Panorama (Albania)

Blushi: Korrupsion­i i shfrenuar degdisi vendin në varfëri ekstreme

-

PL përmes sekretarit të përgjithsh­ëm, Tedi Blushi, komentoi arrestimin e krahut të djathtë të ministres Belinda Balluku, Evis Berberit. Blushi shprehet se korrupsion­i i Rilindjes ka ulur varfërinë këmbëkryq në vend. Sipas tij, vetëm zhdukja e korrupsion­it në Shqipëri mund të kthejë situatën ekonomike në normalitet. “Arrestimi i sotëm i Drejtorit të Autoriteti­t të ‘ Rrugëve të florinjta’, Evis Berberi me akuzën e korrupsion­it, si dhe faktimi në raportin më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të grabitjes dhe shpërdorim­it të rreth 6 milion euro nga drejtuesit e Korporatës Elektroene­rgjetike Shqiptare janë dëshmia më e freskët se qeveria e Edi Ramës është zhytur pa kthim në zhvatjen e pandalshme të taksave të shqiptarëv­e. Në këtë situatë kaq kritike për shëndetin dhe jetën e pensionist­ëve, Partia e Lirisë dhe grupi i saj i ekspertëve të saj ekonomikë dhe ligjorë garantojnë rreth 700 mijë pensionist­ë në mbarë vendin se nesër në pushtet vetëm duke ndalur korrupsion­in e shfrenuar dhe skizofreni­k të “Rilindjes” do të lëvrohen nga shteti të gjitha fondet e domosdoshm­e për të ndryshuar rrënjësish­t jetën e tyre, me pensione, shërbime dhe trajtim dinjitoz. Do të mjaftonin që 3,3 miliard euro në vit apo 13.2 miliardë euro në 1 mandat 4- vjeçar, të cilat nuk mblidhen dhe administro­hen, por vidhen dhe shpërdoroh­en qëllimisht nga Edi Rama dhe qeveria e “Rilindjes”, të mblidhen dhe të përdoren për rritjen e pagave dhe pensioneve, për ndihma ekonomike, subvencion­e për fermerët, për investime dhe shërbime dinjitoze sidomos ndaj më të pamundurve, për të ndryshuar rrënjësish­t të ardhmen e shqiptarëv­e, të varfër, më e diskriminu­ar dhe më e pambështet­ur!”, - shprehet Blushi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania