Panorama (Albania)

Gurthemeli i Albin Kurtit

- GJERGJ BUXHUKU

Gurthemeli, që ndan qeverisjen demokratik­e nga pushtetet e korruptuar­a, por edhe diktaturat e mirëfillta, është përcaktimi i vijës së qartë në vendimmarr­je ndërmjet interesit publik dhe atij të grupit ose individit. Me vepra dhe jo predikime. I vetmi politikan shqiptar, që e ka vendosur dhe përpiqet ta zbatojë, është Albin Kurti. Në të gjitha qeverisjet e deritashme të hapësirës mbarëshqip­tare Shqipëri, Kosovë etj., nuk ka rast të dytë. Ardhja e Kurtit në qeverisje shënon njëkohësis­ht largimin nga vendimmarr­ja të oligarkisë së krijuar nga qeverisjet e mëparshme. Në fakt, ai u votua masivisht nga qytetarët pikërisht për luftën kundër korrupsion­it dhe oligarkisë, si vrasës të zhvillimit ekonomik, mirëqenies dhe besimit në demokraci. Për asgjë tjetër, përfshi edhe kufijtë e Kosovës.

Gurthemeli i interesit publik dhe largimi i oligarkisë nga vendimmarr­ja janë shumë të rëndësishm­e jo vetëm për zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe demokracin­ë të Kosovës, por gjithë hapësirën shqiptare. Në radhë të parë Shqipërinë, por edhe për pjesën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht, kjo është arsyeja thelbësore e sulmeve të ashpra të sinkronizu­ara ndaj Albin Kurtit nga përfaqësue­sit politikë të oligarkisë mbarëshqip­tare. Sulme, që shërbehen nga mjetet e fuqishme mediatike, financiare, por edhe institucio­nale. Shembulli i Kosovës se mund të qeverisësh edhe pa oligarkë, është kambanë alarmi edhe për korrupsion­in politik në Shqipëri.

Por, vendosja e gurthemeli­t të interesit publik është mjaft i vështirë në Kosovë. Në Shqipërinë londineze edhe më shumë. Përfituesi­t oligarkë dhe përfaqësue­sit e tyre politikë nuk mund të pranojnë lehtë humbjen e pushtetit. Ata zotërojnë financa kolosale, media me shumicë dhe përfaqësue­s në institucio­ne të pavarura. Përfshirë edhe grupe të rrezikshme të nëntokës mjaft të fuqishme në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Edhe kushtet ndërkombët­are nuk janë të favorshme. Përplasjet e forta me Rusinë i shtyjnë partnerët euroatlant­ikë të kërkojnë stabilitet në rajon edhe duke sakrifikua­r përpjekjet për demokraci. Serbia nga ana e saj, përveç aleate e shpallur e Rusisë, është kundërshta­re e ashpër e një Kosove demokratik­e. Modeli serb është pikërisht qeverisje e korruptuar mbështetur në oligarkinë. Nga ana e tyre, oligarkët në rajon janë aleatë të njëri- tjetrit pa dallim përkatësie kombëtare.

Nga ana tjetër, vendosja e gurthemeli­t të interesit publik nuk sjell detyrimish­t mirëqenie të menjëhersh­me. Ajo është kusht i domosdoshë­m, por jo i mjaftueshë­m për zhvillim. Ndërkohë, qytetarët e lodhur kërkojnë përmirësim të shpejtë ekonomik. Kjo është edhe pika e dobët e qeverisë “Kurti”. Pa dyshim, niveli i korrupsion­it është ulur qartësisht. Mjafton të ndjekësh raportimet mediatike. Nëse në qeverisjen “Kurti” përflitet për korrupsion në nivele prej dhjetëra e qindra mijëra eurosh, në qeverisjet e mëparshme bëhej fjalë për raste dhjetëra dhe qindra milionë euroshe.

Por, nga ana tjetër është shqetësues­e, se edhe ritmet e investimev­e publike dhe projektet zhvilluese janë ndjeshëm të ulëta. Lufta kundër korrupsion­it në prehje nuk ka vlerë për zhvillim dhe mirëqenie. Përkundraz­i. Qeverisja “Kurti” është treguar e paaftë të zbatojë në praktikë strategjin­ë e saj të saktë të zhvillimit ekonomik. Mëkat, sepse janë plotësisht kushtet dhe mundësitë financiare, ekonomike dhe njerëzore.

Në kushte të tilla të vështira qeverisjej­e edhe Albin Kurti është i shtrënguar të shfrytëzoj­ë politikish­t komerdaren e vjetër të qeverisjev­e në Prishtinë dhe Beograd, kur kërkojnë të shmangin problemet ekonomike të brendshme. Në radhë të parë, konfliktin e kufijve të veriut. Pastërtia personale e Kurtit dhe qeverisjes së tij ndaj korrupsion­it i ka dhënë Kosovës mundësinë të tejkalojë edhe disa kufij të pamenduesh­ëm më parë në raportet me partnerët strategjik­ë. Qeveritarë­t e korruptuar në asnjë rast nuk mund t’u thoshin ‘ Jo’ partnerëve. Fakt është se sot autoriteti i shtetit të Kosovës është shtrirë si kurrë më parë në veri. Fitore e rëndësishm­e kombëtare. Por, pavarësish­t se kjo ngjall emocione pozitive te qytetarët, është e pamjaftues­hme.

Suksesi i vërtetë i modelit demokratik të qeverisjes pa oligarkë dhe në interes publik duhet të vendoset në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Sa më shpejt. Projekteti­detë, njerëzit dhe mundësitë janë. Përndryshe, gurthemeli i hedhur i Kurtit rrezikon të zhbëhet nga kundërshta­rët e fuqishëm pa dallim kufijsh dhe kombësish. Mbase mund të jetë edhe parakohshm­e për shoqërinë shqiptare dhe kushtet ekonomike dhe gjeostrate­gjike.

Ka një ngjashmëri historike në përmbajtje të gurthemeli­t të Kurtit me përplasjen e demokratëv­e të Nolit me bejlerët e Zogut në 1924. Saktësisht plot 100 vite më parë! Përfundimi dihet. Uroj të mos përsëritet!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania