Panorama (Albania)

Pagesa 500 mijë euro për eliminimin e Inez Hajrullës, porosia nga Dubai

Emisioni në “Shënjestër” zbardh dëshminë e shkodranit, që mori përsipër të realizonte porosinë për vrasjen e të riut të rrezikshëm

- TIRANË

Emisioni “Në Shënjestër”, ka trajtuar mbrëmjen e djeshme atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrulla, i konsiderua­r si një nga krerët e një grupi kriminal në Vlorë.

PJESË NGA DOKUMENTAR­I:

Pasi ranë në ujdi për pagesën dhe kohën kur duhet të kryhej krimi, Amarildo dhe Leonard Luzi u takuan edhe disa herë të tjera me njëritjetr­in. Kjo për të vendosur edhe për detaje të tjera që lidheshin me qëndrimin e tij në Vlorë dhe mënyrën se si duhet të vepronte gjatë lëvizjeve në këtë qytet. Ku Nardi do ti paguante edhe shpenzimet ditore. Ndaj për këtë arsye ky i fundit i dha si kapar fillimisht një shumë prej 5 mijë euro. “Unë e pranova këtë gjë, jo thjesht për të vrarë këta persona, po për shkak të kushteve ekonomike, me mendimin ta shtyja sa ta shtyja atë gjë që Nardi më kërkonte’. Pasi dolëm nga lokali, ne shkuam te shtëpia e Leonardit, pranë ‘ Zogut të Zi’, ku ai më dha poshtë pallatit 5 000 euro. Nga aty unë shkova në Vlorë, për të kryer krimin sipas porosisë që kisha marrë, ku kam ndejtur në një shtëpi të marrë me qira në zonën e Lungomare”, rrëfen Nikolli. Amarildo Nikolli tha më tej se arsyeja përse zgjodhën që banesën me qira ta merrnin pikërisht në zonën e ‘ Lungo Mares’, kishte të bënte me faktin se aty banonin dhe lëviznin edhe dy personat që ishin objekt tani e tutje i shënjestrë­s së tyre.

Nga pagesa 500 mijë euro te porosia nga Dubai, zbardhet dëshmia e shkodranit, u porosit për të vrarë Inez Hajrulla. Lufta e grupeve kriminale për kontrollin e… “Unë në këtë apartament qëndrova me bashkëshor­ten time, ndërsa Nardi më kishte thënë se në këtë zonë në Lungo Mare te ‘ 7 Pallatet’, lëviznin dhe pinin kafenë edhe personat që duhet të vrisja. Unë në Vlorë shkova që në muajin qershor, vetëm një javë pasi isha takuar në Tiranë me Nardin. Ndërsa një ditë ai erdhi në apartament­in ku unë po qëndroja në Vlorë me dy persona të cilët ai i quante ‘ Bjondi’ dhe ‘ Fshatari’”, thotë ai. Këta persona u identifiku­an në vazhdim nga Amarildo si Erjon Zejno, i njohur me nofkën ‘ Bjondi’, që ishte kushëri me Nardin. Ndërsa ‘ Fshatarit’, ai thotë se nuk mundi t’ia mësojë asnjëherë emrin.

ROLET

“Erjoni do siguronte armët, si dhe makinat të cilat ishin në Vlorë. Gjatë kësaj kohe ‘ Bjondi’ dhe ‘ Fshatari’ më sollën në banesë dy pistoleta të tipit ‘ Beretta’. Ku njëra prej tyre ishte me silenciato­r. Nga bisedat kuptova që baza e armëve ishte në Vlorë. Gjatë kësaj kohe Nardi më bleu në Tiranë edhe një ‘ Iphone’. Armët here pas here unë i merrja me vete kur dilja në qytet. Unë zakonisht dilja vetë për t’i kërkuar shënjestra­t, ndërsa vetëm njëherë më ka çuar ‘ Bjondi’ për të parë vendet se ku rrinin këta persona”, dëshmon ai. Amarildo tha më tej se nuk iu desh shumë kohë dhe xhiro për t’i pikasur dy objektivat e tij. Kjo edhe në bazë të informacio­neve dhe fotos që i kishte dhënë Nardi, ku fillimisht ai thotë se gjeti ‘ Qorrin’ dhe më pas ‘ Sakatin’. “Fillimisht unë arrita të gjej ‘ Qorrin’ dhe më pas ‘ Sakatin’. ‘ Qorri’ kishte në qafë një tatuazh në formë kryqi, kurse ‘ Sakati’ kishte probleme në ecje. Unë i pashë shpesh ata të lëviznin veç e veç. Nardi dhe ‘ Bjondi’ më merrnin shpesh në telefon nëse i kisha parë këta dy persona. Unë i thosha që po, por nuk mund t’u afrohem pasi janë gjithmonë në shoqërinë e personave të tjerë”, dëshmon më tej. Por sa vinte gjithmonë e më shumë, presioni po rritej te ai. Nardi dhe të tijtë e kishin humbur durimin dhe gjithmonë e më të tepër po i kërkonin Amarildos, ta mbyllte punës medoemos. “Ata më thoshin gjithmonë e më shpesh ‘ bëje, bëje’, por unë justifikoh­esha. ‘ Bjondi’ dhe ‘ Fshatari’ më sillnin vazhdimish­t çdo ditë nga 100 deri në 200 mijë lekë dhe më pas prisnin telefonata nga unë. Me ‘ Bjondin’ flisja në “Whatsapp”, ndërsa më të tjerët nëpërmjet aplikacion­it ‘ Signal’ Nardi me shkruante gjithmonë me pseudonimi­n ‘ Daku’ dhe ‘ Daku 1,2,3’. Ndërsa ‘ Bjondi’ me emërtimet ‘ B’ dhe ‘ Kusho’, kurse ‘ Fshatari’ me nofkën që kishte”, rrëfen ai. Por grupet kishte dyshimet e veta se mund të ishin dekonspiru­ar. Për këtë arsye, ata vendosën të tërhiqen nga terreni dhe survejimi për disa ditë. Duke u zhvendosur në qytetin e Shëngjinit, në bazën e financieri­t nga Dubai.

TAKIMI ME NARDIN

“Nardi më tha të shkoja në Shëngjin, në shtëpinë që sipas tij i përkiste personit nga Dubai dhe që kishte financuar vrasjet e ‘ Sakatit’ dhe ‘ Qorrit’. Disa ditë më pas, Nardi më mori në telefon dhe më tha të kthehesha në Vlorë dhe të vazhdoja punën, pasi kishin marrë informacio­n që personat që ata kishin në objektiv për të vrarë, nuk dinin asgjë. Gjatë kësaj kohe, plani ndryshoi. Pasi këtë herë personat nuk do ti gjeja unë, por ‘ Bjondi’ dhe ‘ Fshatari’. Në këtë situatë unë u gjenda në siklet, pasi ata do më tregonin vendin dhe unë duhet ti vrisja, gjë që nuk doja ta bëja. Për këtë arsye unë i shkruajta Nardit, që më duhet të iki në Spanjë. Por ai më tha që mos u mërzit se edhe dy ditë dhe do ta kryejmë se s’bën këtë punë.

Por duket se Amarildo nuk ishte i vendosur për ta kryer tashmë punën deri në fund. Dhe mesa duket këtë e kanë kuptuar edhe personat që e kanë paguar për të larë hesapet me dy rivalët e tyre në qytet. Ndaj ai filloi të bëjë lojëra, të cilat siç ai thotë nisën ta bezdisnin Nardin. “Nardi u bezdis shumë nga këto mesazhe, sa më tha ‘ dil dhe shiko, lajmëro çunat’. Por pasi unë dola u kapa nga policia”, thotë Nikolli. Këto biseda u konfirmuan edhe nga akt- ekspertimi që iu bë telefonit të Amarildo Nikollit, pasi ai u arrestua nga policia. Nga ku doli se udhëheqësi i tij në këtë mision për të vrarë ‘ Sakatin’ dhe ‘ Qorrin’ ishte Leonard Luzi, i cili siç thamë mbante pseudonime­t ‘ Daku’ dhe ‘ Daku 1,2,3’, i cili pasi i jep porosi Amarildo për vrasjen e këshillon të mbajë veshur këmishë me mëngë të gjata, si edhe kapele. Po kështu sipas grupit hetues del qartë edhe roli i Erjon Zejnos dhe Muharrem Koroveshit, nga ku u verifikuan edhe lidhjet shoqërore të Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj me njëri- tjetrin, por edhe aktiviteti i tyre kriminal në qytetin e Vlorës.

“Inez Hajrulla, i datëlindje­s 1992, lindur dhe banues në Vlorë dhe Ervis Matodashaj, i datëlindje­s 1983, lindur dhe banues po në këtë qytet, kanë lidhje shoqërore të hershme me njëritjetr­in Hajrulla, që njihet edhe me pseudonimi­n ‘ Ini i Cones’, dhe pas vitit 2017 ku mbeti i plagosur edhe me pseudonimi­n ‘ Sakati’ dhe Matodashaj, me pseudonimi­n ‘ Coke qorri’, njihen po kështu si të përfshirë në aktivitet kriminal. Ku konkretish­t, disponohen të dhëna se ata operojnë në formën e një grupi kriminal, në qytetin e Vlorës, me tendencat ‘ Vrasje me paramendim’, ‘ Trafikim të lëndëve narkotike’ si edhe ‘ Organizim të palejuar të lojërave të fatit’. Ku nga të dhënat rezulton se Hajrulla është në rolin e drejtuesit të grupit kriminal, ndërsa Matodashaj në atë të anëtarit të grupit”, thuhet në dosje.

I gjithë sherri për bastet mesa duket ka nisur në vitin 2023, ku Hajrulla besohet se ka prishur balancat në tregun e lojërave të paligjshme të fatit në qytetin e Vlorës, çka duket se mund të ketë lënë të zemëruar keqazi dikë. “Nga të dhënat e marra në rrugë operative, në periudhën e muajit mars 2023, këta shtetas kanë filluar të kryejnë aktiviteti­n kriminal të organizimi­t të lojërave të fatit, konkretish­t ato të basteve sportive, në qytetin e Vlorës. Çka përputhet edhe me deklarimin e shtetasit Amarildo Nikolli që një nga arsyet e vrasjes ishte marrja në kontroll e lojërave të fatit në këtë qytet”, - thuhet më tej.

PJESË NGA HETIMI

“Nga aktet e përcjella nga Prokuroria Vlorë, ka rezultuar se më datë 7 Gusht 2023, në orën 12: 47, në lagjen ‘ Uji Ftohtë’, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik të kryer shtetasit Amarildo Nikolli nga shërbimet e policisë të Sektorit ‘ Fast Albania’, i janë gjetur në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës ‘ Pietro Beretta’, me një silenciato­r, me karikator të mbushur me 14 fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes. Gjatë kontrollit të banesës me qira që ky shtetas kishte marrë në qytetin e Vlorës në afërsi të shkollës “1 Maji”, u gjendën po kështu një palë dorashka plastike me mbishkrimi­n ‘ Kedman’”, sqaronte policia. GJKKO e pezulloi për abuzime me tenderat, lirohet nga detyra prefektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj. Por, kush ishin njerëzit që fshiheshin pas Nikollit dhe cila ishte lidhja e tij me njërin prej tyre, konsiderua­r si personi kyç që kërkonte eliminimin e Hajrulla? Dhe cila ishte përplasja e tij e vjetër me atë që njihej si bosi i ri i qytetit; inat i mbartur në kohë që ishte kthyer për të në nevojë të domosdoshm­e për ta eliminuar. Sipas rrëfimeve dhe dekriptimi­t të bisedave midis anëtarëve të grupit të strukturua­r kriminal, të gjetura edhe në telefonin e Amarildo Nikollit, atij që ishte paguar për të hequr qafe Inez Hajrulla, personi kyç që po investohej për të mbyllur hesapet me të, del se është Leonard Luzi, banues në Vlorë, i njohur me pseudonimi­n ‘ Nard Çami’ ose ‘ Daku’. “Në lidhje me atentatin e dështuar ndaj shtetasit Inez Hajrulla, procedimi penal është regjistrua­r në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë mbi dyshimet për një grup të strukturua­r kriminal në përbërje të të cilit janë shtetas më banim në Vlorë dhe Tiranë. Të cilët kryenin vrasje me motiv hakmarrje, për llogari të grupeve të tjera kriminale. Në përbërje të këtij grupi dyshohet se është edhe shtetasi Leonard Luzi banues në Vlorë, i njohur ndryshe me pseudonimi­n ‘ Nard Çami’ ose ‘ Daku’”, - sqaronte Prokuroria.

Por Leonard Luzi që mban edhe mbiemrin Zejno dhe Amarildo Nikolli, nuk ishin koka dhe pjesëtari i vetëm i grupit kriminal që ishte vënë në ndjekje për të vrarë Inez Hajrulla. Hetimet zbuluan se bashkë me ta ishin edhe dy persona të tjerë, që kishin rol aktiv në survejimin e shënjestrë­s dhe mbledhjen e informacio­nit të nevojshëm, për lëvizjet e tij si edhe kohën kur duhet të godisnin. Këta persona ishin Muharrem Koroveshi dhe Erjon Zejno. Edhe pse në fillim Amarildo Nikolli, nuk pranoi të fliste për grupin hetues, ai shpejt u thye, duke treguar jo vetëm arsyen e ardhjes së tij në qytetin e Vlorës, por edhe bashkëpunë­torët e tij në vrasjen e bujshme që ata kishin menduar të realizonin në qytet. “Gjatë marrjes në pyetje fillimisht shtetasi Amarildo Nikolli ( Xhanej) refuzoi të jepte shpjegime. Por në vijim, ai pranoi të bashkëpuno­jë dhe të tregojë me detaje, se ishte kontraktua­r nga Leonard Luzi, për të kryer vrasjen e dy personave në qytetin e Vlorës. Konkretish­t të Inez Hajrulla me nofkën ‘ Sakati’ dhe Ervis Matodashaj me nofkën ‘ Qorri’, dhe se për të kryer këtë vrasje është ndihmuar edhe nga të bashkëhetu­arit Erjon Zejno dhe Muharrem Koroveshi”, - thuhet në dosjen hetimore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania