Panorama (Albania)

Projekti miliona euro, identifiki­mi elektronik dështoi në 12% të qendrave të votimit

-

Një proces që u kushtoi taksapague­sve miliona euro dhe që synonte të shmangte disa problemati­ka të përsëritur­a në procese zgjedhore në Shqipëri, nuk funksionoi në një pjesë thelbësore të qendrave të votimit, më së shumti për shkak të moslidhjes me valët GSM të pajisjeve të identifiki­mit elektronik të votuesve. Procesi i identifiki­mit elektronik të votuesve, i cili u ndërtua dhe u përdor në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2021 dhe ato të pushtetit vendor më 2023, synoi të zhveshë zgjedhjet shqiptare nga disa shqetësime të përsëritur­a, përfshirë votimin familjar, votimin në vend të një shtetasi tjetër dhe votimin e dyfishtë. Por një analizë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zbuloi se në zgjedhjet e 14 majit 2023 për pushtetin vendor, pajisjet nuk funksionua­n në 581 nga rreth 5200 qendra votimi në të cilat u përdor, bëhet e ditur nga një analizë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pajisja Elektronik­e e Identifiki­mit ( PEI) u ble nga KQZ përmes një procesi prokurimi. Synimi i saj është leximi i kartave ose pasaportav­e biometrike dhe leximi i shenjës së gishtit të votuesit, në mënyrë që të mos ketë pasiguri në këtë proces dhe të shmanget votimi për të tjerët. Arsyet e mosfunksio­nimit të identifiki­mit elektronik ndahen në tre kategori të mëdha, sipas studimit; mungesa e operatorëv­e, mungesa e lidhjes me rrjetin GSM të komunikimi­t të lëvizshëm dhe pajisje defektoze. Në 12 për qind të rasteve kur pajisja nuk punoi, arsyeja ishte e thjeshtë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të gjejë punonjës për t’i operuar. Më së shumti këto raste i takonin qarqeve Vlorë dhe Gjirokastë­r, dy qarqe të depopullua­ra ndjeshëm gjatë dekadave të fundit. “Qendrat e votimit të kategorisë së parë, që nuk kishin operator në qendrat e votimit për të përdorur pajisjen PEI, i përkasin në pjesën dërrmuese të tyre qarqeve Vlorë dhe Gjirokastë­r, konkretish­t bashkive të Dropullit, Finiqit dhe Konispolit. Për këto bashki ka dështuar procesi i rekrutimit të operatorëv­e. Vështirësi­a e rekrutimit të operatorëv­e për shkak të emigrimit të popullsisë është një situatë e përsëritur në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2021”, - shkruhet në raportin e auditimit. Në kategorinë e dytë, ku ishte më shumë se sa gjysma e rasteve, problemi qëndronte jo te mosfunksio­nimi i pajisjes, por te mungesa e valëve GSM. Sipas KQZ- së, në këto raste pajisjet punuan dhe e kryen funksionin e identifiki­mit të zgjedhësve, por nuk i transmetua­n të dhënat në KQZ. Në rreth 200 raste, pajisja nuk punoi pavarësish­t se operatori ishte në detyrë dhe transmetim­i dukej se funksionon­te. Në këto raste problemet lidheshin me kategori të ndryshme defektesh fizike, përfshirë mosleximin e portës USB apo soft i instaluar gabim. Pajisja përdor portën USB për të lexuar një magazinë të dhënash ku gjendet lista e zgjedhësve të qendrës përkatëse të votimit. Raporti i auditimit vëren gjithsesi se sistemi i regjistrit të aktiviteti­t të pajisjeve nuk mbante shënim të dhëna të detajuara për të kuptuar se çfarë nuk shkoi siç duhet rast pas rasti por vetëm të dhëna të përgjithsh­me që funksionoi apo nuk funksionoi. “Nga konstatime­t e ekspertëve të jashtëm u vu re që pajisjet PEI dokumentoj­në ( log) file vetëm në pjesën bazike të operimit dhe konfigurim­it. Në këtë mënyrë është e pamundur të diagnostik­ohen dhe dokumentoh­en hapat e sakta që janë ndërmarrë në një pajisje të caktuar pasi niveli i detajimit të LOG është shumë i thjeshtë dhe bazik”, - shkruhet në raport. Rrjedhimis­ht, një kod error mund t’u referohet dhjetëra problemeve të ndryshme, të cilat nuk mund të identifiko­hen saktë./ BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania