Panorama (Albania)

“Rrugaearbr­it”rrugëeardh­mërisë sëdibranëv­e

( Në vend të reportazhi­t)

- NDUE DEDAJ

Mëngjes i së dielës. Përshkojmë “Rrugën e Dibrës”, një nga më të vjetrat rrugë tironase, ndërtuar disa shekuj para se Tirana të bëhej kryeqytet dhe hyjmë në “Rrugën e Arbrit”, në Shkallën e Tujanit. “Rruga e Dibrës” dikur përshkonte fshatrat e malësisë së Tiranës, Matit, Dibrës dhe mbërrinte deri në Shkup. Kur u mbyllën kufijtë në ‘ 13- ën, ajo tashmë ishte gjymtuar dhe i shërbente vetëm Dibrës së Vogël me qendër Peshkopinë, derisa erdhi e u rrudh në këtë lagje veriake të kryeqyteti­t, një a dy mijë metra e gjatë, sa të mos i humbte emri; kryesisht rrugë bluzash të bardha, uniformash të gjelbra dhe artistësh të kinemasë. Por dhe e “broduejsav­e” shqiptarë. I vetmi simbol i atyre pyjeve marramendë­se nga kishte kaluar dikur rruga e famshme ishte një selvi, edhe ajo pemë qyteti dhe jo mali. Urbanizimi kishte marrë tjetër kah duke e lënë rrugën e dibranëve në shkretim të plotë, përfshi dhe Urën e Vashës mbi lumin Mat, ndonëse monument i rrallë arkitektur­or në ato anë.

“Rruga e Arbrit” është në të vërtetë ajo rruga e vjetër e Dibrës, doemos e pakrahasue­shme me rrugën “plakë”, që kapërcen të njëjtat lugina, gryka, kreshta, por kuptohet, jo në të njëjtën trase. Kemi kaluar Zall- Dajtin dhe i jemi afruar të përpjetës që të ngjit te tuneli i Murrizit. Njëri nga bashkudhët­arët thotë se në fillim qe menduar që tuneli, që rezultoi problemati­k, të hapej jo në atë shembjen, nga e cila nuk po dilet dot, por në këtë grykëzën këtu poshtë, mirëpo qeveritarë­t nuk e pranuan, ngaqë tuneli do të ishte 1.8 kilometra më i gjatë. Mbase ky është njëri nga ato rastet, kur mendon se po ndjek rrugën më të shkurtër, por në të vërtetë ke zgjedhur më të gjatën. Diçka ka në këtë mes, përderisa rruga më e lakuar në vend ka ngecur te tuneli i Murrizit prej të paktën tri vitesh!?

Ngjitemi të përpjetës së Qafë- Murrizit, që ndan Tiranën me Matin dhe pyesim për fshatrat në të dyja anët e rrugës dhe më tej, por në makinën tonë nuk është dikush që i di saktësisht ato, aq më tepër që ende tabelat nuk janë vënë... Xibri, Shkalla, Darsi etj., ndërkohë që e dimë se pasi të kemi bërë edhe disa kilometra në drejtim të Klosit, duke përshkuar tunelet dhe urat e “varura” mbi greminë, sipër Urës së Vashës, mbërrijmë në derë të Pjetër Budit, në Gur të Bardhë. Kullat e mbledhura në një shpat ndanë rrugës nxjerrin në pah një kulturë jetese që shpesh nuk mendohet në malësi, mbasi kohë pas kohe janë etiketuar si “kulla reaksionar­e”, “kulla të verdha” etj.. Por ja që banorët e “fiseve” shqiptare të maleve kanë jetuar për bukuri ngjitur njëri me tjetrin, si të jesh diku në Shkodër a Gjirokastë­r. Një kompleks i tillë kullash gjendet edhe në Shulbatër, jo larg nga rruga e re, që “fluturon” lartësive të thyera panoramike. Në të djathtë shtrihet Martaneshi, Batra, që kurrë nuk e meriton heshtjen që e ka mbuluar si një mjegull e trishtë. Nuk zgjat shumë e mbasi përshkojmë Planin e Bardhë, na pret tuneli i fundit, ai i Qafës së Buallit, që është dhe hyrja për në Bulqizë, kryeqendrë­n e kromit shqiptar, qytet në dy pjesë. Është kënaqësi një kafe këtu, duke shkuar apo duke ardhur për në Dibër, apo edhe njëra edhe tjetra. Bulqizakët janë qytetarë të kultivuar, njerëz pa paragjykim­e, ndaj edhe bar- kafetë e kësaj të diele paradite janë plot nga të gjitha kategoritë, të vjetër, të rinj, gra e vajza, pa asnjë dallim nga kryeqyteti.

Mali i Duriçit, “zona D” lart në shpatin e malit, “zona e parë” sipër qytetit të vjetër janë disa nga adresat e mbitokshme të minierës afro 80- vjeçare, por ajo që nuk ka “adresë” askund, përveçse në dhimbjen e pamatë njerëzore të familjarëv­e, është tragjedia e nëntokës që ka nisur nga viti 1946 e nuk ka pushuar as sot. Kanë ndodhur aty aq shumë vdekje minatorësh, sa nuk e përligj as fjala qindra, ndër të cilët, një numër i madh kanë qenë ish- të dënuar politikë dhe jo vetëm, që vuanin dënimin galerive e puseve të Bulqizës. Ka pasur aksidente nga plasjet e minave, shembjet etj., ku janë vrarë në galeri dhe 9 veta njëherësh. Është një kronikë që e ka përpirë dheu, edhe për faktin tronditës se drejtuesit komunistë dhe më vonë ata kapitalist­ë kanë dashur t’i zvogëlojnë përmasat e humbjeve njerëzore, të parët në emër të realizimit të planit dhe ndërtimit të socializmi­t “ngadhnjimt­ar”, të dytët në emër të fitimit me çdo kusht.

Nga Tirana deri në Bulqizë kemi bërë vetëm një orë e një çerek dhe kur rruga të ketë përfunduar, Dibra do të jetë veçse një orë larg nga kryeqyteti. Po, po, kaq pak. Dhe dibranët e presin këtë ditë me padurim. Rruga vazhdon gjithkund nëpër fushë, Fusha e Vajkalit, Fushë– Bulqiza, Valikardha, Zerqani, Shupenza, Ura e Çerenecit, Fusha e Gjoricës, Maqellara. Por, “Rruga e Arbrit” do të shkojë deri në Shkup e për këtë kanë bërë marrëveshj­e dy qeveritë, e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut.

2. Është e treta herë në pak vite që vijmë në Dibër të Madhe dhe na duket se jeta pak ka bërë përpara. Pse kjo gjendje, pyesim dhe marrim një përgjigje alegorike befasuese. “Dibra e Madhe asht në Amerikë!” ( A nuk kemi dëgjuar dhe në Krumë: “Hasi asht në Angli” etj.) Tri fjalë që thonë gjithçka, që dibranët kanë emigruar, duke bërë zakonin e gjyshërve, ndonëse tashmë në Perëndim, ata edhe mund të kthehen me investime, nëse këtu nis e zhvillohet diçka. Dibranët që kanë bërë jo pak edhe Tiranën në fillesat e saj!

Në qendër të qytetit, aty ku është dhe përmendorj­a e Gjergj Kastriotit, shtatorja e Elez Isufit dhe bustet e Said Najdenit e Josif Bagerit, takojmë njerëz të rastësishë­m, që shijojnë të dielën në shoqërinë e njëri- tjetrit. Na ngjajnë të njohur, ngaqë janë miqësorë. I pyesim se çfarë pret Dibra e Madhe nga “Rruga e Arbrit”? Ata pa u menduar, thonë gati njëzëri “Ardhmëri, ekonomi, turizëm...”. Ecim nëpër shëtitoren kryesore, që ngjan e vjetër, por që veç disa rrugica ta krijojnë fiks këtë ide, kur njëri nga tregtarët, që i ka ekspozuar mallrat në trotuar, na fton për të na qerasur me nga një lugë mjaltë e një dorë arra. Quhet Atli Duraku, me origjinë të hershme nga Kukësi, që drejton shoqatën e invalidëve të luftës. Njeri i lidhur ngushtë me Shqipërinë, me zemër. Thotë se me shoqatën e tij e vizitojnë çdo vit vendin amë nga Shkodra në Butrint. Përmend miq e të njohur në Tiranë, Durrës, Fier, gjithandej. I bëjmë dhe Atliut të njëjtën pyetje: Çfarë pret Dibra e Madhe nga “Rruga e Arbrit”? Ai, ashtu si dibranët e tjerë që hasëm, e ka gati përgjigjen, por disi më konkrete: “Kuptoje vetë, po u mbyll qoftë dhe për njëzet e katër orë dogana e Bllatës, në këtu nuk hamë bukë”!

Trevë me histori skënderbeg­iane dhe rilindëse, ku në shekullin XX veçohet Kongresi i Dibrës më 1909, sipas historianë­ve: një tubim të përmasave ballkanike, që shënon një hap të madh përpara në parashtrim­in hapur, autoritete­ve osmane, të kërkesave themelore kombëtare të Rilindjes. Por, Dibra e Madhe nuk dëshiron të mbetet vetëm te historia, ajo ka një periferi turistike të admirueshm­e, liqeni artificial, gryka e Radikes, llixhat termale etj.. Shohim një grup të madh pelegrinës­h, gra, fëmijë, të rinj, që kanë ardhur me autobusë nga Ohri në Manastirin e Shëngjergj­it në kodër e do ta kalojnë ditën në këtë tempull të hershëm. Në fshatin Kosovrast, që shtrihet në breg të lumit të Radikes, takojmë Veziren, që e shqipton me krenari se është bijë Manastiri. Ajo na fton në shtëpi për kafe, por neve na mjafton guida “shqiptare” që ajo na bën në një vend, ku shqipja mjerisht është rrudhur nga trysnia e gjuhëve sllave. Kosovrasti, që vjen nga Kosovë, është një llagap i njohur në Tiranë, mbiemër që e mbajnë vëllezërit “Kosovrasti”, me kontribut të spikatur në lëvizjen demokratik­e të ‘ 90- s: Muhameti, mjek, që bëri 21 vite burg politik në Spaç; Njaziu, deputet dhe sekretar shteti në qeveri për pushtetin vendor; Llukmani, mësues i shquar i matematikë­s në Mirditë dhe në gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë.

Në epilog, i kthehemi një shkrimi të para tri viteve me titullin “Edhe Dibra e Madhe pret Rrugën e Arbrit”, të cilin e përfundoni­m me fjalët: “Kjo rrugë duhet të përfundojë sa më shpejt, që Dibra e Nëntë Maleve të mos mbetet si Doruntina përtej nëntë malesh…”.

Të shpresojmë që Tuneli i Murrizit do të mbarojë këtë vit, kësaj here duke u shprehur “dibrançe”, që Dibra e Madhe të mos vazhdojë të jet( oj) ë vetëm në Amerikë, por dhe në atdhe...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania