Panorama (Albania)

Tenderët, qeveria lidhi 1 miliard euro kontrata në 2023

APP: “Kjo shumë përkon me një numër prej 4007 kontratash të cilat kishin një fond limit prej 125 miliardë lekë”

- TIRANË

Vitin e shkuar, institucio­net publike në vend nënshkruan kontrata me vlerën totale 111.7 miliardë lekë, apo mbi 1 miliard euro.

Agjencia e Prokurimit Publik, në analizën vjetore të vitit 2023, nënvizon se kjo shumë përkon me një numër prej 4007 kontratash të cilat kishin një fond limit prej 125 miliardë lekësh. Finalizimi i garës për këto procedura ka bërë që fondi i fituar ndaj atij limit të jetë sa 84.9%. Një shifër kjo dukshëm më e ulët në raport me vitet e tjera kur ka qenë mbi 90% ( konkretish­t në vitin 2022 kjo shifër ishte 91.6%.

“Sa i takon kursimit, gjatë vitit 2023, konstatohe­t fakti se vlera totale e kursyer e procedurav­e të fituara ndaj fondit total limit shprehur në përqindje është 15% dhe krahasuar me vitin e kaluar kjo vlerë është domethënës­e më e lartë se në vitin 2022 ( ku kjo vlerë ishte 8.4%) gjë që tregon rritje të efektivite­tit në përdorimin e fondeve publike” vlerëson APP në raport.

I njëjti dokument vlerëson se edhe numri i procedurav­e me negocim pa shpallje paraprake ka pasur një peshë të ulët në totalin e fondit të prokuruar dhe të fituar.

“Krahasuar me numrin total të procedurav­e të përfunduar­a me fitues ( procedura mbi kufirin e procedurav­e me vlerë të vogël dhe negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 2.9% të tyre.

Sipas “Monitor”, në çdo rast, sikundër rezulton nga të dhënat e analizuara, fondi i fituar për procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës ( 2.3 miliardë lekë) është shumë më i ulët, krahasuar me fondin e fituar të procedurav­e të përfunduar­a me fitues ( procedura mbi kufirin e procedurav­e me vlerë të vogël + negocim pa shpallje) ( 114 miliardë lekë) duke zënë vetëm 2% të fondit total të fituar të procedurav­e të përfunduar­a me fitues”, thuhet në raport.

Në total në sistemin e APP gjatë vitit 2023 janë publikuar 5250 procedura me një fond limit prej 134 miliardë lekë. Të paktën 1369 procedura janë anuluar përgjatë vitit të shkuar çka ka bërë që numri i procedurav­e për të cilën është finalizuar gara të jetë më i ulët. Kjo do të thotë se më pak se 1 në katër procedura prokurimi të hapura në sistem është anuluar.

Sipas APP, nga analizimi i të dhënave për periudhën janar – dhjetor 2023 vërehet se, numrin më të madh të procedurav­e të shpallura e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 2,785 procedura të shpallura në total ose 53% të procedurav­e të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,528 procedurav­e të shpallura në total ose 29% dhe të punëve publike 937 procedura të shpallura në total ose 18%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania