Panorama (Albania)

Konseisao akuzon: Arteta më shau nga nëna që nuk jeton më

Tekniku i "topçinjve" i mohon akuzat: Pa koment

-

Burimet e Arsenalit kanë mohuar që Mikel Arteta të ketë fyer familjen e menaxherit të Portos, Serxho Konseisao, pas fitores dramatike të "topçinjve" me penallti në 1/ 8- at e Ligës së Kampioneve. Konseisao u përfshi në një sherr në fushë me Artetën në fund të ndeshjes dhe dha një shpjegim të shkurtër të asaj që u tha mes tyre. "Gjatë lojës, ( Arteta) u kthye nga stoli dhe në spanjisht - duhet të jetë një gjë e trajnerëve spanjollë sepse ishte e njëjta gjë me ( Pep) Guardiolën - ai ofendoi familjen time", tha trajneri portugez. "Në fund i thashë që të bëjë kujdes, sepse ka fyer dikë që nuk është më me ne dhe të shqetësohe­t për të menaxhuar ekipin e tij, sepse për shkak të cilësisë individual­e ai ka detyrim të bëjë më shumë dhe më mirë". Burimet pranë klubit të Arsenalit e kanë mohuar me forcë çdo fjalor fyes ndaj menaxherit të Portos dhe vetë Arteta i ka hedhur poshtë akuzat. "Pa koment. Shumë faleminder­it", ka qenë përgjigjja e shefit të "topçinjve" i pyetur nga gazetarët për akuzën e Konseisaos.

PËRPLASJA ME PEPIN

Fjalët e trajnerit të Portos kujtuan përplasjen e tij me trajnerin e Sitit, Pep Guardiola, gjatë përballjes mes ekipeve të tyre në fazën e grupeve të sezonit 2020- 21 në Champions, kur Arteta ishte ende asistenti i Guardiolës. Pas fitores 3- 1 të Sitit në Mançester, Konseisao nuk ishte i lumtur me stafin teknik të "qytetarëve": "Mua më duhet të mësoj shumë nga Pep Guardiola në mënyrën sesi ai ushtron presion ndaj arbitrave, u flet lojtarëve kundërshta­rë dhe pankinës rivale. Ai është një shembull fantastik. Unë duhet të mësoj nga kjo. Ne ishim engjëj krahasuar me pankinën tjetër. Ai foli për vendin tonë duke përdorur fjalë të shëmtuara. Sjellja e Guardiolës ishte shumë e pakëndshme. I gjithë stoli i Mançester Sitit ishte i tillë, sepse nëse kishte ndonjë që duhej të ankohej, ishte stoli i Portos, sepse neve na ranë në qafë".

Arteta Kualifikim­in e parë të Arsenalit në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve për herë të parë që prej vitit 2010, Arteta e cilësoi si një natë magjike: "Një natë magjike. Ne prisnim një kundërshta­r vërtet të vështirë dhe kjo është meritë e skuadrës sonë. Është një përvojë e madhe për ne. Ne duhej ta bënim atë edhe përmes penalltive. Merita për David Rajan që pati disa momente të vështira në fillim, por tregoi vendosmëri të jashtëzako­nshme, u ngrit në lartësinë e duhur dhe u shpërblye".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania