Panorama (Albania)

Kapelo: Juvja e fortë, Pioli të kapet pas "Shën Leaos"

-

Fabio Kapelo, ish- trajneri i Milanit dhe Juventusit, ka folur mbi garën për një vend në Champions për "La Gazzetta dello Sport". Pyetjes nëse janë kuqezinjtë dhe bardhezinj­të tashmë të sigurt për kualifikim­in në edicionin e ardhshëm, 77- vjeçari i është përgjigjur: "Termi ' i sigurt' në futboll është gjithmonë i rrezikshëm. Por ata kanë një avantazh të rëndësishë­m. Milani gjithashtu ka rikuperuar disa lojtarë, tani skuadra është praktikish­t e kompletuar, edhe pse pjesëmarrj­a në Ligën e Europës kërkon energji. Përveç kësaj, Stefano Pioli mund të mbështetet te ' Shën Leao' si gjithmonë". Më pas analiza është zgjatur te skuadra e Alegrit që në ndeshjet e fundit ka mundur të fitojë vetëm me Frozinonë. Lidhur me situatën te "Zonja e Vjetër", Kapelo shtoi: "Më pëlqeu Juventusi në dy ndeshjet e fundit kundër Napolit dhe Atalantës, pavarësish­t se mori vetëm një pikë. Është e habitshme që Alegri mori shumë kritika kur mori rezultate, por për disa ai luajti keq, ndërsa tani që skuadra e tij po luan sigurisht më mirë, numërohen vetëm pikët e humbura. Mendoj se Juves i mungon pak cinizmi dhe vëmendja në mbrojtje, por kanë ende një diferencë shumë të madhe për të vënë në dyshim vendosjen e tyre në Champions", sqaroi Kapelo që në mendimin e tij të fundit shtoi: "Janë akoma edhe dhjetë ndeshje për t'u luajtur deri në fund të sezonit. Hapësira për të bërë mirë nuk i mungon asnjë skuadre, megjithatë sfidat e fundit bëhen gjithmonë e më të rënda pasi edhe rivalet më të lehta në teori kërkojnë të jenë më konkrete në arritjen e objektivav­e të tyre."

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania