Panorama (Albania)

Stendat e birrës “Kuqalashe” mbushin sheshet kryesore, gati për sezonin

Dita e Verës, Shqiptarët trokasin gotat me shijen e birrës “Tirana” e “Korça”

-

Si çdo vit, në Ditën e Verës, krahas festimeve në kryeqytet nuk mund të mungonte shija e birrës. “Hysenbelli­u Group” u përfaqësua me dy birrat autentike shqiptare, me “Birra Korça” dhe “Tirana”, kjo e fundit e përfaqësua­r nga birra “Kuqalashe”. Stendat e birrave cilësore dhe aq të preferuara u pozicionua­n në sheshet dhe akset më të frekuentua­ra të Tiranës. Vendësit dhe turistët e pranishëm kanë ngritur gotën për të uruar ditët me diell dhe momentet e bukura verore. Në këtë datë të shënuar marsi, qytetarët janë bashkuar për një festë plot gëzim dhe shije të mirë të “Kuqalashes”, e cila ketë sezon vjen me një dizajn të ri dhe shije tejet cilësore. Birra “Kuqalashe” është përgatitur me malto speciale që i jep ngjyrën karakteris­tike, të dallueshme nga të gjitha llojet e tjera të birrave, duke e veçuar atë si birrën e vetme të kuqe shqiptare. “Birra Korça” dhe “Tirana” tashmë janë gati për një sezon të shkëlqyer.

MESAZHET E URIMIT

Dita e Verës është një nga festat më të vjetra dhe gjithëpërf­shirëse në vendin tonë. Të shumta ishin eventet që u organizuan kudo, me Elbasanin që u kthye në “kryeqytet” të Shqipërisë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli dje një mesazh urimi me rastin e Ditës së Verës. Presidenti Begaj ndau me shqiptarët elementet tradiciona­le të kësaj feste, e cila kremtohet në të gjithë vendin për të lajmëruar ardhjen e pranverës. Kreu i shtetit risolli në vëmendje mënyrën se si kjo festë pritej në vendlindje­n e tij në të gdhirë të datës së 14 Marsit, kur fëmijët lajmëronin ardhjen e stinës së pranverës. “Në fëmijërinë time, 14 Marsi niste me të vegjlit që shpërndani­n në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle. Kjo bëhej për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar. Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ku shpërndau edhe një video me simbolin e Ditës e Verës së fëmijërisë së tij. Edhe kryeminist­ri Edi Rama ka dërguar mesazh urimi për Ditën e Verës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se kjo ditën paralajmër­on më shumë diell e mbarësi. Ndërsa ka uruar për qytetarët një pranverë të bukur, shoqëruar me një foto nga zbukurimet në qytetin e Elbasanit për Ditën e Verës. “Mirëmëngje­si dhe me ditën që paralajmër­on më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”, - shkruan Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania