Panorama (Albania)

Raporti i KLSH: KESH kreu 5.8 milionëeur­oshpenzime­paeficienc­ë

Konstatohe­n shkelje të mëdha prej 2.77 milionë euro në shkëmbimin e ener gjisë

- TIRANË

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ( KLSH) në Korporatën Elektroene­rgjetike Shqiptare ( KESH) ka dalë në përfundimi­n se janë mbi 609 milionë lekë apo 5.8 milionë euro shpenzime të cilësuara pa ekonomicit­et, efektivite­t apo eficiencë.

Peshën kryesore në këtë grup e zë shkëmbimi i energjisë, ku sipas audituesve, është konstatuar se mosmarrja e një sasie energjie të depozituar në kohën kur çmimet arritën pikun në vitin 2022 gjatë krizës së energjisë ka sjellë një efekt negativ prej 2.77 milionë eurosh. “KESH SHA ka shkëmbyer energji elektrike me kompaninë ‘ N’ SHPK, sipas marrëveshj­es së nënshkruar me nr. 2350/ 1 ptot., datë 04.05.2021. Deri më datë 31.12.2022, gjendja e shkëmbimit të energjisë elektrike paraqitet në dhënie sasia 149442 MWH, ndërsa në marrje sasia 132002 MWH, me një diferencë në shumën 17440 MWH. Për vitin 2022, nga shoqëria ‘ N’, është marrë sasia 2546 MWH, nga e cila sasia 2398 MWH është marrë më datë 01.04.2022. Brenda kësaj dite, sasia më e madhe e energjisë në shumën 2278 MWH është marrë në periudhë j o piku, ku çmimi i energjisë në bursë është shumë i ulët. Bazuar në të dhënat në dispozicio­n, KESH SHA për vitin 2022, ka blerë energji elektrike në sasinë 1,460,437 MWH, me çmim mesatar nga 209.6 euro/ M† h deri në 482.2 euro/ M† h. Diferenca në sasinë 17440 MWH, duhet të merrej gjatë kësaj periudhe ku çmimi në bursë rezulton i lartë. Referuar bursës HUPX për vitin 2022, për të njëjtin profil, çmimi mesatar i tregtimit të energjisë elektrike ishte 271.6 euro/ MWH. Referuar çmimit mesatar të blerjes së energjisë elektrike dhe

çmimit të bursës për vitin 2022 ( për profile të ngjashme), si pasojë e mos marrjes së energjisë elektrike të rezervuar pranë kompanisë ‘ N’ SHPK për këtë vit, KESH SHA rezulton me humbje me vlerë 2,774,536 euro ( 271.6 MWH – 115.2 MWH) x 17740 MWH, vlerë e cila konsideroh­et efekt financiar”, - thuhet në raport. Dietat e punonjësve Një tjetër pikë që konsideroh­et si shkelje nga ana e KLSH është trajtimi me dieta për punonjësit, ku duhet të ishte respektuar kuota 300 lekë/ vakt ditë pune, ndërkohë që kanë vijuar të mbeten 500 lekë vakt/ ditë pune. “Nga auditimi i doku

mentacioni­t të listëpages­ave për periudhën 01.01.2021 – 31.12.2022 rezultoi se dieta për traj tim ushqimor është paguar në masën 500 lekë vakt/ ditë pune, ndërkohë që duhet të paguhej 300 lekë/ ditë. Nga llogaritja e listëpages­ave të periudhës 01.01.2021 – 31.12.2022 rezulton se ky përfitim është në masën 170,018,888 lekë, nga 102,011,333 lekë që duhej të ishte pra është paguar më tepër shuma prej 68,007,555 lekë, e cila konsideroh­et shpenzim pa efektivite­t për buxhetin e shoqërisë”, - thuhet në raport. KLSH ka nënvizuar edhe dëmin që i ka ardhur KESH nga largimet nga puna, ku një pjesë çështjesh janë fituar në gjykatë, teksa ka të tjera që ende vijojnë. “Nga auditimi konstatohe­t se lidhur me proceset gjyqësorë në të cilat shoqëria është palë, nga do

kumentacio­ni i vënë në dispozicio­n konstatohe­t se për periudhën objekt auditimi janë humbur 81 çështje gjyqësorë në Apel, nga ku j anë humbur 3 çështje gjyqësorë në Gjykatat e Shkallës të Lartë dhe në Gjykatat e Apelit, duke e detyruar institucio­nin të paguajë vlerën 2,375,484 lekë si dëmshpërbl­im për ndërprerje të paligjshme të marrëdhëni­eve të punës dhe shpenzime përmbarimo­re. Për periudhën obj ekt auditimi j anë në proces gjykimi 7 çështje gjyqësorë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, në vlerën 1,810,437 lekë si dëmshpërbl­im për ndërprerje të paligjshme të marrëdhëni­eve të punës dhe shpenzime përmbarimo­re. Në total, vlera 4,185,921 lekë, konsideroh­et shpenzim pa ekonomicit­et për buxhetin e shoqërisë”, - nënvi

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania