Panorama (Albania)

Ambasadori gjerman: Kuvendi funksional, kusht për integrimin

-

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, përshëndet­i dje marrëveshj­en e arritur mes palëve politike, me qëllim për t’iu rikthyer jetës normale parlamenta­re. Nga qyteti i Korçës, diplomati gjerman u shpreh se, “Parlamenti funksional është kusht për proceset integruese të Shqipërisë”. Ambasadori shpreson që kjo dakordësi e arritur mes palëve të sjellë zhvillime pozitive edhe për tema të tjera të rëndësishm­e për qytetarët shqiptarë. “Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtete e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamenti­n shqiptar. Gjithsesi, do të shikojmë nesër nëse Parlamenti do t’i rikthehet realisht aktiviteti­t të vet normal duke folur për përmbajtje pa qenë nevoja të bojkotohen seancat. Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit që prej se në Parlament kanë nisur zhvillimet deri diku shqetësues­e sikurse i keni konstatuar pra kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishë­m për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE. Për ne është kënaqësi të konstatojm­ë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive, sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordësi në tema të tjera të rëndësishm­e sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishm­e për qytetarët shqiptarë”, - tha ambasadori. I pyetur nga gazetarët nëse mund të ketë zgjedhje pa ndryshime të Kodit Zgjedhor, ambasadori u shpreh: “Kjo është një pyetje mjaft teorike, sepse ne shpresojmë që të kemi një reformë të sistemit zgjedhor dhe unë nuk mund të jap që tani konkluzion­et e mia për një reformë që nuk është përmbyllur ende. Sikurse ju e dini, ekziston një komision parlamenta­r për çështjen e reformës zgjedhore, i cili ka afatin e vet deri në datën 21 mars, do paraqesë rezultatet e punës së tij përpara Parlamenti­t, përpara Kuvendit dhe në momentin që do të merret vendimi në lidhje me këto rezultate, atëherë mund të shprehemi”, - tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania