Panorama (Albania)

Prokuroria: Sherri nisi për 1 thikë, 20- vjeçari s'kishte lidhje me konfliktin

-

Ditën e djeshme dy kushërinjt­ë, Florian dhe Klajdi Muka, u shoqëruan nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Fierit, për t'u njohur me masën e sigurisë. Autori i ngjarjes, Florian Muka, u tha hetuesve se te këndi i lojërave të qytetit i ka dhënë thikën, të njëjtën që u përdor në ngjarjen e rëndë, Auron Çelajt, të cilin e njihte prej dy vjetësh dhe i kërkoi t'ia mbante për 2- 3 ditë me të drejtë kthimi.

Por edhe pas 10 ditësh nuk ia ktheu thikën, u takuan tek i njëjti vend dhe refuzoi t'ia jepte dhe aty patën debat me fjalë të rënda fyese. Dy ditë më vonë, Auroni telefonoi Florianin dhe lanë takim pranë një hoteli që t'i jepte thikën. Floriani shkoi me vëllain e tij Mandin, mori thikën pa debat dhe u larguan. 10 ditë më vonë, në të njëjtin vend, dy vëllezërit Muka u takuan me një moshatar tjetër rastësisht, Fabion, i cili i tha Florianit se "njëri ka problem me ty" dhe të tre bashkë u nisën ta takojnë. Sipas dëshmisë së Florianit, personi që takuan quhet Blerim dhe me të ishte një tjetër që nuk e njihte. Në rrëfim ai sqaron se Blerimi e akuzonte se ka sharë Auronin, por Floriani pretendon që ia kthyer se "jemi shok dhe jemi sqaruar". Më tej, Blerimi i tha të kërkojë falje, por sërish Floriani refuzoi pasi sipas tij nuk kishte arsye. Pas kësaj, Blerimi mori në telefon një tjetër të ri me emrin Nebi Alimadhi, i kërkoi të vinte pasi kishin problem. Pa kaluar 5 minuta Nebiu mbërriti, i cili nisi të shante vetë atë dhe vëllain e tij. Në këtë moment, thotë Floriani, nuk kam bërë zë pasi nuk kisha gjë më vete, ata na fyen dhe mua më goditën me pëllëmbë nga veshi, ndërsa përmendën edhe emrin e kushëririt tim, Klajdi Muka. Në datën 10 mars 2024 vëllezërit Muka po bënin xhiro pranë shkollës "Naim Frashëri" dhe panë rastësisht Nebi Alimadhin, që ishte me 2 të tjerë. Sapo e ka thirrur, vëllai i Florianit, Mandi, e goditi Nebiun me grusht. Floriani ka nxjerr thikën dhe 2 të tjerët u larguan. Më pas goditi me grushte Nebiun dhe me thikë pretendon se vetëm ka dashur ta tremb, ndërsa Nebiu u largua me vrap dhe e ndoqi për rreth 10 metër. Më vonë Nebiu e telefonoi në "Instagram" dhe i kërkoi të takohet dhe t'i kërkonte falje, pasi sipas tij të dy kanë faje. Takimin e lanë për nesër, datë 11 mars, dhe mori me vete dhe kushëririn, Klajdi Muka, ndërsa Nebiu kishte marrë me vete edhe një kushëririn e tij. Sipas Florianit, Nebiu i ka pyetur a keni thikë me vete dhe Klajdi u është përgjigjur që po, por Floriani pretendon se u ka thënë djemve që nuk kishte ardhur për sherr, u kërkoj falje dhe ta mbyllin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania