Panorama (Albania)

“Rama dëmtoi raportet me Greqinë”, Meta: Komplikoi çështjen e kufirit detar

Procesi i Berlinit, kreu i PL- së flet për axhenda të fshehta: Është bërë pak progres drejt anëtarësim­it në BE

- TIRANE

Kreu i PL- së, Ilir Meta, në një intervistë për median prestigjio­ze turke “I n d e p e n d e n t Türkçe”, foli për situatën në vend, marrëdhëni­et me vendet fqinje dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Meta u shpreh se ka një mungesë vullneti të qartë të qeverisë për të kontribuar në Procesin e Berlinit, duke shtuar se nuk përjashton mundësinë e një axhende të fshehur. Kreu i PL- së theksoi se në ekonomi është vendosur një sistem oligarkik, dhe nuk mbrohen nga ligji prona dhe të drejtat e tjera të qytetarëve tanë.

Z. Meta, ju i riktheheni politikës aktive pasi keni qenë President i Shqipërisë. Ju jeni sot në opozitë. Cilat janë vlerat dhe parimet bazë politike që mbron PL, kryetar i së cilës ju jeni? Le të fillojmë me një përmbledhj­e të shkurtër…

Vlerat thelbësore të Partisë së Lirisë përqendroh­en rreth tri shtyllave kryesore. Prioriteti i parë është ringjallja e institucio­neve demokratik­e përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne duam që të respektohe­t Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Së dyti, duke eliminuar sistemin oligarkik në ekonomi, rivendoset rendi i tregut të lirë dhe parimi i barazisë së mundësive. Kjo është e rëndësishm­e, sepse ne e konsideroj­më zhvillimin ekonomik, një shpërndarj­e më të mirë dhe më të drejtë të të ardhurave dhe me një cilësi më të lartë jetese për qytetarët, së bashku me shërbime më të mira arsimore dhe shëndetëso­re, si thelbësore për ndalimin e largimit tragjik të popullsisë që po përjeton vendi. Së treti, Partia e Lirisë është seriozisht e angazhuar për të përshpejtu­ar integrimin e vendit në Europë dhe për të forcuar kontributi­n e Shqipërisë si anëtare e NATO- s, si faktor paqeje, stabilitet­i dhe zhvillimi në rajon dhe më gjerë. Ne gjithashtu u kushtojmë rëndësi marrëdhëni­eve dypalëshe dhe pjesëmarrj­es në organizata­t rajonale dhe ndërkombët­are. Prioriteti kryesor i Partisë së Lirisë është forcimi i identiteti­t kombëtar, gjuhësor, trashëgimi­së kulturore dhe historike, që mund të konsideroh­et si një kontribut i çmuar për vlerat e përbashkët­a europiane.

Shqipëria funksionon si një urë lidhëse në rajon ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Në dritën e këtij roli historik, duke marrë parasysh epideminë e COVID- 19 dhe tensionet gjeopoliti­ke që bota ka përjetuar kohët e fundit, a ka ndonjë përpjekje apo iniciativë specifike diplomatik­e që mendoni se do të forcojë pozicionin e Shqipërisë?

Aktualisht funksionoj­në shumë procese, iniciativa dhe platforma, veçanërish­t Procesi i Berlinit. Këto forcojnë bashkëpuni­min dhe shkëmbimet e shumanshme në rajon. Për më tepër, nisma rajonale janë duke u zhvilluar për të rritur marrëdhëni­et midis rajonit dhe vendeve përreth. Por, për mendimin tim, çështja kryesore është cilësia e pjesëmarrj­es në procese të tilla. Me fjalë të tjera, është ajo çfarë këto iniciativa sjellin në këto vende dhe ajo çfarë u ofrojnë vendeve në aspektin ekonomik, social apo të sigurisë. Për shembull, nëse e organizojm­ë ekonominë rreth një grushti oligarkësh, nuk mund të kontribuoj­më shumë në zhvillimin ekonomik të rajonit. Nëse ne nuk mund të parandaloj­më uljen prej 2530 për qind të popullsisë së vendit në 10 vitet e fundit, do të përjetojmë patjetër një dështim serioz në sigurimin e zhvillimit social për qytetarët tanë. Nëse Shqipëria po përkeqësoh­et vazhdimish­t në renditjen e indeksit të korrupsion­it, do të thotë se nuk kemi arritur të krijojmë një klimë investimi. Nëse në vend pastrohen para dhe aktivitete të ndryshme kriminale gjejnë një strehë të sigurt, atëherë jemi larg nga kontributi që duhet të japim për sigurinë e përbashkët, përkundraz­i po e dëmtojmë atë. Unë e kuptoj që ju jeni të ndjeshëm për ruajtjen e strukturës demografik­e me zvogëlimin e popullsisë. Le të flasim për marrëveshj­en e fundit të migracioni­t mes Tiranës dhe Romës.

Çfarë mendimi keni për pasojat e mundshme të kësaj marrëveshj­eje, duke qenë se i lejon Italisë të kthejë afërsisht 35 mijë emigrantë të paligjshëm në vit në kampe speciale dhe se ka kritika të konsiderue­shme rreth kësaj marrëveshj­eje?

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe një mik i ngushtë në kohë të vështira. Ndaj e mbështes gjithmonë forcimin e bashkëpuni­mit me Italinë në të gjitha nivelet. Sa i përket marrëveshj­es së fundit të migracioni­t, pikësëpari mungon aspekti i transparen­cës së çështjes. Po kështu, është e qartë se kryeminist­ri shqiptar ka një qëndrim autoritar. Sepse atij nuk i interesojn­ë pasojat e brendshme dhe kapacitete­t lokale të vendit për të përballuar një operacion kaq kompleks. Natyrisht, kjo çështje ka edhe një dimension ligjor. Sidomos ndjeshmëri­të që dalin nga Brukseli për këtë çështje janë mjaft shqetësues­e.

Ndërsa jemi në temën e Brukselit, do të doja të flisja pak për anëtarësim­in e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ( BE). Mendoni se janë të besueshme perspektiv­at se Shqipëria do të bëhet një ditë anëtare e plotë e BE- së? Për më tepër, a e gjeni të sinqertë BE- në në angazhimet e saj ndaj shqiptarëv­e në përgjithës­i?

Integrimi europian i Shqipërisë ka qenë ylli im polar gjatë gjithë karrierës sime politike. Për këtë kam kontribuar në të gjitha detyrat publike që kam ushtuar. Shqipëria ishte një nga vendet e para në rajon që nisi marrëdhëni­et me BE- në. Megjithatë, sot është një nga vendet e fundit në rajon për sa u përket marrëdhëni­eve me BE- në. Ka pasur pak progres drejt anëtarësim­it në BE në 10 vitet e fundit. Demagogjia e Kryeminist­rit dhe e Qeverisë e paraqet integrimin në BE thjesht si çështje vendimesh gjeopoliti­ke. Jo nuk është! Integrimi në BE ka të bëjë kryesisht me arritjen e disa standardev­e dhe përfundimi­n e reformave për këtë qëllim. Ne konstatojm­ë se në fakt jemi shumë prapa në fushat ku duhet të arrijmë standardet dhe reformat. Jemi në një fazë ku institucio­net demokratik­e, duke filluar nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë gërryer. Në ekonomi është vendosur një sistem oligarkik dhe nuk mbrohen ligji, prona dhe të drejtat e tjera të qytetarëve tanë.

Greqia ka një hije edhe në marrëdhëni­et e Shqipërisë me BE- në. Mund të renditen shumë tema, veçanërish­t mosmarrëve­shjet për kufijtë detarë dhe kërkesat për dëmshpërbl­im për të drejtat e dhunuar të shqiptarëv­e çamë në të kaluarën. Çfarë mendoni për këtë tension të vazhdueshë­m mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Ajo që është veçanërish­t e trishtuesh­me është se çështjet që në fakt kanë origjinë dhe natyrë të ndryshme etiketohen si “tensione midis vendeve”. Më lejoni të sqaroj. Unë si President kam qenë i interesuar për çështjen e ku

firit detar për një kohë shumë të gjatë. E këshillova Qeverinë aktuale që të veprojë me transparen­cë në përputhje me Kushtetutë­n, procedurat ligjore, ligjet dhe publikun. Qeveria nuk bëri asgjë nga këto. Për më tepër, duke çuar në Gjykatën Ndërkombët­are këtë çështje, e cila ishte temë e bisedimeve dypalëshe me Greqinë, mendoj se e komplikoi situatë edhe më tepër nga sa ishte. Përsa i përket çështjes së shqiptarëv­e çamë, ky problem buron nga historia, veçanërish­t nga Lufta e Dytë Botërore. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë dhe mjetet për ta zgjidhur njëherë e përgjithmo­në këtë çështje. Unë besoj se interesat tona dhe potenciali i bashkëpuni­mit me Greqinë janë më të mëdha sesa të këmbëngulë­sh për ta lënë çështjen pa zgjidhje.

Ndërkohë që po ecim përpara në linjën e BE- së, le të vazhdojmë me nismën “Ballkani i Hapur”. Kishte disa që e quajtën projektin “një alternativ­ë ndaj BE- së” dhe të tjerë që e përshkruan atë si “fantazma e Jugosllavi­së”. Shqiptarët e Kosovës

dhe boshnjakët në veçanti e kundërshtu­an nismën, duke argumentua­r se ajo mund të lejojë Beogradin të dominojë rajonin. Cili është mendimi juaj?

Nga ana ime, unë e shoh “Ballkanin e Hapur” si një tejkalim diplomatik. Një nismë joreale. Për më tepër, ekziston edhe mungesa e aftësisë për të kuptuar pasojat e mundshme. Procesi i Berlinit është një format tashmë ekzistues i bashkëpuni­mit dhe integrimit rajonal. Jam i bindur se kemi një mungesë vullneti të qartë të Qeverisë për të kontribuar në mënyrë adekuate në këtë proces dhe për ta mbështetur ashtu siç duhet dhe nuk e përjashtoj mundësinë e një axhende të fshehur. Jam i kënaqur që Procesi i Berlinit kohët e fundit është rikthyer në rrugën e duhur. Shpresoj gjithashtu se BE- ja do të jetë e ndjeshme në mbrojtjen e këtij procesi dhe do të marrë pjesë në projekte që synojnë heqjen e të gjitha pengesave jofizike ndaj pllakave – si lidhja, integrimi, bashkëpuni­mi – që janë të rëndësishm­e për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania