Panorama (Albania)

Raporti i NATO- s: KFOR ka 4- fishuar praninë në Veri të Kosovës

KFOR e ka ruajtur një ambient të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitete­t

-

"Prania ushtarake e Organizatë­s së Traktatit të Atlantikut Verior ( NATO) në Kosovë është e domosdoshm­e për ruajtjen e paqes dhe stabilitet­in në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor", - thuhet në raportin vjetor të NATOs, të cilin do ta paraqesë të enjten në Bruksel sekretari i përgjithsh­ëm i Aleancës, Jens Stoltenber­g.

Në raport theksohet se për vite të tëra misioni paqeruajtë­s i NATO- s në Kosovë, KFOR, e ka ruajtur një ambient të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitete­t në Kosovë, në bashkëpuni­m me organizata­t tjera ndërkombët­are si, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe të tjerat. "Në vitin 2023, KFOR- i luajti rol kyç për të siguruar stabilitet në Kosovë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Pas shpërthimi­t të dhunës në muajin maj dhe shtator, aleatët dislokuan rreth 1.000 forca rezervë për misionin, që paraqet rritjen më të madhe në një decenieje. Kjo ia ka mundësuar KFOR- it ta trefishojë numrin e patrullime­ve dhe ta katërfisho­jë praninë në veri të Kosovës", thuhet në raport. Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten në fund të majit 2023, pasi kryetarët e rinj të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, hynë në ndërtesat komunale. Ato u përshkallë­zuan disa muaj më vonë, më 24 shtator, kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre sulmues. Sipas raportit, tani misioni i KFOR- it i ka 4.700 pjesëtarë në Kosovë, përfshirë edhe forcën rezervë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania