Panorama (Albania)

Nga emigrantët te fondet dhe komisionet, propozimet e PS për reformën zgjedhore

Drafti i PS- së: Në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferim­in e fondeve nga buxheti i shtetit partive politike

- TIRANE

Socialistë­t kanë gati propozimet për ndryshimin e ligjit zgjedhor. PS propozon depolitizi­m të Komisionev­e Zgjedhore, votë me postë për emigrantëv­e dhe transparen­të të fondeve.

Dy ekspertët e PS- së, Eridian Salianji dhe Viktor Gumi janë hartuesit e propozimev­e, të cilat i prezantuan dje në tryezën e ekspertëve të Reformës Zgjedhore, me ndërmjetës­imin e OSBE/ ODIHR.

DEPOLITIZI­MI I KOMISIONEV­E ZGJEDHORE

Në lidhje me depolitizi­min e komisionev­e zgjedhore dy ekspertët socialistë propozuan që Komisioni i Qendrës së Votimit ( KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga administra­ta e KQZ duke u përzgjedhu­r nga trupa e komisioner­ëve të gatshëm dhe të trajnuar dhe certifikua­r paraprakis­ht nga KQZ. Një prej anëtarëve kryen edhe detyrën e sekretarit të KQV. Kurse Komisioni i Zonës së Administri­mit Zgjedhor ( KZAZ) të përbëhet nga pesë anëtarë, të përzgjedhu­r nga KQZ. E njëjta skemë si me monitorues­it është edhe për Grupet e Numërimit të Votave të cilat përbëhen nga dy anëtarë, të emëruar nga Komisioner­i i KQZ nga trupa e trajnuar dhe certifikua­r paraprakis­ht nga KQZ dhe nga katër monitorues politikë, si më lart, të cilët nuk kanë asnjë te drejtë vendimmarr­je. Për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë depolitizi­mit, PS kërkon që trupa e komisioner­ëve zgjedhore të krijohet nga përzgjedhj­a mes radhëve të administra­tës shtetërore që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe çdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe të pastërtisë, të cilët u nënshtrohe­n paraprakis­ht trajnimit të detyrueshë­m duke u certifikua­r nga KQZ. Për punonjësit publikë, trajnimi propozohet të jetë i detyrueshë­m dhe të bëhet pjesë integrale për ecurinë në karrierë. Për përzgjedhj­en e komisioner­ëve, propozohet që të bëhet me short nga lista e atyre që janë të trajnuar.

VOTA E EMIGRANTËV­E

Në lidhje me votën e emigrantëv­e, në draftin e paraqitur nga dy ekspertët e Partisë Socialiste, Eridian Salinji dhe eksperti Viktor Gumi, propozohet që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën

e votimit. Për këtë, ata do të duhet të bëjnë regjistrim­in e adresës së banimit të tyre jas

htë vendit në përputhje me ligj nr. 14/ 2016 “Për identifiki­min dhe regjistrim­in e

adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Sh

qipërisë”. Ndërsa në Kodin Zgjedhor, propozohet ndryshimi duke përcaktuar afat

kohor brenda të cilit KQZ duhet të miratojë aktet përkatëse nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit ( psh. jo më vonë se 6 muaj nga fillimi i periudhës zgjedhore të vitit 2025) si dhe kohën se kur KQZ fillon procedurën e regjistrim­it të shtetasve me banim jashtë vendit dhe që kanë shprehur vullnetin për të votuar në zgjedhjet parlamenta­re.( psh. jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve). – Vota e shtetasve me banim jashtë vendit do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultatev­e të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimi­n në Shqipëri votuesi. Numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit do të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ- në më të parë për qarkun respektiv.

TRANSPAREN­CA E FONDEVE

Mes propozimev­e të paraqitura nga dy ekspertët socialistë, është dhe rritja e transparen­cës së fondeve të partive politike dhe kontrolli i tyre. PS propozon që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferim­in e fondeve nga buxheti i shtetit partive politike, si dhe te shtohet financimi publik për kandidatet e pavarur. Një vend të veçantë zë dhe mospërdori­mi i burimeve shtetërore. Në draftin e diskutuar sot, PS mësohet se ka propozuar që në Kodin Zgjedhor të përcaktohe­t se përben veprimtari të ndaluara për t‘ u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30- ditore zgjedhore, pavarësish­t nëse ka qenë planifikua­r ose jo me fonde të buxhetit të shtetit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania