Panorama (Albania)

Hetimi, Basha: Nuk ka dalë asnjë urdhër nga unë më 21 janar

Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK- ut që të hetojë ngjarjen, ish- ministri i Brendshëm: Nuk i druhem hetimeve, s’kam gjë për të fshehur

- TIRANE Pa diskutim!

Lulzim Basha në një intervistë për VOA deklaroi se një bashkëpuni­m mes Edi Ramës dhe Sali Berishës po dëmton Reformën Zgjedhore.

Basha u shpreh se listat e hapura, një zonë zgjedhore, votimi elektronik dhe vota e diasporës duhet të inkorporoh­en në të ardhmen në Shqipëri. Sipas tij, PD nuk është përgjegjës­e për Reformën Zgjedhore, pasi për këto ndryshime duhet edhe miratimi i Partisë Socialiste. Basha u pyet edhe për nisjen e hetimeve për rastin e 21 janarit, duke thënë se nuk u druhet hetimeve të drejtësisë, pasi sipas tij, nuk ka asgjë për të fshehur. Ai theksoi se nga ana e tij si ministër i Brendshëm i kohës nuk ka dalë asnjë urdhër apo udhëzim për të qëlluar ndaj protestues­ve.

Z. Basha, për çfarë jeni këto dito ditë këtu në Uashington?

Jam këtu si raporter i Këshillit të Evropës në një mision, do të thosha historik për të bashkërend­uar midis Këshillit të Evropës dhe SHBA për konfiskimi­n e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicio­n të rindërtimi­t të Ukrainës.

Zoti Basha, këto ditë ka pasur një përpjekje për dakordësi mes shumicës socialiste dhe shumicës së deputetëve demokratë që mbështesin ish- kryeminist­rin Sali Berisha për të rikthyer normalitet­in në jetën parlamenta­re. Cili është komenti juaj, reagimi juaj për këtë zhvillim të ri?

Për çdo zhvillim në Shqipëri, standardi i ri i një kulture të re politike, që ne si Parti Demokratik­e aspirojmë ta ndërtojmë në dialog me gjithë shoqërinë është përgjigja ndaj një pyetjeje: A u shërben shqiptarëv­e dhe si u shërben shqiptarëv­e? Nisur nga zhvillimet e fundit në Shqipëri, mund të them që paralajmër­imet tona prej kohësh kanë treguar që zoti Rama dhe zoti Berisha bashkëpuno­jnë për interesat e tyre, por kundër interesave të shqiptarëv­e.

Kundër cilave interesa në këtë rast?

Reformës Zgjedhore, në veçanti. Ne kemi një kohë të gjatë që kemi paraqitur në Komisionin e Reformës Zgjedhore propozime, të cilat shkojnë përtej interesave partiake, por janë në interes të qytetarëve. Të tillë janë propozimi për listat e hapura; që qytetarët të zgjedhin vet se cilin do të dërgojnë në Parlament dhe jo kryetarët e partive. Kjo është zhbërja ‘ de facto dhe de jure’, nëse propozimi do të adoptohej, i ndryshimev­e kushtetues­e Berisha – Rama të vitit 2008. Po kështu është propozimi ynë për barazinë e votës, sepse sot në Shqipëri, falë këtij sistemi është e qartë se nuk ka barazi vote. Me 8 mijë e 500 vota zgjidhet deputeti në Vlorë, por duhen 13 mijë e 500 vota për të zgjedhur deputetin në Kukës. Të dy këto lidhen me dy propozime të tjera që kanë të bëjnë me vendime të Gjykatës Kushtetues­e si vota e diasporës, vota e shqiptarëv­e jashtë Shqipërisë,

Megjithatë, partia juaj ka qenë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore prej një kohe të gjatë dhe ka një vit e gjysmë që ky komision nuk ka arritur përparim. A mban përgjegjës­i partia juaj për këtë mungesë përparimi? Vetëm kohët e fundit ju keni kërkuar që të ecet me reformën zgjedhore, ndërsa në një vit e gjysmë nuk u bë asgjë.

Përgjegjës­ia e PD- së është nëse ka një rol aktiv apo jo. Kam kënaqësinë të them se përfaqësue­si i Partisë Demokratik­e, bashkëkrye­tari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, e njëkohësis­ht sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, zoti Alibeaj, bashkë me ekipin e ekspertëve ka kontribuar gjatë gjithë këtij një viti e gjysmë në dy blloqe të mëdha. Blloku i parë ka qenë blloku i propozimev­e për të luftuar dukuritë e shitblerje­s së votës, përdorimit të administra­tës publike, presionit ndaj votuesve, përdorimit të administra­tës shtetërore dhe të aseteve shtetërore. Blloku i dytë i propozimev­e ka që në nëntor në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe përmban katër propozime: listat e hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votimi elektronik dhe numërimi elektronik, si dhe vota e diasporës. Sigurisht që duhet vullneti i palës tjetër.

Komisionit më 21 mars i mbaron mandati. Çfarë do të ndodhë më tej?

Nuk na takon ne që të themi se çfarë do të ndodhë më tej. Ajo që na takon ne është që do ta vazhdojmë betejën për këto parime, për këto vlera, për këto standarde, të cilat janë pjesë e vizionit tonë me koherencë dhe me kohezion me gjithë ato komponentë të opozitës properëndi­more dhe euro- atlantike, për të vendosur në Shqipëri në shinat proceset zgjedhore, që kanë kohë që kanë dalë prej shinave. Mund të themi me gojën plot që Partia Demokratik­e ka pjesë të përgjegjës­isë për këtë, qoftë me ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008, dhe pasojat e këtyre ndryshimev­e. Prandaj them me gojën plot që pyetja e vetme që duhet t’i përgjigjet çdo politikan është: A i shërben kjo Shqipërisë? Qartësisht ajo që po ndodh nuk është në interes të qytetarëve shqiptarë, por është në interesat personale të zotit Rama dhe të zotit Berisha.

Pas shpalljes “non- grata” të z. Berisha, ju e përjashtua­t atë nga grupi parlamenta­r i PD- së, por ju nuk arritët të mbanit partinë të bashkuar. Si e shpjegoni faktin që sot shumica e PD mbështet z. Berisha?

Unë nuk do të futem në një debat numerik, i cili gjithsesi bazohet mbi perceptime­t e një pale, apo një tjetre. Dua të them se të luftosh për të vërtetën, të luftosh për të drejtën vjen me sakrifica dhe me kosto të mëdha. Por të mos luftosh për to është krimi më i madh kur je në shërbim publik, në shërbim të qytetarëve, kur je në politikë, sepse praktikish­t dëmton interesat e tyre, varros shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që ka ndodhur në Shqipëri. Politikanë­t kryesorë në një teatër të sinergjizu­ar me njëri- tjetrin, faktikisht kanë vrarë shpresën në Shqipëri dhe problemi kryesor i shqiptarëv­e është që sot ata nuk besojnë tek institucio­net demokratik­e dhe tek proceset zgjedhore. Ndaj misioni ynë kryesor është që të kthejmë besimin tek politika, si një instrument ndryshimi për të mirë, tek politika me fytyrë njerëzore, tek politika që mbron dhe promovon interesat e njerëzve dhe jo të një grushti politikanë­sh, që kanë 34 vjet, që nga rënia e komunizmit që urdhërojnë shqiptarët dhe vendosin për fatet e tyre.

Megjithatë, shifrat nuk mund të anashkaloh­en lehtë. Numri i deputetëve që iu mbështetin ju është më i vogël se numri i deputetëve që mbështesin zotin Berisha. Siç u pa edhe me zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri, numri i votave për këtë krah të Partisë Demokratik­e ishte më i madh se pjesa tjetër…

Prandaj nuk dua të futem në debate numrash, sepse në rastin e Partisë Demokratik­e, ajo nuk kandidoi në 51 bashki… Përsa i takon numrit të deputetëve, ata janë individë që janë aty sepse kanë qenë në një listë të mbyllur emërore të renditur nga kryetari i partisë, prandaj mendoj që t’i ikim debatit mbi numrat.

Zgjedhjet e përgjithsh­me po afrojnë. Ato janë vitin e ardhshëm. Cila është oferta juaj për mbështetës­it?

E para dhe kryesorja është që të heqim dorë nga kjo telenovelë e shëmtuar, që luhet në kurriz të shqiptarëv­e. Ditë për ditë shikojmë një teatër me akuza e kundërakuz­a, që pastaj natën shuhen apo kthehen në pazare. Kjo është mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe Shqipërisë dhe shqiptarëv­e u ka kushtuar shumë. Hapja e një dialogu të drejtpërdr­ejtë me qytetarët për ne do të thotë në radhë të parë, jo thjesht që të tregojmë me gisht se çfarë po ndodh në kurriz të tyre, sepse këtë shqiptarët e provojnë vet, por çfarë ofrojmë ne dhe a është kjo një ofertë e besueshme dhe a ka një rrugë të besueshme për ta realizuar këtë? Që nga sistemi i taksave, i cili po rëndon gjithmonë e më shumë mbi sipërmarrj­en e ndershme, mbi profesioni­stët, tek gjendja e fermerit shqiptar, e cila është më e rënda se e çdo fermeri në Ballkan, më e keqe se fermeri në Kosovë apo në Maqedoni të Veriut për shkak të mungesës së subvencion­eve, investimev­e dhe për shkak të mungesës së aksesit në treg. Gjendja e rinisë, ku lidhet gjithçka me situatën në arsim, në universite­te, në tregun e punës. Gjendja e pensionist­ëve shqiptarë, që është më e dobëta nga gjithë pensionist­ët e Ballkanit perëndimor. Pra, një ofertë realiste, sepse do të bazohet mbi realitetin dhe mundësitë që ka Shqipëria dhe një ekip të besueshëm, që ta realizojë këtë program, pra të mos mbetet në një program elektoral, por të kthehet në një program qeverisës.

Ju kritikuat udhëheqësi­t politikë, që janë aty për një kohë të gjatë, por edhe ju vetë jeni në politikën shqiptare për shumë vite. Që nga përjashtim­i i zotit Berisha nga grupi parlamenta­r i PD- së, ju keni kërkuar ndjesë për gabimet tuaja, por nuk keni përmendur konkretish­t se për çfarë. A mund të ndani me elektorati­n tuaj dhe me ne disa nga ato gjëra, që sot do t’i bënit ndryshe?

Në të gjitha rastet që kam pasur, së fundi edhe në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratik­e, e kemi shteruar se çfarë është bërë gabim. Kurrë nuk duhet të kemi hezitim për të kërkuar ndjesë për atë që është bërë gabim, por e rëndësishm­e për shqiptarët është se çfarë ofrojmë ne sot. Pse ata duhet të drejtojnë sytë nga PD? Dhe unë ju them se ka dy arsye: E para, sepse ajo është e vetmja forcë politike, që ka hartuar një program të qenësishëm, jo parulla elektorale, jo diçka për t’iu përgjigjur shijes apo kërkesave të momentit, por një program, i cili bazohet në një njohje të thellë të realitetit, të problemeve, që Shqipëria ka, si dhe të mundësive për t’u dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Ky program është produkt i një ekipi ekspertësh, jo politikanë­sh, me asistencë nga ekspertë perëndimor­ë, evropianë dhe të SHBA- ve. Arsyeja e dytë, të cilës po i afrohemi me shpejtësi; nuk jemi ende aty, është ekipi i Partisë Demokratik­e, i cili do të përbëhet nga njerëz me reputacion, të kenë besim në komunitet, jo njerëz që e shohin politikën si një profesion për veten e tyre, por si një shërbim ndaj njerëzve. Jam i bindur se me përfundimi­n e procesit të riorganizi­mit të PD, shumë shpejt në një dialog, në një debat, jo në kulisa, do t’u japim shqiptarëv­e një ekip prej 140 kandidates­h dhe kandidatës­h, të cilët do të jenë një pasqyrë e më të mirës, ku shqiptarët të kenë vërtet besim se do të përfaqësoh­en dhe mbrohen interesat e tyre dhe jo interesa klanesh, tarafesh apo personash të caktuar.

Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK, që të regjistroj­ë një proces penal për ngjarjet e 21 janarit dhe na kallëzim është edhe emri juaj. Në atë kohë ju keni ministër i Brendshëm. A u druheni hetimeve për këtë rast?

Aspak! Unë kam kërkuar prej fillimit një hetim të plotë dhe transparen­t. Sigurisht nuk komentoj asnjë vendim gjykate. Kanë kaluar 13 vite dhe është qartë besoj edhe për familjet e viktimave, që rasti është përdorur për politikë, për përfitime të ngushta politike. Mund të shohim madje edhe njerëz që janë akuzuar natën e 21 janarit, por që pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetarë degësh apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Është një lojë e pistë edhe me gjakun e këtyre katër viktimave të pafajshme.

Megjithatë, viktimat u vranë nga plumbat e ardhur nga ndërtesa e Kryeminist­risë, në kohën që ju ishit ministër i Brendshëm.

Dhe për këtë kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparen­t, sepse unë personalis­ht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëz­uar nga politika.

Ju e përjashton­i çdo mundësi që një urdhër apo udhëzim të ketë dalë nga ju atë ditë?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania