve. Një rol të rëndësishë­m do ta luajnë bonuset dhe premiot. Këto të fundit do të vendosen për çdo kualifikim të mundshëm në

Europë. Qëllimi është për ta bërë Lautaron lojtarin më të paguar në Serinë A, por përmes bonuseve.

Kualifikim­i- Sot në mbrëmje do të rikthehet titullar përkrah Markus

Turamit. Ka pushuar dhe është i karikuar. Në Europë nuk shënon kaq shpesh sa në Serinë A, por ndoshta sot është momenti. Sepse në Madrid ndodhin gjithmonë gjëra të rëndësishm­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania