Panorama (Albania)

Rama: Nuk ekziston asnjë pazar me “non gratën”

“Nuk po e bëjmë se kemi zgjedhjet”, kryeminist­ri në Pogradec: PS, e vetmja garanci për progres

- VALENTINA MADANI Bergner: Dakordësi në tema të rëndësishm­e

Kryeminist­ri Edi Rama sqaroi dje publikisht pozicionin e socialistë­ve lidhur me rikthimin e normalitet­it parlamenta­r pas uljes së demokratëv­e në tryezën e Konferencë­s së Kryetarëve ditën e martë.

Shqetësimi më i dukshëm i kryeminist­rit është t’u kthejë përgjigje atyre që e shohin si ndryshim të qasjes së tij lidhur me bashkëpuni­min me Sali Berishën. “Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpuno­kemi me non gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetues­e, të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize”. Pranimin në parim të 2 komisionev­e hetimore, Rama kërkon të shihet si normë parlamenta­re të pakundërsh­tueshme sa kohë që pala tjetër bën kërkesa brenda shinave kushtetues­e, e drejtë e pamundur për t’u kundërshta­r, sipas tij, nga ana e socialistë­ve. “Nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë, vota jonë është sigurisht pro! Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi me demek ‘ pazarin me non gratën’, i cili thjesht nuk ekziston?”, - deklaroi Edi Rama. Edhe qëndrimi për Reformën Zgjedhore, ai shprehet se nuk është risi, pasi ai e ka shprehur prej muajsh mendimin se komisionet bipartizan­te për amendimet në Kodin Elektoral janë një etapë e mbyllur. “E kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka

numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim. Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn non grata në këtë mes”?! - theksoi Edi Rama. Kryeminist­ri mes rreshtave e përshëndet­i edhe rikthimin e opozitës në nor

malitet, por dhe këtë e komenton si një qëndrim që ai dhe Partia Socialiste e kishin paralajmër­uar se kështu do ndodhte. “Ah, nëse ata që do të digjnin Parlamenti­n, kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojn­ë, përkundraz­i na

vjen mirë që ta bëjnë. Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tri hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojn­ë po në pikën ku nisin, tri hapa mbrapa nesh”, - deklaroi kreu i qeverisë. Rama ishte dje në Pogradec ku inspektoi infrastruk­turën e qytetit dhe diskutoi me organizata­t

partiake. Në konferencë­n për shtyp, ai u shpreh se Shqipëria është në një fazë transformi­mi dhe PS nuk po i zhvillon takimet për zgjedhjet e 2025- ës, por për përfshirje­n sa më masive të njerëzve në projektet e përbashkët­a. “Mënyra si po zhvillohen gjërat në Shqipëri janë një arsye më shumë që t’u japim njerëzve përtej kufijve partiakë. Vota nuk është biletë për stadium, nuk është një çështje zemre me symbyllur ndaj realitetit dhe mendjen të fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalis­ht se çfarë të vlen më shumë. Por përtej kësaj, ky nuk është proces se ne po e bëjmë se kemi zgjedhjet nesër. Ne na duhet të krijojmë kushtet optimale të ndarjes së njerëzve të përfshirë, të dëgjuar, respektuar dhe të angazhuar. Pasi kjo na jep mundësinë që t’i bëjmë gjërat me shumë më tepër fuqi. Pogradeci ku jemi sot është një tjetër

shembull kuptimplot­ë i faktit, që PS është padyshim të qenit e pagabueshm­e, por është garanci për progresin”, - tha ai. Rama theksoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që garanton progres. “Sa herë që e kundërta ka ndodhur dhe fatet e komuniteti­t i janë lënë dikujt tjetër, komuniteti vetë ka parë se gjërat kanë ngecur. Për ta thënë butë, se në shumë raste gjërat kanë degraduar. Po të shohim kontekstin e përgjithsh­ëm Shqipëria sot është në një fazë transformi­mi historik, fazë që nëse përmbyllet si duhet nuk ka kthim mbrapa. Shkohet në një tjetër nivel dhe pastaj synohet tjetër nivel. Duhet të garantojmë vazhdimësi­në e progresit, prandaj duhet PS. Të jesh anëtar i PS duhet të ndjesh impaktin e përgjegjës­inë që ka PS dhe për ta parë të sotmen, ku çdo ditë ndodh një ndryshim i vogël”, - u shpreh kreu i qeverisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania