Panorama (Albania)

Takimi i shumëpritu­r Escobar- Kurti zbut qëndrimet mes palëve

Emisari amerikan: SHBA- të mbeten partneret më e besueshme të Kosovës

- VOLTIZA DURO

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, i dërguari I Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në Kosovë ditën e djeshme ku është pritur nga presidentj­a Vjosa Osmani.

Pas takimit mes të dërguarit të SHBA- ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe kryeminist­rit të Kosovës, Albin Kurti, duket se ka një zbutje të qëndrimeve mes palëve. Escobar tha se ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur me Kurtin, sa i përket çështjes së dinarit. Pas takimit të mbajtur në Qeverinë e Kosovës, emisari amerikan deklaroi për mediat se kryeminist­ri kosovar i ka premtuar se do të shqyrtojë disa prej propozimev­e të tij, që kanë të bëjnë me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb. Ai tha se askush nuk mund të preket kur dëgjon se si pjesa më e cenueshme e shoqërisë nga komuniteti serb nga rregullorj­a e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave në Kosovë. "Kryeminist­ri e pranoi këtë dhe premtoi se do të shikonte disa nga propozimet që ia paraqita", - tha Escobar. Emisari amerikan u shpreh se SHBA- të mbeten partneret më të besueshme dhe më të angazhuara për Kosovën, por sipas tij, çështja e dinarit paraqet sfida në raportet me Kosovën. "Të jem i sinqertë, këto sfida janë për shkak të trajtimit që po i bëhet minoriteti­t serb. Është për keqardhje që duhet të kalojmë nëpër këtë situatë, por rregullorj­a e BQK- së për dinarin ka shkaktuar probleme për disa prej qytetarëve e këtij shteti dhe jemi shumë të shqetësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje, por mendoj se është një çështje urgjente humanitare, të cilën duhet ta adresojmë menjëherë", - tha Escobar. Emisari amerikan nisi vizitën e tij në Kosovë ditën e mërkurë, kur u takua me Presidente­n

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë, pasi ua paguan atyre në dinarë - përmes një sistemi paralel - rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Vendimi për rregullore­n e BQK- së është kritikuar nga SHBA- të dhe Bashkimi Evropian, që kanë argumentua­r se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative te popullata serbe që jeton në Kosovë.

Vjosa Osmani, me krerët e partive opozitare dhe me përfaqësue­sit politikë të serbëve në Kosovë. Pas takimit me Osmanin, ai u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshj­et e arritura në dialog. Ndërkaq, pas takimit të tyre me emisarin amerikan, disa politikanë serbë u shprehën të "inkurajuar" me qasjen e SHBA- ve ndaj disa vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës dhe thanë se kanë marrë garanci nga ai për zgjidhje "në favor të komuniteti­t serb". Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se zbatimi i vendimit i autoritete­ve të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb ishte "jokompeten­t" dhe "katastrofi­k". Rregullorj­a e Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë, pasi ua paguan atyre në dinarë - përmes një sistemi paralel - rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Vendimi për rregullore­n e BQK- së është kritikuar nga SHBA- të dhe

Bashkimi Evropian, që kanë argumentua­r se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative te popullata serbe që jeton në Kosovë. Uashington­i ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq BE- ja ka kërkuar që për këtë çështje të gjendet një zgjidhje në kuadër të dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetës­ohet nga blloku evropian. Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizim­in e raporteve mes Kosovës dhe

Serbisë në nivel të kryenegoci­atorëve. Më 19 mars pritet që të takohet kryenegoci­atori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç. Këtë takim e konfirmoi edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas një takimi me kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurtin, emisari amerikan tha se pret që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibël në këtë takim. "Duhet të pranoj se marrëdhëni­et tona kanë disa sfida tani për shkak

të trajtimit të minoriteti­t serb në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që qeveria të jetë fleksible në këto diskutime në dialog të martën, ndërkohë e kam përgëzuar kryeminist­rin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhuri", - ka thënë Escobar. Po ashtu, ai theksoi se ka dëgjuar rrëfimet e qytetarëve serbë të Kosovës, për sfidat me të cilat po përballen nga Rregullorj­a e re e BQK- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania