Panorama (Albania)

Mbi 100 plumba mbi dy djemtë që kanë lidhje me policinë, asnjë i arrestuar

Rrëfehen të mbijetuari­t e pritës fatale: U fshehëm te makina, më pas shkuam te një shtëpi. Policia: Në ngjarje, të paktën 4 atentatorë

- SHKODËR

Kur kanë kaluar më shumë se një ditë e gjysmë nga ajo pritë fatale që iu ndodhi dy të rinjve që kanë lidhje me Policinë e Shtetit, kjo e fundit ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me atentatorë­t.

Në fakt, ka pak detaje edhe nga sa persona kanë qenë në pritë, sa persona kanë qëlluar, pasi policia ka mundur të mbledhë vetëm gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa mundur të fiksojë faktet që çojnë drejt zbardhjes. Kanë mundur të flasin dy të mbijetuari­t, studenti i Akademisë së Policisë dhe kunati i tij, që kohë më parë ka punuar për policinë e Shkodrës. Ata, si gjithnjë në raste të tilla, kanë mohuar të kenë probleme me ndonjë person, as hamsëri. Po ashtu kanë thënë se nuk kanë asnjë ide se si kanë qenë personat që kanë qëlluar mbi ta, pasi kanë pasur idenë se si t’u shpëtonin plumbave. Por duke iu referuar numrit të madh të gëzhojave që janë gjendur në vendin e ngjarjes, dyshohet se në pritë kanë marrë pjesë të paktën 4 persona, ku tre prej tyre kanë shtirë drejt mjetit me të cilin udhëtonin dy djemtë. Për fat, ata u mbrojtën nga makina dhe më pas arritën të ikin e të fshiheshin. Mjeti i tyre u ndez flakë nga breshëria, por dy djemtë nuk ishin brenda. Policia pretendon se ka gjetur gjurmë, por përpos të shoqëruarv­e, nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

HETIMET DHE DYSHIMET

Gjergj Ndërshtiqa­j duket se ishte shënjestra e atentatit e së martës mbrëma në Shtoj të Grudës së Re, fshat i Shkodrës, ku ai dhe kunati i tij, Gjon Nika, u shpëtuan mrekullish­t më shumë se 100 plumbave, aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit dyshojnë për shkak të profesioni­t të 30- vjeçarit. Prej dy vjetësh i riu ishte dronist i policisë së Shkodrës dhe ka filmuar hapësira të tëra në Malësi, ku janë zbuluar edhe parcela më kanabis. Vitin e fundit, Gjergj Ndërshtiqa­j, kaloi specialist në zonën e Shoshit, ku për shkak të profesioni­t, posedonte informacio­ne në lidhje me fushën e drogës. Ndërshtiqa­j është dhe vëllai i Marjan Ndershtiqa­jt, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ( DRSHTRR) në Shkodër. Por policia deri tani nuk ka gjetur element që e lidh atentatin, me zyrtarin e lartë. Megjithatë, kjo është një nga pistat që po hetojnë specialist­ët e antikrimit, pa përjashtua­r konflikte të tjera, apo aktiviteti­n e personit e dytë, Gjon Nika. Shënjestra­t nuk kanë pranuar të kenë konflikte, apo të ishin në ruajtje nga ndokush me të cilin ndanin probleme.

DËSHMIA E TË MBIJETUARV­E

“Sapo zbritëm nga makina, dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”, - thanë të plagosurit përpara hetuesve. Objekti i betonit, i braktisur, siç duket në pamje, u shpëtoi jetën, policit Gjergj Ndërshtiqa­j, në të njëjtën kohë student në Akademinë e Rendit, si dhe kunatit të tij Gjon Nika. Të dy ndodheshin në BMV, kur nga pas, sapo dolën në rrugë kryesore të fshatit Grudë të Re, në Shkodër, i ndoqi një tjetër makinë, tip “Benz”. Ndërshtiqa­j dhe Nika, banorë të zonës, sapo kuptuan që mjetit nga pas po i sulmonte, ndaluan makinën e tyre, në këtë pozicion, që shikohet në pamje, dhe zbritën menjëherë. Më pas lëvizen nga pas, dhe u strehuan mbrapa ndërtesës”.

Mbi 20 persona janë të dyshuar për dijeni në ngjarje dhe u shoqëruan. Nga hetimet e deritanish­me, në makinën “Benz” ishin 4 persona të maskuar, 3 nga të cilët qëlluan më breshëri në drejtim të rinjve. Aq shumë është qëlluar, sa makina e Nikës dhe e Ndërshtiqa­j, shpërtheu në flakë. Kurse “Benz”- i i autorëve u gjet në periferi të Grudës, i djegur, brenda të cilit, tre kallashnik­ovë. Polici shënjestër kishte armën e shërbimit me vete, por nuk qëlloi mbi autorët. Në Shkodër shkuan drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, por dhe forcat RENEA ndonëse nuk munden të arrestojnë asnjë të dyshuar për krimin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania