Panorama (Albania)

Escobar: Moment kritik, Kosova dhe Serbia të punojnë për një marrëveshj­e historike

Presidentj­a Vjosa Osmani: Të ketë qasje parimore e të barabartë ndaj palëve

- PRISHTINE

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, i dërguari I Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në Kosovë ditën e djeshme ku është pritur nga presidentj­a Vjosa Osmani.

Në një konferencë për mediat, Escobar ka thënë se nuk i kërkohet vetëm Kosovës të marrë vendime të vështira, por e njëjta thirrje vlen edhe për Serbinë për të zbatuar Marrëveshj­en e Ohrit. "Ka shumë punë për të diskutuar për disa sfida, duke përshirë edhe vendimin e BQK- së për të gjetur mënyra se si të ecim përpara që përfshijnë Asociacion­in po jo vetëm atë. Siç e përmendi edhe presidentj­a, të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë dhe gjithashtu për të pasur një marrëveshj­e historike. Por, ne ftojmë edhe Serbinë që të vazhdojë të zbatojë, prandaj nuk është një përpjekje unilateral­e që vetëm Kosova duhet të marrë vendime të zorshme e të vështira që marrëveshj­a e Ohrit të bëhet realitet", tha ai. Escobar ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshto­jnë legjitimit­etin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për ndikimin që ka te komuniteti serb.

Ndërkaq, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se ky proces ndodhet në një moment kritik.

REAGIMET

Në një konferencë të përbashkët me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, presidentj­a e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se BE- ja si ndërmjetës­e e dialogut Kosovë- Serbi duhet të ketë qasje parimore e të barabartë ndaj palëve. "Jemi thellësish­t të përkushtua­r. Kam potencuar gjatë këtij takimi se suksesi i këtij procesi varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetës­uesit në këtë rast të BE- së ndaj palëve dhe që është kruciale që të ketë zbatim të plotë të marrëveshj­eve të dakorduara në vitin e kaluar, veçanërish­t marrëveshj­es bazike dhe aneksit të Ohrit. Prandaj, qasja selektive vetëm e neneve të caktuara të marrëveshj­es nuk do të ndihmojë, sepse të gjitha nenet kanë rëndësi, prandaj edhe zbatimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm", tha

Osmani. Më tej, ajo shtoi se në këtë drejtim, angazhimi dhe roli i SHBA- së mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte drejt njohjes së ndërsjellë siç është përmendur në letrën e fundit të Presidenti­t Biden. "Falënderoj partnerët ndërkombët­arë, veçanërish­t SHBA- në për konfirmimi­n e tyre të vazhdueshë­m se rendi kushtetues, integritet­i territoria­l dhe funksional­iteti i shtetit të Kosovës do të mbrohen përherë", tha presidentj­a Osmani. Zëdhënësi i BEsë, Peter Stano, është dakordësua­r me qëndrimet e Bashkimit Evropian pothuajse plotësisht lidhur me Kosovën dhe zyrtarët e saj. Ai theksoi se BE- ja nuk komenton vërejtje individual­e, pasi u pyet rreth deklaratav­e të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili një ditë më parë tha se SHBA- ja dhe BE- ja kanë problem në komunikim me kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurti. "Partnerët tanë e vlerësojnë situatën ashtu siç e shohin të arsyeshme.

Mund të them vetëm në përgjithës­i se, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe sjelljen e administra­tës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona dhe partnerëve tanë amerikanë pothuajse përputhen 100 për qind", tha Stano. Ndërkohë, pritet që Escobar të zhvillojë takimin me kryeminist­rin Albin Kurti ditën e sotme. Dy ditë më parë, në një takim "online" me gazetarët, Escobar e ka quajtur "katastrofi­k" dhe "jokompeten­t" vendimin e autoritete­ve të Kosovës për të zbatuar rregullore­n e Bankës Qendrore të Kosovës ( BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania