Panorama (Albania)

Penalltitë ishin vetëvrasje, Interi nuk kishte "fishekë"

Në ekip mbetën pak ekspertë, pse goditën Klasen e Açerbi

-

Të gjithë pyesin: Pse Interi bëri aq keq te penalltitë kundër Atletikos së Madridit? Përgjigjja është e thjeshtë: Nuk kishte goditës. Nëse nuk e besoni, lexojeni më të shtjelluar.

Aleksiz Sançez në karrierën e tij ka gabuar një penallti nga 2, Klasen ka gabuar 1 penallti nga tri. Edhe Lautaro Martinez nuk është mjeshtër në goditjet e 11- metërshave. Mirëpo Simone Inzagi i zgjodhi të tre në pesëshen e goditësve kundër Atletikos. Shumëkush nuk e kuptoi pse duhet të aktivizohe­j Klasen në fundin e sfidës, duke qenë se në këtë sezon ka luajtur shumë pak. Mkitarian ishte i lodhur, por ndoshta do t'i shtrëngont­e dhëmbët edhe pak minuta. Në fakt, realiteti i statistika­ve tregon se të gjitha opsionet e tjera për të goditur penalltitë do të ishin më keq... të paktën në letër.

TË ZGJEDHURIT

Duhet theksuar fakti që dy penalltitë nga 3 të humburat mbanin firmën e amerikanoj­ugorëve. Kiliani goditi në qendër dhe kapiteni e çoi topin në qiell. Ndërkohë, holandezi le të themi se u ndal për meritë të Jan Oblakut. Nëse do të përjashtoj­më Çalhanoglu­në, Inzagi nuk kishte asnjë "snajperist". Tre lojtarët që kanë gabuar ishin në fakt të vetmit që në karrierë kishin goditur disa penallti, edhe pse nuk kanë ndonjë saktësi të frikshme përpara portës kundërshta­re. Klasen ka gabuar 5 penallti nga 15 që ka goditur, Sançez ka gabuar 11 nga 21, ndërsa Lautaro ka mbetur i befasuar në 8 raste që nga momenti kur ka veshur fanellën zikaltër nga 22 tentativa. Por e dhëna e çuditshme ishte një tjetër. Françesko Açerbi, lojtari i dytë që shënoi për zikaltrit ishte më eksperti nga 7 lojtarët e tjerë të mbetur. Por sa penallti ka realizuar? Dy.

PA ALTERNATIV­A

Në këtë paragraf nuk do të shpjegojmë se cili nga lojtarët u ofrua për të goditur apo kush nuk kishte gati në "Metropolit­ano", por thjesht precedentë­t e mëparshëm. Açeri nuk godiste një penallti prej 5 vitesh e 2 muajsh, kur me fanellën e Lacios kontribuoi për të eliminuar Interin në çerekfinal­et e Kupës së Italisë. Më parë kishte shënuar një tjetër ( të parëndësis­hme) në ndeshjen Kaljari- Sasuolo 4- 3 në vitin 2016. Davide Fratezi ka një raport të mirë me golin, por pas disa penalltish që ka goditur me të rinjtë ka vetëm 1 si profesioni­st në raundin e tretë të Kupës së Italisë kur luante me Monzën dhe e ka shënuar. Zomer dhe Bisek nuk kanë goditur kurrë penallti, ndërsa De Vraj, Pavar dhe Darmian vetëm 1 herë kanë provuar nga pika e bardhë. Holandezi kishte realizuar në Kupën e Holandës në vitin 2012, ndërsa francezi ka realizuar në vitin 2017 në Kupën e Gjermanisë. Darmian për më tepër e ka humbur një penallti me kombëtaren në "Euro 2016" kundër Gjermanisë. Ndërkohë, Klasen nuk godiste 11- metërsha që nga tetori i vitit 2020. Për fat të keq, Interi nuk kishte goditës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania