Panorama (Albania)

Si u përdor ARRSH dhe Evis Berberi për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku

Të fshehta që kanë sjellë kosto shtesë edhe për kohëzgjatj­en e punimeve, edhe për buxhetin e shtetit që u miratuan nga Balluku

- TIRANË AFERAT

“Kontratës së Rrugës Arbrit nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, vazhdojmë sot dhe kësaj dite dhe operojmë me të njëjtën sasi parash siç është nënshkruar kontrata”, - kjo është deklarata e zv. kryeminist­res Belinda Balluku më 22 gusht 2022.

Zv. kryeminist­rja Balluku premtoi se nuk do të rriten shpenzimet për buxhetin e shtetit për Rrugën e Arbrit, edhe pse tuneli do të jetë më i gjatë dhe se do ketë zgjatim rrugësh. Por pas këtij premtimi, çdo ekspert i ekonomisë ishte përballë një pyetjeje: Si është e mundur që nuk do të paguajmë kosto shtesë për rrugën, kur kompanisë private do t’i zgjaten afatet dhe kur gjatësia e tunelit nuk do të jetë e njëjta me projektin e miratuar?! Paralelish­t me lidhjen e kontratës koncesiona­re për Rrugën e Arbrit, në nëntor 2018, do të shpallej edhe fituesi nga Ministria e Infrastruk­turës për shërbimet inxhinieri­ke të pavarura për zbatimin e kësaj kontrate. Ky tender u fitua nga bashkimi i kompanive “GR ALBANIA” dhe “GAUFF Gmbh & Co Engineerin­g” me ofertë 535 milionë lekë me TVSH ose 5.4 milionë euro.

“GR ALBANI”, TENDERI I 2018 PËR RRUGËN E ARBRIT, MBIKËQYRJE “GJOKA KONSTRUKSI­ON”

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në vitin 2022 është bërë shtesë për këtë kontratë. Por vazhdimi i kontratës me “GR ALBANIA” ngre pikëpyetje për konflikte interesi nga kjo kompani. Më 20 shtator 2017, bashkimi i kompanive “Alb- Star”, “AGNA SHA” dhe “GR ALBANIA” do të themelonin kompaninë “GRABOVA HYDROPOWER”, pasi sapo kishin fituar kontratën koncesiona­re për ndërtimin, operimin dhe transferim­in e hidrocentr­alit “Grabovë 1” nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë. Megjithatë në vitin 2021, ekuilibrat brenda kompanisë koncesiona­re “GRABOVA HYDROPOWER” do të ndryshonin. Më 5 prill 2021, “Gjoka Konstruksi­on” do të blinte 34% të aksioneve nga kompania “Alb- Star” për kontratën e hidrocentr­alit me afat përdorimi 35 vite.

TRANSFERIM­I NGA “GJOKA KONSTRUKSI­ON” TEK “ALB- STAR”

Pra, zyrtarisht prej prillit 2021, kompania “GR ALBANIA”, e cila supervizon punimet e kompanisë “Gjoka Konstruksi­on” për Rrugën e Arbrit është në ortakëri me këtë të fundit. Madje, merr një shtesë prej 558 milionë lekësh ( të vjetra) nga Ministria e Infrastruk­turës për të mbikëqyrur punimet e kompanisë, me të cilën po ndërton një hidrocentr­al. Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, institucio­net duhet të jenë më të vëmendshme ndaj këtyre rasteve.

“Realisht është një problem i atyre që organizojn­ë gjithë këtë garë, tendera me para publike që jepen ndërmarrje­ve. Natyrshëm që është edhe një dobësi institucio­nale në raste mosverifik­imit fillestar apo paraprak dhe nga ana tjetër edhe investigim­it kur nuk ka përputhshm­ëri të fondeve me investimin”, - deklaron Gjokutaj për “Vetting”. Dyshimet për shkeljen e procedurav­e me tenderat bien mbi Ministrinë e Infrastruk­turës sepse sa herë që transferoh­en aksionet e një kontrate koncesiona­re, kompanitë kanë si detyrim të njoftojnë ministrinë për ndryshimet e ndodhura. Por ky tender nuk është i vetmi që ngre pikëpyetje për konfliktet e interesit. Evis Berberi kamufloi Belinda Ballukun për Rrugën e Arbrit. Më 2 gusht 2022, publikisht zv. kryeminist­rja Balluku u tha shqiptarëv­e se nuk do të kishte rritje kostosh për Rrugën e Arbrit nga buxheti i shtetit. Por një muaj pas deklaratës, ministrja Balluku nëpërmjet shkresës nr. 4014/ 16 më 7 shtator 2022 kishte miratuar transferim­in e fondeve te Autoriteti Rrugor Shqiptar nën drejtimin e Evis Berberit. Berberi nëpërmjet këtij financimi do të hapte garën për dy tendera me fond limit 2.3 miliardë lekë ose 23 milionë euro, për dy akse të ndryshme të Rrugës së Arbrit. Këto investime publike nga kompanitë private kanë ngritur pikëpyetje mbi specifikat ligjore, se si do të mbivendose­n këto punime mbi kontratën e koncesiona­rit.

SHKRESA E MINISTRES BALLUKU PËR FONDET PËR BERBERIN

Inxhinieri Spartak Tarka shprehet se duke qenë 3 – 4 sipërmarrë­s për ndërtimin e kësaj rruge ndahet përgjegjës­ia. Tarka shton se në këtë kuadër, rruga ka pasur dëmtime dhe ka pasur edhe mungesë të sigurisë rrugore. Nëpërmjet fondeve të reja,

ARRSH- ja do të hapte garën për tenderin “Sistemimi dhe rivitalizi­mi i skarpateve në Plani i Bardhë” me fond limit 1 miliardë e 170 milionë lekë, i cili shtrihet mbi Rrugën e Arbrit. Në nëntor 2022, kreu i ARRSH- së, Evis Berberi, do të shpallte fitues konsorcium­in e kompanive “SELAMI”, “COMPANY RIVIERA 2008” dhe “GARDEN LINE” me ofertë 1 miliard e 375 milionë lekë me TVSH ose rreth 14 milionë euro. Nga burimet zyrtare, “SELAMI” shpk është kompani e nënkontrak­tuar nga “Gjoka Konstruksi­on” për punimet në Rrugën e Arbrit.

TENDERI PLANI I BARDHË, “SELAMI” FITUESI, OPEN DATA

Pyetja që shtrohet nga ekspertët e prokurimev­e në këtë rast është:

Si është e mundur që kompania që është nënkontrak­tuar nga koncesiona­ri garon me këtë të fundit në një tender për të njëjtin aks? Pjesëmarrj­a e dy kompanive në një tender publik, të cilat janë duke zhvilluar bashkë një projekt tjetër publik, ngre dyshime për konflikt interesi dhe vendos në pikëpyetje rolin e ARRSH- së.

Ka qenë vetë Ministria e Infrastruk­turës, e cila për “Vetting” ka konfirmuar se “SELAMI” sh. p. k është nënkontrak­tuar nga koncesiona­ri i Rrugës së Arbrit. Në skenë del përsëri kompania “GR ALBANIA”, në pronësi të Gentjan Filajt dhe Reald Mansakut, e cila ka fituar tenderin për supervizim­in e kësaj rruge, ndërkohë që ka qenë duke supervizua­r koncesiona­rin në të gjithë gjatësinë e këtij aksi.

BALLUKU RISHIKOI BUXHETIN PËR RRUGËN E ARBRIT

Premtimet e zv. kryeminist­res, Balluku për Rrugën e Arbrit nuk janë shkelur vetëm me afatet, të cilat kanë shtyrë punimet për ndërtimin e tunelit të Murrizit me 20 muaj. Një muaj pasi Balluku transferoi fondin për ARRSH- në, ky institucio­n do të shpallte tenderin për sistemimin dhe rivitalizi­min e skarpatave në Shkallën e Tujanit me vlerë 1 miliardë e 112 milionë lekë ose 11 milionë euro. Ky aks, ashtu si Plani i Bardhë shtrihet në Rrugën e Arbrit dhe gara për këtë tender është finalizuar në nëntor 2022 me ofertë fituese nga konsorcium­i i kompanive “AnteGroup”, “FERRO BETONCONST­RUCTION CO” dhe kompanisë turke “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET” me vlerë 1 miliardë e 335 milionë lekë me afat 18 muaj.

Por nga kërkimet në terren zbulohet se tabela e punimeve për këtë projekt është me afat 13 muaj, duke ngritur pikëpyetje se si janë ndryshuar afatet për këtë kontratë. Ky segment të krijon përshtypje­n e legjendës së murimit, sa herë ka reshje të rrëmbyeshm­e dhe vërshime gurësh nga pjerrinat ndanë “Rrugës së Arbrit”. Në total, nga Ministria e Infrastruk­turës, nëpërmjet Evis Berberit janë tenderuar 27 miliardë

Paralelish­t me lidhjen e kontratës koncesiona­re për Rrugën e Arbrit, në nëntor 2018, do të shpallej edhe fituesi nga Ministria e Infrastruk­turës për shërbimet inxhinieri­ke të pavarura për zbatimin e kësaj kontrate. Ky tender u fitua nga bashkimi i kompanive “GR ALBANIA” dhe “GAUFF Gmbh & Co Engineerin­g” me ofertë 535 milionë lekë me TVSH ose 5.4 milionë euro.

lekë me TVSH ose 27 milionë euro vetëm për “Rrugën e Arbrit”, duke përdorur kompani private, për të fshehur shtimin e kostos. Megjithatë sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ministrinë e Financave, çelja e fondeve për dy tenderat e finalizuar nga ARRSH- ja për akset në Rrugën e Arbrit nuk kanë qenë pjesë e Projekt Buxhetit Afatmesëm dhe as pjesë e listës së investimev­e publike. Edhe pse raporti ngarkon me përgjegjës­i Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, mbledhja e Këshillit të Ministrave për rishikimin e buxhetit është drejtuar nga zv. kryeminist­rja Balluku, e cila ka firmosur ndryshimet në buxhetin e 2022.

NDRYSHIMI I BUXHETEVE, VKM NGA BALLUKU

Konkretish­t, më 29 dhjetor 2022, me anë të aktit normativ nr. 19, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Ballukut ka rishikuar buxhetin e shtetit. Këto ndryshime janë kritikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka deklaruar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave. Duhet theksuar se këto fonde nuk kanë qenë të parashikua­ra në Projekt Buxhetin Afatmesëm, e megjithatë lidhja e këtyre kontratave nga Evis Berberi është bërë në shkelje të afateve sipas audituesve. Vrulli i Ministrisë së Infrastruk­turës për fondet shtesë të Rrugës së Arbrit ka zbuluar detaje të reja. Nga të dhënat e thesarit, të përpunuara nga Open Data rezulton se ARRSH- ja ka realizuar 99% të pagesave drejt kompanisë “SELAMI” shpk për kontratën e Planit të Bardhë me vlerë 1.3 miliardë lekë, gati 6 muaj përpara përfundimi­t të projektit. Por ndryshe vijojnë pagesat për Shkallën e Tujanit, ku kompanitë që kanë fituar projektin kanë marrë 880 milionë lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Megjithatë përtej dyshimeve për korrupsion, ajo që ngre pikëpyetje të forta është shfaqja e influencës ruse, jo vetëm në sektorin e energjetik­es, por edhe tek fondet për rrugët. Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se kompania “GR ALBANIA” është në ortakëri me kompaninë ‘ TREMA ENGINEERIN­G 2", e cila ka si aksioner bilionerin rus Oleg Deripaska, një nga aleatët më të ngushtë të Presidenti­t Vladimir Putin. Për herë të parë, Deripaska iu nënshtrua sanksionev­e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018. Prej asaj periudhe, administra­ta amerikane pretendon se Deripaska iu shmang sanksionev­e në mënyra të ndryshme, duke përdorur kompani guaskë për të fshehur aktivitete­t e tij. Ndërkohë që Shqipëria ishte një nga vendet që e ka mbyllur qiellin dhe tokën për Rusinë, pas luftës së nisur në Ukrainë, oligarkët rusë përfitojnë nga burimet energjetik­e apo resurset në vendin tonë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania