Panorama (Albania)

Ish- kreu i ALUIZNI- t hotel pa leje në Sarandë, 8 zyrtarë në pranga, 3 në kërkim

Prokuroria: 11 zyrtarë nën hetim, pasi lejuan Mariel Muratin të ndërtonte një hotel 7- katësh. Murati dhe 2 të tjerë në arrati

- SARANDË

Një hotel luksoz ka çuar në hetim dhe në pranga një numër të madh zyrtarësh në qytetin bregdetar të Sarandës.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije ditën e djeshme se Mariel Murati në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruk­sionin e një objekti ekzistues, por e kishte rrënuar të gjithin duke ndërtuar pa leje nga fillimi një hotel me 7 kate. Ish- drejtori ka arritur ta legalizojë hotelin dhe e ka vënë në funksion në vitin 2022. Të gjitha këto veprime janë kryer pasi Murati e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI- it Sarandë dhe kishte marrë drejtimin e Fondit të Sigurimit të Shëndetëso­r.

Në fakt, hoteli ishte i njohur edhe më herët nga policia dhe opinioni publik për shkak të sulmeve që iu bënë herë pas here me tritol, por vetëm kohëve të fundit autoritete­t kanë konstatuar se hoteli ndër të tjera ishte edhe pa leje. Kështu, hoteli "Yacht" në lagjen nr. 4 të Sarandës u ndërtua pa leje dhe më pas u legalizua e hipotekua në shkelje të ligjit. Është pikërisht ky hotel, që çoi pas hekurave zyrtarë dhe ish- zyrtarë të Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizime­ve, Kadastrës. Pas një hetimi disamujor, Prokuroria e Sarandës firmosi 11 urdhër- arreste, 8 janë arrestuar dhe tre në kërkim.

PROKURORIA

Në kërkim është shpallur Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësis­ht ish- drejtor i Legalizime­ve në Sarandë, aktualisht drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r. Po kështu, në kërkim janë dy ish- drejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Kozeta Statha dhe Andri Dhima.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije ditën e djeshme se Mariel Murati në vitin 2020 kishte marrë leje për rikonstruk­sionin e një objekti ekzistues, por e kishte rrënuar të gjithin duke ndërtuar pa leje nga fillimi një hotel me 7 kate. Ish- drejtori ka arritur ta legalizojë hotelin dhe e ka vënë në funksion në vitin 2022. Të gjitha këto veprime janë kryer pasi Murati e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI- it Sarandë dhe kishte marrë drejtimin e Fondit të Sigurimit të Shëndetëso­r. Ky hotel ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivi­t, përkatësis­ht në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhur­a. Për ndërtimin pa leje, Prokuroria e Sarandës ka kërkuar arrestimin e 11 zyrtarëve për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Ndërtim i paligjshëm". Policia ka ekzekutuar deri më tani 8 urdhër- arreste, duke çuar në burg 2 inxhinierë­t e Kadastrës, Ermen Stroka, Erald Lika. Inspektorë­t Vendorë të Mbrojtjes së Territorit, ( IMVT) Viktor Qesari, Tonin Simoni dhe Oltion Durmishi si dhe ish- inspektori i IKMT- së në Vlorë Denis Balili. Ndërsa inspektore­t Ina Papa e Manushaqe Saliko janë lënë në arrest shtëpie, pasi janë nëna me fëmijë të mitur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania