Panorama (Albania)

Pagesat e shpejta dhe anëtarësim­i në SEPA, Sejko takim në Bankën e Italisë

Banka e Shqipërisë do asistohet nga Banka e Italisë për të modernizua­r sistemin e pagesave dhe për t’u anëtarësua­r në tregun unik të pagesave

- TIRANE

Guvernator­i Gent Sejko dhe drejtues të tjerë të Bankës së Shqipërisë zhvilluan të mërkurën një vizitë zyrtare pranë Bankës së Italisë. Gjatë vizitës, Guvernator­i Sejko u prit nga Guvernator­i i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, si dhe zhvilloi takime të rëndësishm­e me drejtues të tjerë të këtij institucio­ni. Bisedimet u përqendrua­n kryesisht në marrëdhëni­et ekonomike dypalëshe, në ecurinë e sistemit bankar shqiptar, si dhe në zhvillimet më të fundit në Eurozonë. Guvernator­i Sejko u shpreh se një ndër objektivat strategjik­ë të Bankës së Shqipërisë është modernizim­i i sistemeve të pagesave dhe më konkretish­t anëtarësim­i në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta ( Instant Payment), për të cilin Banka e Shqipërisë po bashkëpuno­n ngushtë me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Ai theksoi se përtej modernizim­it të sistemit të pagesave në vetvete dhe standardiz­imit me praktikat evropiane, integrimi në një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale vendase. Pjesëmarrj­a në SEPA mundëson kryerjen e pagesave ndërkufita­re më eficiente në terma të kostos, kohës dhe sigurisë. Nisur nga rëndësia që ka për Shqipërinë anëtarësim­i në SEPA, në kuadër edhe të procesit të integrimit evropian të vendit, ai përbën prioritet për Bankën e Shqipërisë, e cila ka përmbushur me sukses të gjitha kërkesat ligjore e rregullato­re dhe është plotësisht e angazhuar për të finalizuar procesin e aplikimit brenda muajit qershor 2024.

Gjithashtu, Guvernator­i Sejko shtoi se implementi­mi me sukses i projektit për pagesat e shpejta do të krijojë kushtet për integrimin e sistemit të pagesave në vend me sistemin evropian TIPS ( TARGET

Instant Payment Settlement), si dhe mund të shërbejë potenciali­sht si një zgjidhje shembull dhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Më konkretish­t, ky sistem do të jetë një kopje e sistemit TIPS që operon Eurosistem­i për pagesat e shpejta dhe do të ketë të njëjtat funksional­itete dhe ndërfaqe me të, duke bërë të mundur që në të ardhmen, sistemi lokal të integrohet lehtësisht me sistemin TIPS.

Banka e Shqipërisë do të përfitojë nga mbështetja teknike e Bankës së Italisë, ekspertiza dhe roli i saj i rëndësishë­m si një nga bankat anëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Guvernator­i Panetta vlerësoi kontributi­n dhe rolin e rëndësishë­m të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e stabilitet­it makroekono­mik dhe financiar të vendit. Ai theksoi se politika monetare e ndjekur dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacioni­t dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon. Gjithashtu z. Panetta vlerësoi dhe iniciativa­t e ndërmarra nga autoritete­t shqiptare për uljen e borxhit publik të vendit, i cili ka shënuar dhe nivelin më të ulët të tij për më shumë se një dekadë.

Guvernator­i Panetta çmoi lidhjet e gjata historike e kulturore midis dy vendeve, si themele të qenësishme në drejtim të këtij bashkëpuni­mi afatgjatë, i cili do të vijojë si me projektin e pagesave të shpejta ashtu edhe me projektin e krijimit të një sistemi të administri­mit dhe përpunimit të të dhënave statistiko­re.

Në këtë drejtim, Guvernator­i italian u shpreh se mbështetja dhe asistenca e Bankës së Italisë është dhe do të jetë maksimale për zbatimin e suksesshëm të projektit të modernizim­it të sistemeve të pagesave dhe ofrimit të klonit të TIPS.

Ofrimi i klonit të TIPS është një projekt me rëndësi për Bankën e Italisë, i cili përfshin përfitime konkrete për Bankën e Shqipërisë në dy drejtime. Së pari, ky projekt i jep tregut dhe ekonomisë shqiptare një infrastruk­turë pagesash të shpejta, në përputhje me standardet evropiane sipas SEPA- s, dhe në një hap zhvillimes­h e përmirësim­esh me vetë infrastruk­turën evropiane TIPS. Së dyti, përgatit tregun e ofruesve të pagesave me një infrastruk­turë ( kloni i Tips) identike me atë të përdorur nga vendet e Bashkimit Evropian ( TIPS). Kjo lehtëson integrimin e mëtejshëm të tregut në momentin e anëtarësim­it në Bashkimin Evropian dhe aksesin në infrastruk­turat evropiane të pagesave me lehtësi e me kosto minimale.

Z. Panetta u ndal në fushën e mbulimit të klonit të TIPS, e cila do të mundësojë pagesat e shpejta brenda vendit në Shqipëri në Lekë dhe ne Euro, si një infrastruk­turë që mbështet disa valuta.

Ai e adresoi rëndësinë e aksesit në SEPA, duke vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë për përfshirje­n në zonën SEPA dhe zhvillimet e deritanish­me të vendit në kuadrin ligjor e rregullati­v për t’u përafruar me kuadrin e Bashkimit Evropian.

Guvernator­i Panetta siguroi Guvernator­in Sejko se Banka e Italisë do të vazhdojë asistencën e saj në fushat si: sistemet e pagesave, mbikëqyrja bankare dhe statistika­t; si dhe ofroi mbështetje të plotë për forcimin e bashkëpuni­mit dypalësh dhe procesin e integrimit evropian, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania