Panorama (Albania)

Interi priti, Atletiko e shastisi me Grizmanin

-

Interi u largua nga "ferri" Metropolit­ano i thyer dhe i rrënuar, pas 120 minutash vuajtje dhe rezistence që nuk mjaftuan në lotarinë e 11metërsha­ve.

Atletiko me grintë- Atletiko ishte në një formë psikofizik­e të shkëlqyer. Thuajse nuk gabon asgjë në 120 minuta lojë. Sulmon atëherë kur duhet të sulmojë dhe zbret në mbrojtje kur duhet të mbrojë. Çelësi i fitores madrilene ishte në duelet e mesfushës dhe në pozicionin hibrid të Grizmanit. Të besuarit e Simeones u vendosën në skemë pasqyrë me Interin dhe 3 lojtarët e mesfushës, De Pol, Koke dhe Jorente i shkatërrua­n mirë aksionet e Barelës, Çalhanoglu­së dhe Mkitariani­t. Niseshin me shumë vendosmëri dhe kërkonin gjithmonë pasimet në krahët me Linon dhe Molinën që luajnë shumë lart dhe vënë në vështirësi lojtarët e krahut të Interit. Kjo gjë bëri që Dumfris dhe Dimarko t'i prisnin shumë poshtë. Kjo gjë ndihmonte mesfushorë­t dhe mbrojtësit e Atletikos që të zbrisnin deri në mesfushën e Interit për të mos lejuar kundërsulm­et, sidomos në pjesën e parë. Nëse loja zhvendosej nga e majta, e djathta apo në qendër e vendoste Grizman, lojtar i madh që qarkullon topin me kualitet dhe duke tërhequr mbrojtësit e Interit për të krijuar mundësi depërtimi për lojtarët e mesfushës. Kualiteti i francezit bëri që Atletiko të mos jepte asnjë pikë referimi për mbrojtjen e Interit dhe çon në kolaps si De Vrajin dhe Pavarin që kërkojnë ta ndjekin. Të vetmin lojtar që ia dolën ta markojnë ishte Morata, i cili është më statik dhe u kërkua me krosime. Kjo do të thotë se me aktivizimi­n e Depajit dhe Rikelmes në pjesën e dytë u bë më e rrezikshme, me lojtarë që kanë kualitet në këmbë, driblime dhe shpejtësi.

Interi u mbrojt- Interi provoi që t'i përgjigjej Atletikos me kompaktësi në 25 metrat e fundit dhe kundërsulm­e, por skuadra qëndron shumë poshtë në fushë. Për një kohë të madhe të lojës zikaltrit gabojnë edhe teknikisht, kjo falë agresivite­tit të kundërshta­rit. Në disa momente, skuadra e Inzagit ia doli që ta ulte ritmin e ndeshjes për të qarkulluar topin me mbrojtësit në mënyrë që të gjente hapësira për sulmuesit dhe mesfushorë­t. Por Atletiko bllokonte gjithmonë linjat e pasimit për Barelën dhe Mkitariani­n. Edhe kur Çalhanoglu zbriste në linjën mbrojtëse për të nxjerrë topin ishte i ngathët dhe nuk i jepte shpejtësi skuadrës. Kur Interi gjente me shpejtësi Turamin, atëherë kishte rrezik nga krahët sepse ai e çonte topin te mesfushorë­t dhe niseshin në kundërsulm. Edhe në momentin kur Lautaro merrte topin dhe duronte shqelmat dhe markimin e rreptë të Vitselit bëhej i rrezikshëm, por ishte larg portës kundërshta­re. Interi e priti shumë Atletikon. Aktivizime­t e Bisek dhe Sançez sjellin pak besim dhe krijimtari në lojë. Gjermani luan si veteran, me autoritet dhe kërkon të dalë me topin në këmbë me lëvizje vertikale. Sançez me pozicionin e tij mes sulmit dhe mesfushës ia del të krijojë probleme. Por Interi ishte shumë i ndrojtur. Pas 120 minutash vuajtje, fundi i hidhur ishte thjesht çështje kohe. Ndodhi te penalltitë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania