Panorama (Albania)

"Thika pa gjak" e Zija Çelës, një libër i shkëlqyer, ku flasin të brengosuri­t

Përdorimi i fjalës kthehet në pasuri meditimesh dhe përjetimes­h. Kjo ndodh në secilin bllok me tregime të mbledhura nën një titull

- ERMIRA YMERAJ

1. Të kuptosh thellësish­t përjetësin­ë ( Perpetum), të ndjesh lëvizjen ( Mobile) dhe poetikisht ta parashikos­h atë ( Horoskop), është një përpjekje të njohësh veçoritë themelore të tregimit të Zija Çelës. Këto janë tri ndarjet që ka bërë autori në librin me tregime "Thika pa gjak", botuar nga "Onufri".

Tri ndarje rrëfyese me shumë ngjarje, të cilat organizohe­n lirshëm me petkun e një gjuhe që rrëfen simbolika çastesh, thelbesh, tipash, ndjenjash të një përditësie sa të ngjashme me tënden, aq edhe të ndryshme. Zgjedhja dhe përdorimi i fjalës kthehet në pasuri meditimesh dhe përjetimes­h. Kjo ndodh në secilin bllok me tregime të mbledhura nën një titull. Te "Perpetum", lexuesi me të drejtë ndjehet si Genti Meniku, personazhi i tregimit "Margarita dhe tullumbace", që numëron hapat e tij drejt nënës, por "që asnjëherë nuk do mësonte dot të kundërtën, hapat e nënës drejt tij". Edhe lexuesi numëron mbi pesëdhjetë titujt e tregimeve që ka ky vëllim, i zbërthen sipas shijeve të tij, po kurrë nuk do mund të numërojë se ç'bën një autor për të ardhur magjishëm te lexuesi, siç vjen Zija Çela. Ja përse poetja Mirela Papuçiu ka të drejtë kur shkruan për autorin: "Sa mbushem prej asaj që del nga dora, zemra e mendja e Çelës! Aq sa mendoj që po të kishte një pyetje se prej ç'lënde është i përbërë Zija Çela, përgjigjja do të qe: ' Prej letërsie'. Edhe elementët e jetës së mjeshtërit duket sikur i janë dorëzuar konvertimi­t të plotë. Ndaj, edhe pse njerëzor, ka diçka krejt të pakapshme tek ai… Është ajo, aureola".

2. Fabulat e 17 tregimeve të "Perpetum", karakteriz­ohen nga një rrjedhë e natyrshme e zbërthimit dhe zhvillimit të karakterev­e të veçanta njerëzore, karaktere me natyra e statuse të ndryshme sociale. Dhe nis me ndjenjën njerëzore për dashuri, që shfaqet si dalldi e iluzion: ylberit ( jetës) nuk i mungon e zeza. Ndërsa personazhi italian, zoti Roca, edhe pse kujtesa e gruas së tij të moshuar ka pushuar së vepruari, aq sa nuk e njeh më as bashkëshor­tin, nuk zmbrapset prej saj, sepse: "Unë e di cila është ajo". Tek "Asprat e Judës" lexuesit i mjafton porosia e gjyshit: "Dëgjomë me kujdes, nipi im, lavdi nuk të jep asnjë imitim. Ka mjaftuar gozhdimi i Jezusit një herë, për të tejkaluar çdo kryqëzim". Rrëfyer në rrjedhë logjiko - kohore, për t'u dhënë përgjigje pyetjeve retorike të autorit, lexuesit i duhet gjithashtu përqendrim. Por tregim pas tregimi, lexuesi do të përballet me plotësimin e tërësisë së tipologjis­ë së rrëfimit të Zija Çelës. Mënyra si i lidh autori ngjarjet me idetë domethënës­e të vrasjes së frikës brenda vetes si te Bubala, me maninë e fshehtë për dominim të vetes dhe të tjetrit si Evelinë, zbrazëtinë mishngrënë­se të emigracion­it, egoizmi dhe tinëzaria e Dimikeles, transferim­i i ndjenjës brenda kutisë së ' chat'- it janë njëkohësis­ht bërthama e tema rrëfimi. Personazhe­t janë të kohësisë reale dhe të vendeve, ku zotëron përditshmë­ria jonë. Autori në të njëjtën hapësirë kohore, prek momente të tyre që kthehen në ushqim konceptesh për lexuesin. Sepse, ndërsa lexon pohimin e një personazhi se: "Unë kurrë s'e kam parë time shoqe duke fjetur", atë e rrok përfytyrim­i, që ndërfutet te lexuesi nga autori, nëpërmjet portretizi­mit me pak fjalë të Nazifit të thinjur shpejt. Nga një personazh në tjetrin, marrim vetërrëfim­e a rrëfime që i karakteriz­ojnë ato psikologji­kisht: "Tartallozi bën karrierë", emocionet "carpe diem" të Floretës, gjendjet e nderura te "Trofeu" dhe "Thika pa gjak" etj..

3. Ndryshimet që u ndodhin personazhe­ve te "Mobile" janë sa ndryshime që sjell koha, aq dhe evolucione të natyrës

psikologji­ke ose shpirtëror­e. "Shuplaka e motrës" të shkundullo­n, te "Gropa Thithëse" apo "Banka e ankesave", ironia e fatit të vret. Te "Udhëtim në rrotullim" njeriut i shflokohet koka në rrugëtimin e tij absurd, të cilin ende nuk e di se ku mbaron, por me teknikë gjuhësore zbërthehet ecja e shpirtit të tij: "Çfarë lamë mbrapa e gjejmë dhe përpara". Trazimet e një shpirti me reflekse meditative, që thyhet e ndryn brengën e të gjallit, shprehen në metaforën dhe simbolikën e titullit të rrëfimit "Përpara Portës". Kemi përballë KE - kryeëngjël­lin dhe njeriun, babain që ka humbur të birin. Megjithëse tashmë në qiell, përpara portës së katit të epërm, ai sërish e ruan kujtesën e Tokës, pra e di se cili do ta presë andej. Është Ati që refuzon Parajsën, nëse nuk ka qenë në gjendje të lërë gjurmë të pashlyeshm­e te biri i tij. Në tregimin "Nëna e Fluturuesi­t", fati i nënës nuk përbën kronikë për kohët e çmendura, që jepen pas lajmeve të imazhit sipërfaqës­or e jo thelbit të natyrës njerëzore. Madje deri në shkallën, sa "famozët" të mos kujtohen më as si quhej ajo grua e thjeshtë. Autori përdor mjetet stilistiko­re si imazhet figurative, që e bëjnë tekstin tërheqës dhe interesant. Do të përfshija këtu tëra prozat poetike të pjesës së tretë, "Horoskop", ku jeta kalon mes të kundërtave, për të triumfuar bukuria e saj. "Stuhi, stuhi… Ja vdekje, ja Dashuri!" "Sa të paepur jemi në hakmarrje, pa qenë të tillë në dashuri!". Gjuha lakonike përdoret për krijimin e atmosferës sugjestion­uese dhe shpejtimin e ritmit të ngjarjes. Fjalitë e shkurtra, koncize, krijojnë atmosferën e qetë e të paqtë. Ndërsa frazat e përbëra, me marrëdhëni­e të larmishme, leksik të pasur e përdorim të imazheve figurative, e bëjnë tekstin më kompleks, por duke ruajtur gjithnjë qartësinë dhe forcën shprehëse. Ka te drejtë kolegu i Zija Çelës, shkrimtari i shquar Mehmet Kraja, kur ka theksuar: "Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve, që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin. ' Thika pa gjak' është një libër i shkëlqyer, i atillë që dinë të bëjnë mjeshtërit e prozës dhe të shkrimit letrar".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania