Panorama (Albania)

“Rithemelim­i” denoncon kryebashki­akun e Tropojës: Iu dha tenderë të afërmve

-

Zëdhënësja e Antikorrup­sionit pranë Rithemelim­it ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberaj se u ka dhënë tenderë abuziv familjarëv­e të tij. Genta Vangjeli nga selia blu, ka listuar disa nga tenderat që Rexh Byberaj u ka dhënë të afërmëve, të cilat sipas saj kapi vlerën “1 miliard e 400 milionë lekë para publike”. Në emër të Rithemelim­it, Vangjeli ka kërkuar nga SPAK të hetojë edhe një tënder që është dhënë për koordinato­rin e Antikorrpu­sionit, i cili ka firmë private dhe merr fonde publike. “Rexh Byberi, ish- kryetari i Komunës Margegaj dhe prej 2019 kryetari i Bashkisë Tropojë u bë i njohur për dhënien e titulli ‘ Qytetar Nderi’ të agjentit të korruptuar dhe të dënuar nga Drejtësia Amerikane, Charles Mcgonigal. Emisioni investigat­iv denoncoi z. Byberi për shkeljen e ligjit lidhur me projektin ‘ Rikonstruk­sioni i rrugës Grace- Loku i Gracit. Kjo shkelje është një thërrime krahasuar me veprimet e tij antiligjor­e: që nga aktiviteti si kryetar i Komunës Margegaj, duke vijuar me detyrën si Kryetar i Bashkisë Tropojë. Edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Rexh Byberi kalonte paratë e tenderave tek Bashkim Byberi jo pak por rreth 598 milionë lekë për rikonstruk­sione, mirëmbajtj­e, ndërtime, skema ujitëse etj. ‘ Trajler’ sh. p. k. në pronësi të Anila Byberit përfituese e fondeve të Bashkisë Tropojë drejtuar nga Rexh Byberi. 792 milionë lekë ka përfituar ‘ Trajler’ sh. p. k. e Anila Byberit nga Rexh Byberi. Avni Byberi, familjari tjetër i Rexh Byberit është pronar i shoqërisë ‘ Byberi’ sh. p. k. A do më Spaku për Rexh Byberin, të cilit i rëndojnë së paku 1 miliardë e 400 milion lekë para publike të ndara me familjarët’”, shprehet zëdhënësja e Rimthemeli­mit, duke shtruar disa pikëpyetje mbi ekzistencë­n e SPAK dhe organeve të tjera ligjzbatue­se.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania