Panorama (Albania)

Konsensusi, Berisha- Ramës: S’do i shpëtosh hetimit parlamenta­r

“Do bëjmë çdo gjë për të drejtat tona kushtetues­e” Ish- kryeminist­ri: Opozita nuk e braktis kurrë Parlamenti­n

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha para mbështetës­ve të tij në protestën poshtë pallatit paralajmër­oi kryeminist­rin Edi Rama se nuk do të mund t’i shpëtojë dot hetimit parlamenta­r. Berisha i drejtohet kryeminist­rit duke i thënë se opozita nuk e braktis kurrë Parlamenti­n, por do të bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetues­e në Parlament dhe kudo. “Këto ditë në Parlament është bërë dialog në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohe­n. Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita, ajo që ka shkelur të drejtat kushtetues­e, as të vetat, as të kujt tjetër. Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetues­e. Në këto rrethana, ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë Parlamenti­n. Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër, ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i Parlamenti­t nga opozita. Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamenti­n, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetues­e në parlament dhe kudo. Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore. Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre. Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisionev­e sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori”, - tha Berisha. Sipas tij, Rama e ka të qartë se pushteti i tij do të marrë fund. “Edi Rama e ka më të qartë se kushdo tjetër se ai nuk ka një koleg të dytë në Europë, që të ketë kryer krimet e tij. Se ai nuk ka një koleg të dytë në Europë që të ketë firmosur vjedhjet e tij. Se nuk ka një koleg të dytë në Europë që të ketë mashtruar qytetarët e tij. Dhe nuk ka një të dytë në Europë, përveç Lukashenko­s që të bllokojë rotacionin duke vjedhur votën. Të qëndrojë në pushtet me forcën e krimit, të korrupsion­it, të blerjes së votës, të policisë politike elektorale”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania