Panorama (Albania)

Klop: Eduards nuk është idiot që të më kërkojë të qëndroj

-

Jyrgen Klop ka zbuluar diskutimet me shefin e ri ekzekutiv të futbollit të Liverpulit, Majkëll Eduards, për të ardhmen e klubit, por tha se ish- kolegu i tij ishte shumë i zgjuar për t'i dhënë atij këshillën e një kthese të vendimit për të qëndruar. Eduards, i cili ishte drejtor sportiv i Liverpulit midis viteve 2016 dhe 2022 kur Klop fitoi Premier Ligën dhe Ligën e Kampioneve, po kthehet në "Anfield" dhe do të jetë përgjegjës për zgjedhjen e menaxherit të ardhshëm, pasi gjermani njoftoi se ai do të largohet në verë pas 9 vitesh në "Anfield". Përpara ndeshjes së sotme në Ligën e Europës kundër Spartës së Pragës, Klop përshëndet­i rikthimin e Eduards. "Kemi pasur një bisedë. Majkëll dhe unë kemi pasur gjithmonë një marrëdhëni­e shumë të mirë dhe padyshim që shumë gjëra të mira ndodhën kur ishim këtu së bashku. Tani ai është kthyer, jam shumë i lumtur", tha menaxheri. "Unë kam thënë shumë herë se dua ta shoh klubin në vendin më të mirë të mundshëm pasi të largohem dhe kjo është një zgjidhje e mirë. Biseda jonë ishte e mrekullues­hme.

Ne folëm për shumë gjëra, çfarë mendoj unë për lojtarët dhe gjëra të ndryshme, çfarë ka ndryshuar, çfarë mund të duhet të ndryshojë". Por 56vjeçari këmbënguli se e ardhmja e tij nuk ishte në rendin e ditës dhe se Eduards nuk e kishte pyetur nëse do të konsideron­te që të qëndronte. "Jo, se ai nuk është idiot!", u përgjigj trajneri. "Nuk është një temë për ta diskutuar. A mund të mendoni se unë mund të ndryshoj mendje tani? Sigurisht që jo. Është sikur mund them se nuk do të shkoja kurrë në një klub tjetër në Angli dhe më pas të nënshkruaj­a vitin e ardhshëm për fqinjët tanë ( Evertonin)! Do të ishte krejtësish­t çmenduri. Këto gjëra nuk i them pa u menduar më parë. E kam kuptuar gjatë gjithë kohës sa i madh është ky klub, jo vetëm tani. Është ndoshta klubi më i mirë në botë dhe gjithsesi unë po largohem. Unë thjesht dua që ata të bëjnë sa më mirë që të jetë e mundur me njerëzit e duhur në krye, dhe Majkëll është një zgjedhje e madhe".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania