Panorama (Albania)

Albinikalo­n Rubikonin

- DEMOSH SHASHA

NGA DJE ALBINI FILLOI TRANZICION­IN E TIJ NGA ALBINI OPOZITAR, NË KURTIN BURRËSHTET­AS

Liderët nuk kanë pasur kurrë jetë të lehtë. Jeta e liderit është jetë vendimesh të vështira. Nga embrionet e para të organizimi­t shoqëror në nivel të fiseve e deri te shoqëritë tona moderne, liderët çdoherë janë ballafaqua­r me vendime të vështira. Duke reflektuar mbi këtë peshë të rëndë që bie mbi krahët e l i derëve, i sh- presidenti amerikan, Theodore Roosevelt, ofroi një këshillë: “Çdoherë kur nga liderët kërkohet një vendim, gjëja më e mirë është që të marrin vendimin e mirë, gjëja e dytë më e mirë është të marrin vendimin e keq, ndërsa gjëja më e keqe është të mos marrin vendim fare”.

Kësisoj, dje Albin Kurti mori një vendim: të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetues­e dhe të regjistroh­en në Kadastër pronat e Manastirit të Deçanit. Dhe ende pa u terur ngjyra e nënshkrimi­t të kimikut mbi vendimin e qeverisë, ky akt vuri në lëvizje një lavë të zjarrtë kritikash. Të pajisur me ato fraza të zakonshme - “mashtrues” - dhe ato më pak të zakonshme - “tradhtar” – kundërshta­rët e Kurtit zbarkuan në rrjete sociale, portale dhe televizion­e për të nxjerrë në shesh manipulime­t dhe kundërshti­të e vetë Kurtit rreth çështjes së pronave të Manastirit. Dhe patjetër se kjo është një gjë e mirë për fibrin e demokracis­ë sonë. Është tregues i mirë i stamines sonë demokratik­e, kur shohim kapaciteti­n e shoqërisë sonë për të mbajtur llogaridhë­nës liderë për gjërat që i thonë apo nuk i thonë.

Nga ana tjetër, sipas kutit matës të Roosveltit, vendimi i djeshëm i Kurtit patjetër bie në kategorinë e vendimeve të mira. Vendimi ishte i mirë në katër rrafshe të ndara, por të ndërlidhur­a.

E para, vendimi ishte akt shprehjeje e një urtësie dhe mirësie drejtuar komuniteti­t serb në Kosovë në sfondin e një mjedisi të tensionuar politik e shoqëror. Lidhja historike, kulturore dhe fetare e popullit serb me Kishën serbe është e një rëndësie të veçantë për ko

Kur Hashimi bëri homazhe te serbët e vrarë gjatë luftës në Kosovë, u akuzua për tradhtar. Tani kur Albini vendosi të regjistroj­ë pronat e Manastirit të Deçanit, po akuzohet për tradhtar. Është barrë e rëndë, por e paevituesh­me, e liderëve që të udhëheqin popullin e tyre drejt së panjohurës. Të marrin vendime të vështira, por të drejta. Të sakrifikoj­në veten për shtetin. Ndonëse e tashmja mund t’i gjykojë, historia çdoherë do t’i nderojë

munitetin serb në Kosovë. Kjo është në veçanti e vërtetë në rastin e Manastirit të Deçanit. Moskthimi i tokës së Manastirit ishte një plagë e hapur në marrëdhëni­et në mes të komuniteti­t serb dhe institucio­neve qendrore të Kosovës. Dhe ndonëse Kurti tentoi disa herë të afrohej me komuniteti­n serb në Kosovë, duke mbajtur fjalime të veçanta në gjuhën serbe, siç thotë ajo thënia e vjetër amerikane: “Fjalët të dërgojnë vetëm kaq larg”. Dhe nga fjalët, Kurti kaloi në vepra. Akti i djeshëm ishte zgjatje dore komuniteti­t serb dhe shprehje e vullnetit të mirë për të shëruar plagët e hapura në mes palëve.

E dyta, vendimi ishte uverturë e ofensivës së re diplomatik­e të Kosovës dhe aleatëve të saj për faktorizim­in e pozitës ndërkombët­are të Kosovës. Vetë Kurti në arsyetimin e marrjes së vendimit shpjegoi se bartja e pronës Manastirit ishte kusht i panegociue­shëm për anëtarësim­in e Kosovës në Këshillin e Evropës. Tani rruga është e hapur për votimin e anëtarësim­it të Kosovës në Këshill të Evropës në Asamblenë e Përgjithsh­me të KIE- së në muajin prill dhe Këshillin e Ministrave në muajin maj. Me progres të ngjashëm në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri gjasat e ringjallje­s së kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE do të rriten eksponenci­alisht. Po ashtu, tani vendimi i ofron Kosovës kredi të reja politike për të shpenzuar në kuadër të kërkesave të saj legjitime brenda dialogut për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Serbinë.

E treta, vendimi adreson kritikën e vazhdueshm­e për standarde të dyfishta të Qeverisë për sundimin e ligjit. Gjatë gjithë kësaj kohe, qeveria ishte insistuese për sundimin e ligjit në veri, e në anën tjetër, nuk zbatonte vendimet e gjykatave në jug.

E katërta, me vendimin e djeshëm Kurti vendosi një parim të ri politik. Në arsyetimin e vendimit të djeshëm, ai tha: “Nuk do ta ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë. Në anën tjetër, s’ka dyshim që anëtarësim­i i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe hap gjigant për republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane që mundëson anëtarësim­in në NATO dhe në BE për Kosovën e pavarur”. Pra, nga sot këtë mund të quajmë doktrina “vendim i dëmshëm, por hap gjigant”. Sipas kësaj doktrine, një akt politik cilësohet i dobishëm, ndonëse i dëmshëm, nëse ai akt përfaqëson një hapërim “gjigant” në faktorizim­in ndërkombët­ar të Kosovës. Dhe në fakt, këtu nuk ka asgjë të re. Një përkufizim i tillë është riformulim­i i strategjis­ë së “sakrificës së piunit”. Strategji kjo e vjetër sa vetë njerëzimi dhe me aplikim universal në fushat sikur sporti, ushtria, politika dhe biznesi. Por risia këtu nuk është strategjia, por lojtari. Vendimi i djeshëm i Kurtit është fillimi i tranzicion­it të tij nga Albini opozitar, në Kurtin burrështet­as.

Që nga zanafilla e karrierës së tij politike, Kurti ka vendosur standarde jashtëzako­nisht të larta morale në veprimtari­në e tij politike. Këtë edhe duhet të mirëkuptoj­më, pasi që të qenit në opozitë nuk ke edhe shumë shtigje të tjera, përveç ofrimit të alternativ­ave çdoherë më të larta qeverisëse. Shpesh ndoshta edhe utopiste. Nga kjo edhe buron ajo fraza e famshme “opozita ë s h t ë p o e z i , q e v e r i s j a p r o z ë ” . S i - doqoftë, që nga fillimi i mandatit të tij, Kurti ka tentuar të ruajë me shumë kujdes trashëgimi­në e vet opozitare. Por koha vjen kur çdo opozitar duhet të kalojë Rubikonin dhe të marrë p ë r g j e g j ë s i t ë e b u r r ë s h t e t a s i t . T ë sakrifikoj­ë Albinin e djeshëm për Kurtin e nesërm.

Por në gjithë këtë mes, në fakt, neve më pak duhet të na interesojë sedra e Kurtit. Kuti matës i vendimit të sotëm nuk është historia e Albinit, por e ardhmja e Kosovës. Neve nuk na intereson se a bie Kurti i sotëm në kundërshti­m me Albinin e djeshëm. Neve na intereson a kemi dobi nga vendimi i sotëm. Dhe sipas këtij kuti matës, ky është një vendim nga i cili do të vijnë vetëm lajme të mira për vendin. E sa i përket Albinit, liderët për këtë punë janë – që nganjëherë të sakrifikoh­en edhe për popullin, j o vetëm e kundërta.

Kur Hashimi bëri homazhe te serbët e vrarë gjatë luftës në Kosovë, u akuzua për tradhtar. Tani kur Albini vendosi të regjistroj­ë pronat e Manastirit të Deçanit, po akuzohet për tradhtar. Është barrë e rëndë, por e paevituesh­me, e liderëve që të udhëheqin popullin e tyre drejt së panjohurës. Të marrin vendime të vështira, por të drejta. Të sakrifikoj­në veten për shtetin. Ndonëse e tashmja mund t’i gjykojë, historia çdoherë do t’i nderojë./ “Koha Ditore”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania