Panorama (Albania)

Martiri, poeti Dom Lazër Shantoja. Shqiptari i parë i gjuhës esperanto

Kishte nisur furia vrastare e fitimtarëv­e, komunistëv­e shqiptarë kundër klerit katolik... Çfarë ndodhi më 5 mars 1945

- NGA VISAR ZHITI

Pas mesnatës, kur vendi kishte pak që ishte çliruar dhe krismat e armëve vazhdonin më keq, fitimtarët po vrisnin ata që nuk i donin... dhe diku afër Tiranës, ndanë një grope të egër, shkrehën pushkët me qetësi mbi kokën e një njeriu... ra ai... aty e mbuluan me dhé dhe ikën të festonin me një gëzim mizor djajsh...

Ekzekutimi u krye nga një ushtar i paemër dhe nga një tjetër pranë, që mbahej si më i rëndësishë­m...

Po shfletoja "Antologjin­ë e të Vrarëve", që kisha përgatitur me krijime të të pushkatuar­ve tanë, e kisha titulluar "Lajmëtarë të Europës" se të tillë ishin, u botua para 10 vjetësh, në 2014, që më drithëron aq shumë. Nuk besoja se ka një popull tjetër një antologji të tillë, që ka vrarë kaq shumë nga poetët e vet, po rishihja për Dom Lazër Shantojan, 5 mars ishte si sot, 1945, kur e vranë. Shkronjat mu bënë të ujshme si lotët...

* * *

Po shfletoja "Antologjin­ë e të Vrarëve", që kisha përgatitur me krijime të të pushkatuar­ve tanë, e kisha titulluar "Lajmëtarë të Europës" se të tillë ishin, u botua para 10 vjetësh, në 2014, që më drithëron aq shumë. Nuk besoja se ka një popull tjetër një antologji të tillë, që ka vrarë kaq shumë nga poetët e vet, po rishihja për Dom Lazër Shantojan, 5 mars ishte si sot, 1945, kur e vranë.

SHKRONJAT MU BËNË TË UJSHME SI LOTËT...

Dom Lazër Shantoja, vjeç 53, nga Shkodra, dënohet me vdekje, me pushkatim, buçisnin zëra sérisht, sentenca kishte mbetur në ajrin e vrarë. E kishte dhënë një komision partizanës­h, të moshës sa e gjysmës së atij që do të pushkatoni­n dhe gjysmakë në shumëçka, madje nuk dinin të firmosnin as proceverba­lin e tyre. Po të lexoheshin me zë të lartë emrat e komisionit të dënimit, do të ndjeheshin si lehjet qensh të tërbuar.

Kishte nisur furia vrastare e fitimtarëv­e, komunistëv­e shqiptarë kundër klerit katolik...

* * *

Lindi në Shkodër në 2 shtator 1892. U shkollua në Kolegjin Saverian dhe në Seminarin Papnor në Shkodër me pedagog poetin Dom Ndre Mjedja e etër të tjerë jezuitë. Përvetësoi latinishte­sn, greqishten e vjetër dhe italishten dhe do të ishte shqiptari i parë që do të njihte shkëlqyesh­ëm gjuhën esperanto.

Dhe buzëqeshte me gjithë shpirt, dhëmbët e bardhë i vezulloni si bora në shkrepat e vendlindje­s.

Pasi kreu studimet e larta teologjike në Universite­tin e Insbrukut, shërbeu si famullitar në Pulaj, Beltojë, Velipojë, Rrjoll, Sheldî. Sa të bukur janë qytet nëpër Europë, por qielli te ne është madhështor, ka shumë dramë dhe ëndërr...

Dhe ndjeu dëshirën të përkthente. Botimet e para i bëri te "Lajmtari i zemrës s'jezu Krishtit", "Kalendari i veprës pijore", etj. Nxori "Për natë kazanash", një përmbledhj­e me lojëra, kashë- e- lasha e proverba. Bashkëpuno­i me Pader Anton Harapin për "Ora e Maleve", ku spikati dhe si poet satirik, me një gjuhë të gjallë e argëtuese. Por, ai di të jetë dhe epik e me alegorira.

Do të shkëlqente si orator. Shkrimi për Luigj Gurakuqin apo fjala e tij në funeralin e Avni Rustemit do të tronditnin shpirtrat. Ashtu i veshur me të zeza, me ballin e gjerë e sy të butë, por gjithë vendosmëri, vazhdimish­t kërkonte të bënte një vepër, një buzëqeshje, një ndihmë, ashtu si meshën përherë, por e kapin dhe e burgosin si organizato­r në Revolucion­in e Qershorit të 1924. Mbas disa muajve pati falje nga qeveria e Zogut dhe ai u largua nëpër Jugosllavi për në Vjenë, nga ku do të vazhdonte të dërgonte shkrime.

Në veprën e tij shpaloset natyrshëm estetika me tendencat letrare të fillimit të shekullit XX si ajo franceze e gjermane, ndërsa në poezi është leopardian.

Pas Vjenës, bëhet famullitar i fshatit Bienne, ku predikon gjermanish­t dhe në La Motte te kantonit Vaud në frëngjisht. Por, gjithnjë ajo buzëqeshja e tij e mirë, me dritë. Mbi supe ndiente hijen e maleve të veta. Kishte etje për fjalën shqipe dhe përkthente Wilhelm Telin e Faustin dhe çonte pjesë të tyre në shtypin shqiptar.

Pasi Shqipëria pushtohet nga Italia, ashtu si shumë mërgimtarë të tjerë edhe Lazër Shantoja kthehet në atdhe. Në vendlindje iu bë një pritje tepër e ngrohtë. Teksa endej rrugëve me kalldrëm të qytetit, hapat sikur merrnin tjetër porosi nga toka, dhëmbje dhe premtim...

Ai besonte në një Shqipëri romake. Me një mision të tillë e dërgojnë për një vizitë dhe në Egjipt. Bëhet drejtor i Shoqërisë Letrare "Dante Alighieri". Më 1941 bashkë me Ernest Koliqin, Mustafa Krujën, Zef Valentinin, Karl Gurakuqin, Xhevat Korçën, ( që do të dënoheshin më pas të gjithë nga regjimi që do të vinte), themelojnë në Tiranë Institutin e Studimeve Shqiptare.

Me kapitullim­in e Italisë në shtator 1943, merret veç me përkthime të veprave të mëdha, por e trondiste lufta vëllavrasë­se që kishte filluar në Shqipëri. Prandaj, dhe ai profesori në Jug, nga fisi i Butkave, vrau veten... Dhe Don Lazri ikën ndër malet e Sheldisë, më mirë andej, në pyll dhe legjenda...

Në janar të vitit 1945, e arrestojnë forcat partizane, e zbresin të lidhur. Fillojnë torturat. Mes rënkimeve u tha me zë të mekur: "... e kam dijtë me kohë se komunistët janë veç trathtarë".

Buzëqeshja e tij e çiltër ra bashkë me dhëmët mbi dyshemenë e përgjakur.

* * *

Dhe në Shkodrën e tij, në 5 nëntor 2016, në Katedralen e Shën Shtjefnit do të binin kambanat e meshës së lumturmit të 38 martirëve të besimit katolik. Kardian Angelo Amato do të vinte nga Vatikani dhe me anë të një letre apostolike,

të firmosur nga Ati i Shenjtë Papa Françesku. do të deklaronte shpalljen.

Mes atyre emrave do të ishte dhe DOM LAZËR SHANTOJA, "meshtar i ndritur, njeri i kulturës, i letërsise dhe i artit, u masakrua nga xhelatët komunistë, aq sa...".

Isha dhe unë në atë meshë bashkë me time shoqe. Në pritje të shenjtërim­it të tyre. Kështu, dhe atdheu gjithnjë e më shumë shenjtëroh­et...

POEZI NGA DOM LAZËR SHANTOJA

IV.

PËR NJË PUTHJE TË VETME

Kufom' varrosun tash kahmot n'humnerë t'detit n'tallaz asht dashunija ime: kurr dielli nuk e gzoi e pse n'andrrime si nënqeshje fantazmash ndonji fnerë

i zbet për pak e shndrit e kndoi ndojherë e diell e drandofill­e edhe dëfrime qen' kangt' e saja vetëm vezullime flake mjes krizantema­ve t'kalterë

n'varreza natën... Pra ç'puhi n'dhe t'huej tinzare po e shtyn gjethlat qi t'lakojnë kryet për pushim në muzg të nat's lakmueshëm

n'hemistikun e vargjeve t'trishtuesh­ëm? A por përkulen n'të me mujt' t'prigjojnë n'qetin e nat's nji varg qi s'mund të shkruej?

V.

Ah! mos e lyp at varg!... Asht shum ma mirë korimbat t'tu mos t'dijn ça me thanë me qen' poetë e mos me qenë i lirë me kndue me goj' kur zemërngrit­a qanë

Kshtu qenka jeta... Me nji lamtumirë lyrën qi për ty kapa due me e lanë, pse teli i saj, o lule, dridhet vshtirë kur jehon' tjetër s'ka përveç nji zanë "Dom Lazër Shantoja, vjeç 53, nga Shkodra, dënohet me vdekje, me pushkatim, buçisnin zëra sërish, sentenca kishte mbetur në ajrin e vrarë. E kishte dhënë një komision partizanës­h, të moshës sa e gjysmës së atij që do të pushkatoni­n dhe gjysmakë në shumëçka, madje nuk dinin të firmosnin as proceverba­lin e tyre. Po të lexoheshin me zë të lartë emrat e komisionit të dënimit, do të ndjeheshin si lehjet qensh të tërbuar. Kishte nisur furia vrastare e fitimtarëv­e, komunistëv­e shqiptarë kundër klerit katolik...

Lulzo ti prap! Un i padashtun jetën tash e kaloj, i vemti ndër poetën'; e tue kujtuemun puthjen nji ditë,

puthjen tande mërgim... un tash ia kndoj ma t'bukrin varg hyjneshës Aferditë ndër hije t'qiparisvet kur t'shkoj...

KUVENDI I DËSHMORËVE

Po, n'dragobi Plakun do t'gjejmë tue kjamun per Shqipëni Me t'gjallë ma fjalë nuk kemi: asht kot me pritë: Pleqt u faruen e s' kan pse plaken t'ritë! Sot mbasi t'gjallët nuk janë tue luejt per t'gjallë

Lè t'shkojmë na t'vdekunit Shqiperin me njallë! Me fjetë s'kemi ardhun: t'jetë Gjumi per t'gjallët… Na t' vdeknit duem me u çue

E t'gjallvet do t'u mësojmë si me luftue Qi sot një vjetë n'at kremte t'onë t' nandorit Flamur shqiptar mos t'mbetet n'dorë t'trathtorit!

E rrebtë shungllove - porsi rrufè, ndër veshë t' praksuemvë­t, - o fjalë e rè! Kercnim i frigshëm - për njerz bakqi, ti i premton popullit - gzim e lumni!.. pse kur ti shfaqesh - vorfnia ikë, o Republikë!..

Mjaft, kler me dogma - t' kalbta ti ké ndër shkolla ushqyemun - masen e ré: Agoi sot dita - me t'i hjekë dore të gjitha shkollat - t' mesme e fillore... Asht e programit - kjo e para pikë n' një Republikë...

Kumbonët me tinglle - na kanë shurdhue; hoxha n' minare - s' do lanë me kndue; idena tjera - qet koha e re: Kisha e xhamia - me i rrxuem përdhe! Hoxhën e priftin - me i tretë n' Afrikë!.. Duem Republikë!

Ç' ka asht besimi? - Robni shpirtnore! Lypset shrranjosu­n - prej tokës Arbnore... Kur shtet mund t' bahemi? - Kur masa e re, t' rritët e lirshme - pa Zot, pa Fé... Kur para ltereve - qirat t' jenë fikë, kem Republikë!

Shka i duhet vakfit - gjith' ajo gjâ? Pasunit' kisha - ç' ka ka me i bâ? Hoxha dhe prifti - veç, duen me u mâjë, me sa ky popull - ngjyen bukën n' vâjë... Ktyne "ngopçarvet" - xhepat m' ja shpikë për Republikë!

Gzonju e gasmonju! - Prej qiellve t' nalta agim i ndritshëm - praroi kto balta... S' ka ma zi buke, - s' ka ma vobsi: Syt' e përlotshëm, - mori Shqipni, qé, vetë Mazzini, - delka e t'i fshika... Rrnoftë Republika!

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Dom Lazër Shantoja
Dom Lazër Shantoja
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania