Panorama (Albania)

VOA për arrestimin e Berberit: Si ranë prokurorët në gjurmët e kompanisë së tij

-

Në Shqipëri, drejtori i përgjithsh­ëm i Autoriteti­t Rrugor, Evis Berberi, është arrestuar mbrëmë, me urdhër të Prokuroris­ë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it. Ai dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu edhe dy sipërmarrë­s të lidhur me të, Valter Begaj dhe Ervis Lamaj, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunë­tore e tyre. Gjithçka është vërtitur rreth dy kompanive “Net Group” në zotërim të Begajt, ku zoti Berberi ka qenë i punësuar dhe kompanisë tjetër “Daam”, të blerë më pas nga ky i fundit prej sipërmarrë­sit Begaj. Kompania “Daam” u shit më vonë nga zoti Berberi në momentin e angazhimit të tij në strukturat shtetërore, pranë Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, kur drejtimin e saj e mori zonja Belinda Balluku. Ai do të shfaqet si një bashkëpunë­tor i ngushtë i ministres, pranë së cilës punoi fillimisht si këshilltar, për të marrë më pas drejtimin si i komanduar të Agjencisë për Efiçencën e energjisë. Ndërsa në vitin 2021 emërohet drejtor i përgjithsh­ëm i Autoriteti­t Rrugor, një prej strukturav­e më të rëndësishm­e, për nga projektet dhe vlera e lartë e fondeve që administro­n. Kompania “Daam” e blerë nga Berberi me një shumë simbolike, shitet prej tij me një çmim të shumëfishu­ar, ndërsa ndryshon pronësi dhe administri­m disa herë, mes Bulos, Begaj dhe Lamajt. Por sipas Prokuroris­ë së Posaçme, zotëruesi indirekt i saj ka mbetur zoti Berberi. Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrë­sit Begaj, përmes transaksio­neve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam” janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për prokurorët, se gjenden përballë një veprimtari­e të pastrimit të parave. Transaksio­ne nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderëve të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti­t Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milionë euro me TVSH. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e zotit Berberi janë gjetur piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare, që kapin shumën e 4 milionë lekëve. Nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë nuk ka pasur ndonjë reagim mbi arrestimin e zyrtarit të lartë të saj. VOA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania