Panorama (Albania)

Prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj, nuk shkon në GJKKO, ndodhet në SHBA

-

Pak ditë më parë u bë me dije se kreu i Prefekturë­s së Fierit ishte pezulluar nga detyra për shkak se ishte gjetur me shkelje në kohën që kishte qenë kryetare e Bashkisë së Patosit. Ditën e djeshme ishte përcaktuar edhe verifikimi i masës së sigurisë, për pezullim nga detyra për të Prefektes së Qarkut Fier, Rajmonda Balili, por nuk është zhvilluar në GJKKO pasi Balilaj është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Balilaj, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në dy raste kur drejtonte bashkinë e Patosit nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku u zhvillua seanca për ish vartësit e saj, 3 të pezulluar nga detyra dhe 3 të tjerë në mase sigurie detyrim paraqitje. Balilaj, e cila është edhe anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001' fituese para se të zhvillohej tenderi. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht ( 2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuar­a nga Bashkia Patos.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se në fakt hetimet kishin nisur që në vitin 2021, por u konkluduan vetëm në fillimin e këtij muaji me fakte konkrete përsa iu përket shkeljeve që asnjë hasur nga hetuesit e çështjes!

Në hetim janë dhe

- Shkelqim Beqiri- Aktualisht sekretar i Përgjithsh­ëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

- Anisa Petani – Ish Nënkryetar­e e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier.

Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit

- Eneriada Rizai nën hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

- Bora Murati - Me detyrë Socialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistik­ës, pranë Bashkisë Patos

- Vangjel Nushi - me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimi­t dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos

- Arben Manoku - Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania