Panorama (Albania)

Pensionet, kushtet për të fituar vitet e punës që nuk figurojnë në regjistra

Personi duhet të vërtetojë që nuk ka marrë pension invalidite­ti, s’ka qenë në burg e ka punuar në territorin që mbulonte ish- kooperativ­a.

- TIRANË

Të gjithë ata që kanë punuar në ishkoopera­tivat bujqësore, por nuk e kanë të dokumentua­r, nuk do të kenë më nevojë të përplasen dyerve të gjykatave me qëllim për të njohur vitet e punës.

Jo të gjithë e dinë ekzi s tencën e një ligji të miratuar “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës s punësimit në ish- kooperativ­at bujqësore”, i cili i merr të mirëqena vitet që nuk figurojnë në regjistër apo edhe kur ky i fundit mungon ( pas shkatërrim­it në ‘ 97- n), por me disa kushte.

KUSHTET

Jo kushdo mund të përdorë ligjin që pritet të marrë “OK” së shpejti në Kuvend, për të fituar vite pune, pa meritë. Duke qenë se në komunizëm njerëzit dilnin në punë fill pas përfundimi­t të arsimit të detyruar, ajo do të merret si kufi minimal moshor, por jo përpara datës së krijimit të kooperativ­ave. Ndërsa kufi maksimal për njohjen e viteve të punës për qëllim pensioni do të merret ligji 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”. Ka një procedurë të caktuar përpara se të quhet njohja e kontribute­ve për vitet që kërkohen. Personi që kërkon të njohë vite pune që nuk figurojnë në regjistër, duhet të vërtetojnë më parë, që, për periudhën e caktuar ka qenë banor i një territori ku ka patur kooperativ­ë bujqësore. Po ashtu, ISSH duhet të sigurohet se ai që kërkon të dalë në pension për kohën që pretendon se ka punuar, nuk ka qenë në burg apo s’ka përfituar pension të plotë invalidite­ti. “Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivi­sht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi: nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invalidite­tit të plotë; ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktiviteti­n e saj ish- Kooperativ­a Bujqësore”, citohet në relacion. Janë këto tre kushte që “nxjerrin zbuluar” ata që kërkojnë të përfitojnë në kurriz të ligjit, i cili përcakton gjithashtu se për çdo deklarim të rremë, do të bëhet ndjekje penale.

Vlen të përmendin po ashtu që ky ligj, në momentin që do të miratohet, nuk ka fuqi prapavepru­ese. “Periudhat e sigurimit të njohura në ishkoperat­ivat bujqësore kanë efekt për përfitime që nuk janë caktuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, citohet në nenin 5 të dokumentit të dorëzuar në kuvend. Ligji vlen jo për të gjitha ish- kooperativ­at, por vetëm për ato për të cilat nuk disponohet dokumenti i plotë i vjetërsisë në punë. Me të marrë miratimin, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përpiluar listën me ishkoopera­tivat ku njihen vitet e sigurimit, të cilën e gjeni në tabelën e mëposhtme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania