Panorama (Albania)

Abuzimet, “Vetting”: Lidhja e Ballukut me incenerato­rët dhe pagesat e majme

Publikohen të vërteta të fshehura nga numri dy i qeverisë sonë Ministrja, përgjegjës­e për pagesat e kryera drejt djegësit të Elbasanit dhe Fierit në një kohë që punimet nuk ishin kryer

- TIRANË

Në kontratë shkruhet se Njësia e Zbatimit të Projektit është e përbërë nga dy përfaqësue­s nga Autoriteti që ka lidhur kontratën, në këtë rast 2 përfaqësue­s nga Ministria e Mjedisit, 1 përfaqësue­s nga Ministria e Infrastruk­turës dhe dy zyrtarë nga Bashkia e Fierit.

Por gjatë komisionit hetimor në momentin që deputetja e opozitës, Dhurata Çupi ka pyetur Ballukun për kompetenca­t e Ministrisë së Infrastruk­turës mbi Njësinë e Zbatimit të Projektit, diskutimi për këtë çështje i shpëtoi mikrofonit. Nga të dhënat e siguruara për dosjen e incenerato­rëve bie në sy fakti se në hije qëndrojnë anëtarët e Njësisë së Zbatimit të Projektit, të cilët kanë përgjegjës­i për monitorimi­n e kontratës nga Ministritë dhe Bashkitë. Një detaj i vogël, por i rëndësishë­m, nga ku SPAK mund të zgjeronte rrethin e personave që kanë lejuar shpërdorim­in e parave publike, në lidhje me pagesat për shërbimeve të pakryera. Për më tepër, opozita shqiptare ka pasur rezerva në këtë drejtim, pasi sipas tyre, SPAK mund të kishte bërë më shumë me hetimet. Vetëm për incenerato­rin e Elbasanit, në total janë paguar rreth 31 milionë euro nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, si dhe nga Ministria e Infrastruk­turës. Ndërkohë shifrat për incenerato­rin e Fierit sipas pagesave të thesarit nga Open Data shkon rreth 33 milionë euro. Në lidhje me mbetjet urbane, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se raporti i dorëzuar nga Ministria e Infrastruk­turës te Ministria e Ekonomisë është jashtë afateve. Nga dokumentet evidentohe­t se diferenca midis shpenzimev­e që ka deklaruar Ministria e Infrastruk­turës dhe asaj që realisht është kryer rezulton 1 miliard e 338 milionë lekë ose 13 milionë euro për mbetjet urbane. Për incenerato­rin e Fierit dhe të Elbasanit, ishministr­i i Mjedisit, Lefter Koka, ish- deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administra­torët e kompanive të incenerato­rëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për vepra penale të lidhura me aferën e incenerato­rëve, ndërsa ishzv. kryeminist­ri Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombët­ar nga SPAK. Auditi i KLSH ka evidentuar edhe dëm ekonomik në tendera, ku gabimet e Ministrisë së Infrastruk­turës kanë sjellë keqllogari­tje të fondeve publike.

Një ndër këto tendera është kontrata për shërbimet inxhinieri­ke të pavarura për zbatimin e projektimi­t, ndërtimit dhe mirëmbajtj­es së rrugës Porti i Jahteve- Bypass Orikum, Dukat. Sipas audituesve, kjo procedurë ka rezultuar me keqllogari­tje të fondit limit. Në raport theksohet se ky gabim nga Ministria e Infrastruk­turës u ka kushtuar taksapague­sve shqiptarë 156 milionë lekë ose rreth 1.6 milionë euro më shumë.

SIPAS KLSH, MIE:

“Sa më sipër vlera për shpenzimet e rimbursues­hme prej 155,695,418 lekë me TVSH ( 186,930,000 lekë - 31,234,582 lekë) është e paargument­uar dhe e pajustifik­uar mbi bazat ligjore nga grupi i hartimit të specifikim­eve dhe fondit limit, vlerë e cila është përfituar padrejtësi­sht nga sipërmarrë­si i “Shërbimeve inxhinieri­ke të pavarura për zbatimin e Kontratës Koncesiona­re/ PPP” në dëm të buxhetit të shtetit”, - thuhet në dokumentin e KLSH. Dyshimet për korrupsion me këtë tender përforcohe­n kur zbulojmë mënyrën se si është bërë gara për tenderin në vitin 2021. Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, por 5 janë shkualifik­uar nga Ministria e Infrastruk­turës pasi nuk plotësonin kushtet, duke e shënuar tenderin me flamur të kuq me indicie për fitues të paracaktua­r. Më 4 maj 2021, shkualifik­imi i konkurrent­ëve ka shpallur automatiki­sht fitues bashkimin e kompanive “Gjeokonsul­t & Co” në pronësi të Xhevahir Mustafës dhe “Geosat Group”, me ofertë 1 milion lekë më pak se fondi limit. Kujtojmë se “Gjeokonsul­t & Co”, është e njëjta kompani që ka marrë në mbikëqyrje kontratën për Shkallën e Tujanit, e akorduar përtej parashikim­eve të buxhetit për Rrugën e Arbrit. KLSHja është ndalur edhe mbi shpronësim­et dhe procedurat e kryera nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësim­it, ku sipas audituesve nuk janë ndjekur praktikat e negocimit. Konkretish­t në aktet nënligjore që rregullojn­ë procesin për shpronësim­et dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik nuk janë përditësua­r me qëllim përshtatje­n e tyre me ndryshimet ligjore. Nga dokumentac­ioni rezultoi se përgjatë periudhës së auditimit, Ministria e Infrastruk­turës dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësim­it kanë zhvilluar 187 procese gjyqësore për shpronësim­in, të cilat sipas KLSH- së nëse do të kishin ndjekur praktikën e negociatav­e, do të sillnin ulje të faturës së shpronësim­it për buxhetin e shtetit. Ndërkohë që incenerato­rët kanë “djegur” vetëm para, rrugët financohen e ri financohen pa plane të qarta. Por shkeljet dhe dëmet e shkaktuara nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë kanë cenuar drejtpërdr­ejt buxhetin e shtetit duke u bërë një barrë e rëndë për shqiptarët. Megashkelj­et në proceset e tenderëve, koncesione­ve dhe sidomos rishqyrtim­et e buxheteve financiare për projektet rrugore të pasqyruara në raportet e KLSH, nuk eklipsojnë edhe auditimet e fundit nga KLSH- ja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania