Panorama (Albania)

Pioli: Kemi humbur shkëlqimin, por gati për Slavian

"Avantazhi me 2 gola i mirë, në Pragë shkojmë për fitore"

-

Milani ka fituar shtatë ndeshje me rezultatin 1- 0 në këtë Serie A, duke bërë më mirë se çdo ekip tjetër në këtë aspekt. Kuqezinjtë kanë grumbullua­r 23 nga 27 pikë të mundshme në nëntë ndeshjet e fundit në "San Siro" në Serie A ( 7F, 2B), me pesë ndeshje pa pësuar gjatë kësaj periudhe. Të gjithë situatën, Stefano Pioli e ka komentuar në një intervistë për televizion­in e klubit.

Fitore thelbësore kundër Empolit, apo jo?

ajo

Një rezultat shumë i mirë për renditjen, sepse ka edhe përplasje të tjera direkte. Ligën e Kampionëve nuk e kemi siguruar ende, por është një hap i rëndësishë­m përpara. Ishte një ndeshje e vështirë të cilën e përballuam mirë.

Shumë mirë edhe Pulisiçi, si mendoni?

Ilaçi ishte përfshirja e tij në një lloj pune të caktuar dhe ai është shumë i disponuesh­ëm të dëgjojë. Ai gjithmonë ka zgjedhje perfekte në fushë. Në fillim ishte i bindur se do të luante më mirë në të majtë, por ndoshta aty e kërkonte topin në këmbë gjithmonë. Në të djathtë shpesh shkon në thellësi dhe më pëlqen.

A duhet gjetur më shumë shkëlqim për manovrën?

Në pjesën e parë e patëm, por Empoli u mbyll shumë dhe nuk ishte e lehtë. Mund t'i kishim paraprirë mbrojtësit e tyre në tri krosime shumë të bukura nga Pulisiçi. Pastaj në pjesën e dytë ishim më pak brilant, por mendoj se ishte gjithashtu e drejtë ta menaxhonim në atë mënyrë rezultatin.

Si i keni parë Reijnders, Benaserin dhe Loftus- Çikun së bashku?

Kundër Empolit ndërtuam me dy mesfushorë, duke mbajtur pozicione të mira. Reijnders mund të ishte hapur pak më në të majtë, pastaj e hoqa sepse kam gjithmonë e më shumë frikë nga ndonjë karton i kuq.

Si përgatitet ndeshja kundër Slavias?

Zëvendësim­et me Empolin i kisha planifikua­r në minutën e 60- të, sepse duhej të luante Kalulu. E kam në mendje skuadrën e Pragës dhe praktikish­t jam me vetëm një dyshim. Duam të kualifikoh­emi, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të përgatitet mirë.

Çfarë keni bërë gabim në ndeshjen e parë?

Në pjesën e parë me Slavian duhet të kishim bërë më shumë, por këto janë lojëra të hapura ku duhet vëmendje maksimale. Na pret një ndeshje si me Ren dhe disa lojtarë duhet të rikuperojn­ë ende disa energji. Mbetet fakt që kemi një avantazh të mirë. Në Europë ka ndeshje me shumë gola. Ne do të shkojmë në Pragë për të provuar të shënojmë më shumë se Slavia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania