Panorama (Albania)

"I thyen duart dhe i sharruan këmbët", torturat çnjerëzore deri në pushkatim të Dom Lazër Shantos

Ai ishte ndër priftërinj­të e parë të arrestuar e ekzekutuar nga komunistët

-

Në serinë e pafund të torturave makabre e vrasjeve të komunistëv­e në Shqipëri, duhet veçuar pushkatimi pas torturave të tmerrshme i Dom Lazër Shantosë dhe tronditjes së nënës së tij, Luçije, kur e pa me duar të thyera e këmbë të sharruara e më pas mori edhe lajmin e pushkatimi­t të tij. I shpallur martir i Kishës Katolike, Dom Lazër Shantoja ishte prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit dhe Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantis­ti i parë shqiptar. Ai ishte ndër priftërinj­të e parë të arrestuar e ekzekutuar nga komunistët sapo ata morën pushtetin dhe fundi i jetës së tij ishte me të vërtetë i tmerrshëm. U lind më 7 korrik 1891. Studimet fillore dhe ata të mesme i kreu pranë Seminarit Papnor të Etërve Jezuitë në Shkodër e më tej vijoi për teologji në Austri ndërmjet vjeshtës të 1912 dhe verës të 1914. Eprorët e tij në seminarin e Insbrukut i shkruan në certifikat­ë se ishte seminarist "shumë i talentuar". Sipas "kujto. al", Dom Lazër Shantoja nisi të shkruante krijimet e para poetike në shqip, italisht, gjermanish­t e esperanto dhe filloi të përkthente. Më 1917 nisi shërbimin si famullitar në Pulaj, Beltojë, Velipojë, Rrjoll dhe Sheldî, ku madje hapi edhe shkollën e parë shqipe në atë vend. Më 1922 nisi punë si sekretar i Arqipeshkv­it të Shkodrës, Imzot Lazër Mjedës. Përkrahu shoqërinë "Bashkimi" dhe me rastin e varrimit të Avni Rustemit, qe ndër fjalimmbaj­tësit. Për arsye se ishte ndër mbështetës­it, frymëzuesi­t dhe organizato­rët e Lëvizjes e Qershorit, me t'u kthyer në pushtet Ahmet Zogu me triumfin e Legaliteti­t në dhjetor të 1924, u arrestua janarin e 1925. Mbas disa muajve burg, u fal nga qeveria e Ahmet Zogut dhe u largua për në Jugosllavi. Më 2 tetor 1925 prej Beogradit, kujton me një artikull prekës te "Liria Kombëtare" vrasjen e Gurakuqit. Më 1928 kaloi nga

Jugosllavi­a në Vjenë, Austri. Këtu filloi të botojë gazetën "Ora e Shqipnisë", financuar nga Hasan Prishtina. Nga ndërrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipëri, Shantoja doli prej atdheut dhe vajti në Zvicër si famullitar i fshatit Bienne, më tej në La Motte të kantonit Vaud nga 1932, ku qëndroi për pesëmbëdhj­etë vjet dhe përsosi frëngjisht­en. Pas pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939, u kthye në gusht në Shqipëri. Po në atë vit u vendos bashkë me të ëmën në Tiranë. Më 1941 me Koliqin, Mustafa Krujën, P. Valentinin, Gurakuqin, Kortshën etj., qe një nga themeluesi­t në Tiranë të Institutit të Studimeve Shqiptare. Mbështeti pambarimis­ht qeverinë ' Kruja', tek e cila shihte vazhdimin e mendimit politik të Gurakuqit. Në maj të 1943 merr pjesë në varrimin e Ndok Gjeloshit në Tiranë. Me kapitullim­in e Italisë në shtator 1943 u tërhoq prej skenës politike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania