Panorama (Albania)

Vendimi, 509 milionë lekë për kompensimi­n e pronarëve

Zbardhet vendimi i qeverisë për kompensimi­n financiar të pronarëve të prekur nga ndërtimet e legalizuar­a. Përfituesi­t në Elbasan, Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Kamzë- Vorë, Sarandë, Fier, Gjirokastë­r, Kavajë dhe Pogradec

- TIRANE

Dosjet e tyre janë trajtuar nga disa zyra kadastrale dhe përfituesi­t i takojnë 12 qyteteve: Elbasan, Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Kamzë- Vorë, Sarandë, Fier, Gjirokastë­r, Kavajë dhe Pogradec dhe Zonat e Simuluara, të cilët marrin në total një shumë prej më shumë se 509 milionë lekësh. "Këshilli i Ministrave vendosi kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuar­a në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Elbasan, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 2, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Vlorë, Durrës,

Shkodër, Kamzë- Vorë, Zonat e Stimuluara, Sarandë, Fier, Gjirokastë­r, Kavajë dhe Pogradec. Vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 509 743 164, 81 ( pesëqind e nëntë milionë e shtatëqind e dyzet e tre mijë e njëqind e gjashtëdhj­etë e katër presje tetëdhjetë e një) lekë, për sipërfaqen 39 935,7 ( tridhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë presje shtatë) m ² , sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij", citohet në vendimin e mbledhjes së fundit të qeverisë. Për këto dosje ka një zë të veçantë në fondin e ATP- së, i cili parashikon që kompensimi të kryhet përmes Agjencisë së Kadastrës, e cila ka arkëtuar të ardhura për legalizimi­n e ndërtesave në emër të palëve të treta. "Për kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet e legalizuar­a, sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi, për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës nr. 14, të shtojcës nr. 1, shuma e kompensimi­t financiar vihet në dispozicio­n nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr. 20/ 2020, "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë". Të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n, përdoren për kompensimi­n e pronarëve", thuhet në vendimin e zbardhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania