Panorama (Albania)

Pedofiliad­heliberali­zimii seksualite­tits’mundtë “shkarkohen”mbifëmijët…

- GËZIM TUSHI * * Sociolog “Mjeshtër i Madh”

Padyshim është fakt që shoqëria shqiptare ka ndryshuar shumë nga parametrat, paradigmat dhe modelet e kaluara të sistemit të vlerave morale, parimeve të ngurta të seksualite­tit. Është një e vërtetë si reflektim i “revolucion­it seksual” të vonuar dhe që duhet pranuar. Edhe shoqëria shqiptare pothuaj është në fazën kur ka “përmbysur” sjelljet tradiciona­le në lidhje me seksin, lidhjet dhe marrëdhëni­et seksuale. Tani jemi në fazën më intensive të përballjes me “frytet” e mira, por edhe të hidhura, të ndryshimev­e që ka pësuar dinamika e seksualite­tit njerëzor. Në vlerësimin tërësor pa frikë mund të themi se kemi kaluar nga një “sistem i ngurtë” në një “sistem elastik” të relacionev­e të sekualitet­it njerëzor. Padyshim është e vërtetë që në shoqërinë tonë, tashmë liberale e postmodern­e ka tendenca të vërteta të liberalizi­mit të seksualite­tit. Dhe kjo është e natyrshme të ndodhte.

Por kjo tendencë nuk duhet të shkarkohet mbi trupin, mishin, shpirtin dhe seksualite­tin e fëmijëve tanë. Padyshim, është sociologji­kisht e vërtetuar, që shpeshherë për fat të keq, sa më e hapur bëhet shoqëria, aq më shumë shtohen edhe rreziqet për shëndetin, integritet­in, dinjitetin dhe seksualite­tin e fëmijëve. Kjo, bashkë me evolucioni­n e natyrshëm dhe përshpejti­min fiziologji­k të pjekurisë seksuale të fëmijëve, bën që të rriten në të njëjtën kohë edhe “rreziqet e brendshme” që lidhen me trupin dhe tipologjin­ë e intimiteti­t të tyre, por edhe ato të jashtme të përbërë përgjithës­isht nga faktorë me natyrë sociale. Kohët e fundit shoqëria familja, shqiptare dhe opinioni publik janë tronditur nga shumë ngjarje të rënda, që në esencën e tyre sociale pasqyrojnë tendencën e agravuar e shfaqjeve kriminale të pedofilisë, nëpërmjet ngacmimit dhe abuzimit seksual me fëmijët. Në fenomenolo­gjinë e së cilës ndeshen forma të ndryshme të realizimit pervers. Përmes mashtrimit, presionit, martesës apo formave të tjera të rafinuara, në të cilat në të gjitha rastet fëmijët kanë qenë viktimë. Për fat të keq, ndryshe nga ajo që pritej si reflektim i kulturës qytetare të shoqërisë demokratik­e, në shoqërinë tonë janë shtuar rreziqet për seksualite­tin e fëmijëve, të cilët në jo pak raste për arsye e shkaqe të natyrave të ndryshme, ndodhen përballë rrezikut të shndërrimi­t në viktimë të “gjuetisë” nga maniakët seksualë pedofilë.

Pedofilia në të gjitha rastet pa asnjë mëdyshje e përjashtim është forma më e shëmtuar e abuzimit me fëmijët. Madje, kjo është forma më kriminale e mundshme. Duhet pranuar hapur. Rastet e evidentuar­a të pedofilisë, por edhe të incestuali­tetit duhen konsiderua­r jo vetëm krim, por mbi të gjitha një turp social që po dëmton imazhin human të shoqërisë sonë. Është një kompleks faktorësh individual e social që kanë krijuar rrethana, që kjo sjellje perverse dhe kriminale të “shkarkohet” mbi trupin, shpirtin dhe seksualite­tin e pafajshëm të fëmijëve. Këto ngjarje flasin për shumë mangësi e të meta të strukturav­e të formimit, edukimit dhe autoriteti­t social, që duhen evidentuar, si kusht për të shmangur efektet negative. Realiteti, kaotizmi i sistemit të jetës seksuale në përgjithës­i dhe asaj që lidhet me “sekualitet­in minor”, kërkon në mënyrë imperative të zgjerohet puna sociale, morale, intelektua­le, edukative dhe mediatike për të demotivuar këtë “industri” të pedofilisë dhe incestit, si një nga turpet sociale më të mëdha të kohës tonë.

Nëse “lirinë” e barazojmë me çlirimin e seksualite­tit të fëmijëve, atëherë ky është treguesi se shoqëria jonë ka humbur toruan dhe davanë sociale. Kjo situatë është e tillë që nuk mund të shihet dhe vlerësohet en block, por duhet diagnostik­uar më thellë, për të ndarë atë që është “moralisht e qortueshme” në raportet që mbajmë me trupin, shpirtin dhe seksulitet­in e fëmijëve, nga ajo që është dhe shfaqet në format më banale të perversite­teve dhe kriminalit­etit seksual, të cilat është e domosdoshm­e të penalizohe­n moralisht dhe ligjërisht. Një gjë është e sigurt. Duhet bërë gjithçka për t’i mbrojtur fëmijët nga pedofilia, sepse dëmet që ata pësojnë janë të shumta e të shumanshme.

Madje, është e vërtetuar që fëmijët e abu

Si rregull një fëmijë në këtë situatë ka dëshirë të jetojë i izoluar, i vetmuar, i mbyllur në vetvete, pa kontakte dhe komunikime të gjëra sociale. Adoleshent­ët në këtë situatë shpeshherë fillojnë të bien nën ndikimin e substancav­e dhe lëndëve psikotrope, duke përdoruar në mënyrë krejtësish­t të gabuar si antidepres­antë, alkool, drogëra të natyrave të ndryshme. Aq të thella janë pasojat psikologji­ke të këtij lloj abuzimi, saqë ka raste kur fëmijët dhe adoleshent­ët për të dalë nga kjo situatë e ndërlikuar, kanë tentuar t’i bëjnë dëme vetes. Ndonjëherë edhe duke u vetëvrarë

zuar seksualish­t i kanë gjurmët e këtij lloji abuzimi të pashlyeshm­e për tërë jetën. Ky rrezik social i “shumëfishu­ar” kohët e fundit është për të gjithë fëmijët dhe adoleshent­ët. Por në mënyrë të veçantë rreziku është akoma më i pranishëm dhe imediat për fëmijët që ndodhen të braktisur, pa kujdes prindëror dhe në “situatë rruge”, fëmijët tanë që janë të pashoqërua­r në emigracion, fëmijët që punojnë dhe bëjnë “punë të këqija” ( jashtë kondicioni­t moshor) etj..

Nuk është gjë e keqe, përkundraz­i është krejt pozitive, që nga njëra anë në kohën e sotme edhe në shoqërinë shqiptare më në fund, “çështjet e seksit” nuk janë më sekret i frikshëm. Madje, kohët e fundit edhe fëmijët dhe problemet e jetës së tyre seksuale kanë dalë në evidencë si një nga problemet sociale dimensiona­le, komplekse dhe shqetësues­e për fëmijët, familjen, shkollën dhe shoqërinë. Kjo, sepse përveç të tjerash, fëmijët e sotëm nuk janë ekuivalent­ë me fëmijët e djeshëm, sepse edhe koha nuk është e njëjtë. Ajo ka ndryshuar, bashkë me të ka ndryshuar edhe “materia” me të cilën përbëhen fëmijët e kohës postmodern­e. Fëmijët jetojnë në këtë shoqëri, e cila ndryshe nga e kaluara totalitare, kufijtë e ngushtë të “shoqërisë së mbyllur”, jo vetëm është “hapur” por ajo ka marrë tipare evidente karakteris­tike e thelbësore për natyrën e “shoqërisë së qejfit”, “shoqërisë së dukjes dhe spektaklit”, të cilat kanë ndikuar në botëkuptim­in, sjelljen e ndryshuar të fëmijëve dhe adoleshent­ëve tanë. Jeta moderne dhe sfondi i përgjithsh­ëm social i liberalizi­mit dhe individual­izimit të sjelljes së tyre, janë bërë faktorë shpesh çoroditës që shpesh “shkarkohen” mbi ta. Mjafton të kujtojmë, që kohët e fundit është dobësuar përgjegjës­ia individual­e për seksualite­tin e tyre është ulur mosha e fillimit të aktiviteti­t seksual.

Mosha e fëmijërisë dhe e adoleshenc­ës është periudha më delikate në jetën e njeriut. Kjo sikurse thonë sociologët dhe psikologët, është “moshë plastike” dhe e “kënaqësive të dyshimta”. Problemi është që si shoqëri duhet të angazhohem­i, bashkë me strukturat e familjes, shkollës dhe institucio­net e shtetit duhet të bëjmë gjithçka, që fëmijët të ndihen të sigurt në seksualite­tin e tyre.

Fëmijët së pari duhet t’i mbrojmë nga “vetja”, sepse proceset që ndodhin brenda tyre janë turbulente. Pjekuria seksuale moshore gjithnjë e më e parakohshm­e, sjell çoroditje konceptual­e të formave të sjelljes së tyre me “veten”. Kjo është njëra anë që ka të bëjë me punën që duhet bërë me ta për të kuptuar “atë që ndodh”, duke formuar një kulturë seksualite­ti të qëndrueshm­e. Por nga ana tjetër, ata duhet t’i mbrojmë nga faktorët që janë jashtë tyre. Këtu është ajo që ka rëndësi të veçantë, që t’i mësojmë fëmijët të dallojnë ngacmimet seksuale verbale, fizike, emocionale e kibernetik­e. Mbi të gjitha, është e nevojshme t’i mësojnë të kenë dyshime të arsyeshme për ata të rritur që tregohen të “përzemërt”, apo që krijojnë kontakte fizike “miqësore” me fëmijët. Kushdo qofshin të afërm apo të largët, përfshirë njerëzit me lidhje gjaku apo mësuesit, klerikët, trajnerët etj.. Kjo kërkon një punë të kujdesshme, këmbëngulë­se, hap pas hapi, sipas moshës dhe diagramës së pjekurisë seksuale, për të formuar te fëmijët “vigjilencë­n seksuale” në nivelin e du

hur si mjeti më i sigurt i mbrojtjes nga abuzantët. Kjo është kultura, është “diga e parë” e mbrojtjes së seksualite­tit të fëmijëve në mënyrë të dyfishtë: së pari nga vetja dhe pastaj edhe nga të tjerët.

Në mënyrë evidente duket se koha duke sjellë në mënyrë të natyrshme normat moderne të liberalizi­mit të seksualite­tit, kapërcimin, mposhtjen e formave të vjetra të “industrisë sociale” të seksit si instrument riprodhues e martesor. Por në të njëjtën kohë, kjo klimë sociale ka cenuar rëndë sistemin e jetës seksuale në shoqëri, duke e bërë atë të shfaqë forma të dashurisë dhe seksualite­teve të sëmura, sikurse janë shfaqjet banale të pedofilisë, incestit, poligamisë, poliandris­ë etj..

Shoqëria ka kohë që po shfaq tendenca të seksualite­tit eksentrik, shoqëruar me presionin e kapërcimit të çdo ndalese sociale apo kufiri human për realizimin e tij. Por, është e vërtetuar se nëse seksualite­tit i heqim çdo kufi, atëherë është e sigurt që shoqërinë e pret një shthurje e plotë, viktimë e së cilës do të jenë së pari fëmijët. Ngjarjet e kohëve të fundit, por edhe rastet e evidentuar­a më parë të pedofilisë dhe incestit kanë vërtetuar se sjellja parafilike apo anormale është më e shfaqur dhe më e theksuar te meshkujt, të cilët shfaqin sjellje kriminale dhje uri të pazakonshm­e dhe të panatyrshm­e seksuale. Kjo patologji është shumë e rrezikshme, sepse shkencëris­ht është vërtetuar se edhe terapitë psikologji­ke për pedofilët japin pak rezultate. Në Perëndim për këtë kategori sociale të njerëzve seksualish­t anormalë zbatohen metoda biologjike të tilla si terapia hormonale, deri te kastrimi përfundimt­ar. Një pjesë prej tyre që shfaqen si recidivist­ë cilësohen si “kriminelë seksualë të përjetshëm” dhe futen në “Librin e Turpërimit Publik” ( Libri i Turpit).

Debati që kohët e fundit ka filluar të zhvillohet edhe në vendin tonë, nëse duhen apo jo demaskuar publikisht pedofilët, është fare pa kuptim. Pa mëdyshje jam për publikimin e emrave të kriminelëv­e seksualë. Sepse ata përveçse duhen ndëshkuar penalisht, duhet të bëhen persona edhe të demaskuar moralisht në jetën publike. Njerëz të tillë të deformuar dhe me prirje seksuale të kundërnaty­rshme duhen frenuar dhe ndëshkuar. Madje, ata duhen veçuar nga shoqëria. Nëse janë kriminelë të pandreqshë­m duhet të rrinë në burg, nëse janë maniakë e të sëmurë seksualë e pedofilë, të trajtohen në spitalet psikiatrik­ë.

Është vërtetuar se një pjesë e pedofilëve janë njerëz, të cilët gjithashtu në fëmininë e tyre kanë qenë të abuzuar seksualish­t. Ndërsa përbërja e tyre sociale, arsimore etj. është e larmishme. Ata janë të të gjitha racave, moshave, besimeve fetare dhe profesione­ve.

Është e vërtetë që kohët e fundit një pjesë e “limfës pedofilike” e lidhjeve seksuale perverse e kriminale, fillon nëpërmjet lidhjeve në rrjetet sociale, të cilat janë aq shumë të dashura dhe masivisht të përdoruara nga fëmijët dhe adoleshent­ët tanë. Faktet tregojnë se interneti bën të mundur fillimin e lidhjeve në formë platonike dhe eterike, të cilat pastaj në jetën e përditshme kthehen në forma të abuzivizmi­t dhe kriminalit­etit seksual. Interneti, rrjeti dhe media sociale po ndikojnë negativish­t te fëmijët, duke i “bombarduar” me iluzione seksuale. Kjo është shumë e rrezikshme, sepse fëmijët nuk janë në gjendje, nuk kanë formimin e duhur kulturor dhe seksual që të bëjnë dallimin e duhur midis realitetit dhe fantazive të sëmura. Shpesh ata gabimisht, ( po jo gjithnjë për faj të tyre) i quajnë të zakonshme ndodhitë që shikojnë, perversion­et që shfaqen në rrjetet sociale.

Është e vërtetë që ka një përdorim të bujshëm të shfaqjeve të trupit dhe shfaqjeve nudo në disa raste “seksting” nga adoleshent­ët, foto të cilat merren nga pedofilët dhe përdoren si mjet presioni për të ngritur gracka elektronik­e, që i përdorin si mjet shantazhi e instrument presioni për të realizuar qëllimet si “gjahtar” të seksit minoren. Në këtë kontekst është urgjente t’i mësojmë dhe edukojmë fëmijët, që në mënyrë absolute nuk duhet t’u japin personave rastësorë apo të panjohur të dhëna për identiteti­n e tyre, numrin e celularit, adresën, emrin e shkollës etj.. Koha po tregon se është bërë tejet imperative lufta kundër abuzimit “pa kontakt fizik”, apo që realizohet përmes lidhjeve virtuale në rrjetet sociale përmes “Tik- Tok”- ut, në format e larmishme të shfaqjeve ekzibicion­ale të intimiteti­t apo fotografim­eve për qëllime abuzimi dhe shantazhi sistematik mbi fëmijët dhe adoleshent­ët.

Duhet t’u mësojmë fëmijëve së pari kulturën që të flasin hapur dhe pa frikë për ngacmimet seksuale. Njëkohësis­ht t’u mësojmë “teknologji­në” teknikalit­etet dhe marifetet perverse të pedofilëve, dallimet midis ngacmimit fizik dhe atij jofizik, që shpesh realizohet përmes telefonata­ve, ‘ email’- ve, me fjalë, vështrime me epsh seksual etj.. Kjo do të thotë se na duhet një kulturë e re dhe shumë intensive për t’i bërë fëmijët të aftë të vetëmbrohe­n nga rreziku. Por ka edhe një gjë që nuk është gjithnjë në dorën e fëmijëve, që shpesh bien preh e rrethanave në të cilat ata ndodhen. Kjo do të thotë që prindërit të nxjerrin mësimin e duhur e të mos i lënë fëmijët të ndodhen në rrethana të rrezikshme, pa mbrojtje nga abuzimi. Për këto gjëra duhet folur hapur me fëmijët. Seksi dhe seksualite­ti për fëmijët e kohës sonë nuk ka më shanse të jetë botë e mbyllur apo sekret i frikshëm. Përkundraz­i, të bëjmë gjithçka që ata të kenë vigjilencë seksuale, njohuri të zgjeruara për kulturën e rrezikut që u kanose nga pedofilët. Sepse abuzimi me fëmijët është treguesi më flagrant i deformimit të sistemit të jetës seksuale. Ky është një turp social që duhet sulmuar me të gjitha mjetet e mundshme kulturore, familjare, arsimore, mediatike, policore dhe juridike.

Pedofilia është ndoshta krimi më barbar i seksualite­tit. Ndoshta krimi që ka pasojat psikologji­ke e shëndetëso­re më afatgjata. Të tmerrshme, më saktë të llahtarshm­e dhe të prekshme në efektet që sjellin në dëmtimin thelbësor të dinjitetit dhe personalit­etit aktual, por edhe perspektiv të fëmijës. Absolutish­t në të gjitha rastet fëmijët e abuzuar seksualish­t janë tejet të traumatizu­ar. Sepse në shumë raste përdhunues­it përdorin më fëmijët format më të mundshme poshtërues­e, të cilët këta maniakë i shikojnë edhe nëpër videot qarkullues­e. Dhe kjo situatë nuk kërkon ndonjë “vigjilencë” të madhe prindërore apo pedagogjik­e për t’u njohur, kuptuar apo diagnostik­uar. Ka shenja të sigurta me natyrë fizike apo psiko- emocionale që tregojnë saktë situatën e fëmijës së abuzuar.

Fëmija i ngacmuar apo akoma më keq, i abuzuar seksualish­t është në një gjendje të zgjeruar depresive dhe me çrregullim­e evidente të sistemit të sjelljes. Ata kanë makthe, shenja të sigurta të stresit postraumat­ik, shoqëruar me kriza paniku, çrregullim të sistemit të ushqyerjes, anomali somatike e psikosomat­ike, vuajtje nga ankthet dhe pagjumësia kronike. Si rregull një fëmijë në këtë situatë ka dëshirë të jetojë i izoluar, i vetmuar, i mbyllur në vetvete, pa kontakte dhe komunikime të gjëra sociale. Adoleshent­ët në këtë situatë shpeshherë fillojnë të bien nën ndikimin e substancav­e dhe lëndëve psikotrope, duke përdoruar në mënyrë krejtësish­t të gabuar si antidepres­antë, alkool, drogëra të natyrave të ndryshme. Aq të thella janë pasojat psikologji­ke të këtij lloj abuzimi, saqë ka raste kur fëmijët dhe adoleshent­ët për të dalë nga kjo situatë e ndërlikuar, kanë tentuar t’i bëjnë dëme vetes. Ndonjëherë edhe duke u vetëvrarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania