Panorama (Albania)

Begaj në “Global Baku Forum”, takon homologun azer dhe kryeminist­rin Asadov

-

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë pune në Azerbajxha­n. Gjatë kësaj vizite Presidenti Begaj mori pjesë në “Global Baku Forum”, një takim i përvitshëm që mbledh udhëheqës dhe personalit­ete nga e gjithë bota, presidentë, kryeminist­ra, ekspertë të fushave të ndryshme dhe drejtues të organizata­ve ndërkombët­are. “Fixing the Fractured World” ishte tema e “Global Baku Forum XI” për këtë vit, në të cilin Presidenti Begaj mbajti një fjalë të posaçme, ku theksoi domosdoshm­ërinë e thellimit të bashkëpuni­mit mes shteteve dhe qeverive për të përballuar me sukses sfidat aktuale. Në lidhje me rolin e Shqipërisë në rajon, Kreu i Shtetit rikonformo­i orientimin euroatlant­ik dhe qëndrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e si faktor kyç për paqen dhe stabilitet­in e rajonit. “Në këndvështr­imin e Shqipërisë, si një aleate e palëkundur në NATO dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, pasojat e këtij konflikti dhe roli ynë në arkitektur­ën mbarë evropiane të sigurisë janë thelbësore. Shqipëria, e gjendur në udhëkryqin e interesave të mëdha gjeopoliti­ke, është mëse e vetëdijshm­e për rëndësinë e stabilitet­it dhe bashkëpuni­mit. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësim­it në BE nuk është vetëm një dëshmi e përkushtim­it tonë ndaj vlerave demokratik­e, reformave ekonomike dhe shtetit të së drejtës, por, gjithashtu një tregues i qartë i përkushtim­it tonë për të kontribuar në mënyrë sa më të efektshme për sigurinë dhe prosperite­tin e kontinenti­t evropian”, - tha ai. Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me homologun Ilham Aliyev, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëni­et shumë të mira politike midis dy vendeve, perspektiv­at, si dhe përforcimi­n e bashkëpuni­mit ekonomik me fokus tek energjia dhe turizmi. Gjatë takimit me Presidenti­n e Azerbajxha­nit, Aliyev, u vlerësuan zhvillimet pozitive mes dy vendeve ( heqja e vizave për shtetasit e dy vendeve dhe krijimi i Komitetit të Përbashkët Shqipëri- Azerbajxha­n në ekonomi, teknologji dhe industri).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania