Panorama (Albania)

Sara flet për për fëmijërinë e vështirë: "Mamasë iu desh të largohej, por është heroinë!"

-

Ajo tregon se është dhunuar nëna e saj nga i ati dhe ka humbur veshkën prej kësaj dhune deri te helmimi i saj, po nga i ati. Ajo ka treguar se kur ishte 2 vjeç, nëna e saj ka emigruar dhe Sara ka qëndruar me dajat. Shumë njerëz mesa duket e kanë keqkuptuar dhe e kanë akuzuar të ëmën se e ka braktisur Sarën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish- banorja ka shpjeguar se "ky keqkuptim është skandaloz" dhe se nuk është braktisur kurrë nga e ëma. Thjesht nëna e saj ka emigruar për t'i siguruar Sarës një jetë më të mirë. "E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiari­sht shumë e shumë vite. Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t'i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze", shkruan Sara në "Instastory". Shumë e komentuar ka qenë edhe raporti i saj me Bardhin. Ndonëse çifti publikuan foto së bashku, reperi ende nuk e ndjek partneren e tij në "Instagram." Pas aludimeve se Bardhi nuk e ndjek Sarën në "Instagram", ka reaguar ish- banorja. Ajo përmes një "Instastory" ka treguar se Bardhi nuk ka qasje në profilin e tij në "Instagram". "Bardhi nuk ka akses në ' Instagram'- in e tij", ka shkruar Sara." Rrini urtë me aludimet se është tepruar, na lodhet të dyve", ka shkruar më tej Sara. Sara dhe Bardhi janë një nga çiftet e krijuara në "Big Brother VIP Albania", e që lidhjen e tyre po e vazhdojnë edhe jashtë këtij formati.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania