Panorama (Albania)

Broja, të shtunën luan për 4 mln paund

Huazimi i tij ishte falas, por me kushtin që të startonte 60% të ndeshjeve Çmim i fryrë dhe 40 fjalë kyçe, ja ku u "dogj" Milani

-

Çelsi do të arkëtojë 4 milionë paund nëse sulmuesi i tyre Armando Broja nuk starton për Fulhamin këtë fundjavë.

Sulmuesi i Kombëtares sonë u huazua nga rivalët e Londrës Perëndimor­e në ditën e fundit të merkatos së janarit. Fillimisht, ata kishin kërkuar ta shisnin Brojën për 50 milionë paund, pavarësish­t se ai shënoi vetëm një herë në ligë këtë sezon. Por pasi klubet e interesuar­a, përfshirë Uolvesin, nuk arritën të bënin një ofertë që i afrohej kërkesës së bluve të Londrës, Broja u dërgua te Fulhami në orët e fundit të merkatos. Çelsi arriti një marrëveshj­e të çuditshme me fqinjët e tyre, duke lejuar Fulhamin që t'i siguronte shërbimet e 22- vjeçarit falas, por me kusht që ai të luante titullar në 60 për qind të ndeshjeve të tyre. Ideja ishte që Broja të fitonte përvojë të vlefshme në fushë, duke shfaqur potenciali­n e tij dhe për t'i dhënë Çelsit një shans më të madh për ta shitur në merkaton e verës. Por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit për djaloshin e akademisë. Ai nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje që nga mbërritja në "Craven Cottage". Trajneri Marko Silva i ka besuar Rodrigo Munizit, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshjet në të cilat Broja ka qenë në dispozicio­n.

KLAUZOLA E 60%

Tani kanë mbetur vetëm 10 ndeshje për Fulhamin deri në fund të sezonit, duke filluar me një udhëtim në Totenhem të shtunën. Dhe nëse Broja dështon të startojë, do t'i bënte shtatë ndeshje në stol me vetëm nëntë takime të mbetura deri në maj. Kjo do të thotë se marrëveshj­a e 60 për qindëshit nuk do të ishte më në fuqi dhe Fulhami duhet të kollitet, duke derdhur 4 milionë paund në arkën e Çelsit. Në fakt, e vetmja mënyrë se si "Cottagers" mund ta shmangin tarifën është duke startuar Brojën në çdo ndeshje të mbetur. Dhe me Munizin që dështoi të gjente golin në humbjen e fundjavës së kaluar kundër Uolvesit, Marko Silva mund të vendosë se është koha e duhur që Broja të marrë më në fund disa minuta nga fundi i sezonit. Deri tani sulmuesi ka hyrë në fushë vetëm katër herë nga stoli, ndërsa nuk ka shënuar ende. Dhe me Çelsin që mbetet ende në pozicionin ku duhet të shesë këtë verë, ai mund të largohet për një çmim më të ulët sesa 50 milionë paundët e kërkuara fillimisht, drejt ekipeve të interesuar­a si Uolvesi.

Milani është i fondit "RedBird" apo ky i fundit është thjesht një mbulim për të maskuar pronarin e vërtetë, që mund të jetë ende "Elliott"? Është kjo pyetja që hetuesit po mundohen t'i japin përgjigje dhe gjithashtu arsyeja e mësymjes së policisë financiare në selinë e "Djallit" pasditen e së martës. Sipas vlerësimit të prestigjio­zes "Forbes", aksionet kuqezi më 31 maj të vitit të kaluar vlenin 1.3 miliard euro dhe rritja e tyre nën menaxhimin e "Redbird" ishte me 17 për qind. Drejtësia e çmimit të shitjes së Milanit është gjithashtu ndër çështjet në qendër të hetimit milanez, gjë që ngre dyshime për shitjen aktuale të skuadrës kuqezi nga fondi "Elliott" te "Redbird", për një shifër që prej kohësh konsideroh­et shumë e lartë. Hetimet synojnë të zbardhin edhe arsyen e pretendimi­t të simulimit të shitjes. Po çfarë interesi kanë dy fonde që menaxhojnë portofole që i kalojnë dhjetëra miliardë euro të spekulojnë me shitjen e një klubi? Kjo pyetje vështirë se do të marrë ndonjëherë përgjigje, por mënyra e transaksio­nit ka ngjallur aq shumë dyshime sa që prokurorët kanë nisur hetimin në qendër të së cilit janë ish- administra­tori i Milanit, Ivan Gazidhis dhe ai aktual, Xhorxho Furlani. MANOVËR DYSHUESE E çuditshme edhe huaja e shitësit sipas së cilës fondi "Elliott" i ka huazuar rreth 500 milionë euro "Redbird"t në momentin e kalimit të pronësisë. Xherri Kardinale ka ende një vit kohë për të shlyer detyrimin dhe kërkon investitor­ë, por ndërkohë hetimi do të vazhdojë dhe klubi mund të ketë penalizime ekonomike e po ashtu sportive. Në dosjet dhe celularët e sekuestrua­r të martën, janë pikasur të paktën 40 fjalë kyçe që dendësojnë tezën e prokurorëv­e, megjithatë nuk ka ende asnjë provë që të vërtetojë se nga drejtuesit kuqezi janë fshehur veprimet apo të jenë manipuluar. Studimi i dokumentev­e vijon dhe është shumë herët për përfundime, megjithatë nga zyrat e "Casa Milan" filtron një lloj optimizmi dhe nuk ka asnjë shenjë tensioni në lidhje me situatën. Interesimi më i madh është drejt ndeshjes së sotme e më pas do të ketë edhe një hetim të brendshëm për të parë nëse ka rrjedhje informacio­ni apo nëse palë të tjera kanë stisur këtë sulm ndaj "Djallit".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania