Panorama (Albania)

Abuzimet e Berberit, SPAK: Nga 100 mijë lekë bëri 3 milionë euro

Zbulohet dokumenti, “Kompania shitet për zero lekë nga Lami te Begaj” Si lindi bashkëpuni­mi mes drejtuesit dhe dy miqve, përfitimet nga tenderët dhe udhëtimi për në Turqi i Berberit, që kushtoi 5 mijë euro

- TIRANË

SPAK ka zbuluar dhe skemën e shitblerje­s së kompanive që përfituan tendera, por që në fakt kanë të njëjtët drejtues.

Siç shihet në kontratën e shitjes, rezulton se në 2018 Valter Begaj i ka shitur 100 mijë Lekë të reja kompaninë ‘ B- VAAL ENG- 10’, Evis Berberit. Kjo kompani u themelua në tetor 2017 dhe kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.. Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘ B- VAAL ENG10’ në DAAM. Pesë muaj më vonë, në 31 Janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro. Në 2019 në një mbledhje ku ortake është dhe Brunilda Buli vendoset zgjerimi i shërbimit të kompanisë me ndërtim i impianteve eolike, impianteve fotovoltai­ke dhe impianteve hidrike për prodhimin e energjisë elektrike, prodhimin e energjisë termike nga burime të rinovueshm­e. Këto lëvizje janë bërë teksa Berberi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë. Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, ish- ortakut Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro. Pas afro 2 muajsh, më 21 shkurt 2022, Valter Begaj ia shet kompaninë Ervis Lamit për rreth 2 milionë Euro. Një muaj më vonë, Ervis Lami ia shet sërish kompaninë “Daam” Valter Begajt me vlerë zero lekë.

Janë të shumta faktet dhe detajet që kanë shoqëruar operacioni­n e SPAK dhe të BKH- së për të sjellë në pranga kreun e ARRSHsë, Ervis Berberin. Janë kontrata shitblerje kompanish, paketa udhëtimi dhuratë për drejtorin dhe familjen e tij, piktura e kushtueshm­e në banesë dhe paratë ‘ cash’ që fundosin Berberin, i cili është lënë në arrest me burg tashmë.

DOKUMENTI

Është zbuluar një nga kon

tratat e shitjes së kompanisë “Daam”, e cila ishte në zotërim indirekt nga drejtori i ARRSH- së, Evis Berberi, i cili është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës për pastrim parash dhe korrupsion. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala tregohej se si biznesmeni Ervis Lami ia ka shitur kompaninë “Daam” për një shumë prej 0 lekësh Valter Begajt, i cili ka qenë pronar i mëparshëm i firmës. “Shitësi Ervis Lami deklaron se i shet blerësit Valter Begaj, ( pronar i mëparshëm i subjektit) 100% të këtyre kuotave, kundrejt

vlerës 0 lekë, pasi shitësi tërhiqet nga pronësia dhe të dyja palët nuk kanë asnjë pretendim ndaj njëri- tjetrit”, - thuhet në kontratën e shitjes të bërë më 29 mars të vitit 2022. Këtë kompani, drejtori i ARRSH- së, Evis Berberi, njëkohësis­ht bashkëpunë­tori më i ngushtë i ministres së Infrastruk­turës, Belinda Balluku, ia ka blerë për shumën prej 800 eurosh biznesmeni­t Valter Begaj në vitin 2018, një vit pasi ai e kishte themeluar. Ervis Lami në vitin 2017 është caktuar si përfaqësue­s i posaçëm i shoqërisë, ndërkohë që në vitin 2019, Evis Berberi është emëruar këshilltar i Belinda Ballukut dhe firmën “Daam” ia ka shitur për një shumë prej 600 mijë eurosh shtetases Brunilda Buli. Kur Evis Berberi është emëruar nga ministrja Belinda Balluku, drejtor tek Efiçenca e Energjisë dhe gjatë kohës që ishte drejtor i ARRSH- së i ka dhënë tenderë biznesmeni­t Valter Begaj.

FATURA E PUSHIMEVE

Gjatë hetimeve të Prokuroris­ë së Posaçme agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbuluar një faturë ku nga llogaria bankarë e shoqërisë “Daam” sh. p. k, në një bankë të nivelit të dytë është paguar shoqëria Arlo Travel “Blu Tour Operator” sh. p. k., me një vlerën 5,000 euro. Sipas verifikime­ve të kryera nga agjentët e BKH rezulton se shoqëria “Daam” sh. p. k., ka paguar këtë shumë për një paketë turistike për shtetasin Evis Berberi dhe familjen e tij ( bashkëshor­ten dhe dy fëmijët e mitur). Paketa turistike për kreun e ARRSH, Evis Berberi dhe familjen e tij, ka përfshirë udhëtimin me avion nga Tirana në Antalia, që sipas këqyrjes, rezulton se nisja është bërë më datë 12.08.2020 dhe kthimi më datë 22.08.2020.

Në këtë çmim kishte të përfshirë akomodimin në hotelin “Regnum Carya Golf & Spa Resort” ne Belek, Antalia, Turqi, me dhome “Luxury”, së bashku me ushqimin “Luxury all inclusive”. Nga procesverb­ali i këqyrjes dhe marrjes së të dhënave nga sistemi TIMS, rezulton se shtetasi Evis Berberi, bashkëshor­tja e tij, Adela Ruko si edhe dy fëmijët e mitur, me date 12.08.2020 kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas, me linjën “Charter - Antalia 670- ll” dhe kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me date 22.08.2020, nëpërmjet pikës se kalimit kufitar Rinas me linjën “Charter- Antalia 670- 671”. Gjatë kontrollit të banesës së Evis Berberit e bërë më 20 shkurt të vitit 2024 janë gjetur edhe sekuestrua­r shumë të konsiderue­shme si 15, 675 euro, 3,075 paund dhe 1,436,000 lekë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania