Panorama (Albania)

Gjermania shpall listën, rikthehet Kros, jashtë Humels

Nagelsman: Dyert mbeten të hapura për të gjithë

-

Gjermania nis përgatitje­n për Europianin që do të presë në shtëpi këtë verë! Për kombëtaren gjermane vijnë ndeshjet e para të këtij viti 2024.

Më 23 mars, skuadra e Julian Nagelsmani­t do të përballet me Francën në Lion, ndërsa tri ditë më vonë "pancerat" e 36- vjeçarit do të përballen në miqësoren e dytë të luksit, kundër Holandës në Frankfurt. Ditën e enjte, ish- trajneri i Bajernit të Mynihut shpalli skuadrën për provat e vështira të ardhshme ndërsa nuk munguan surprizat. Njëra ishte që portieri i Frankfurti­t, Kevin Trap nuk arriti të marrë një ftesë në skuadër, duke humbur konkurrenc­ën me kapitenin Manuel Nojer, Marc- Andre ter Shtegen, Bernd Leno dhe Oliver Bauman. U konfirmua rikthimi i Toni Krosit në kombëtare, ashtu si lajmi që përflitej, ftesa e parë e talentit të Bajernit Aleksandar Pavloviç, i cili ka luajtur vetëm 14 ndeshje me rekordmenë­t gjermanë, por ia doli të fitojë besimin e Nagelsmani­t. Jo surprizë ishte edhe lënia jashtë e Mats Humelsit, për të cilin Nagelsman tha: "Mats nuk po kalon një moment të mirë me Borusian e Dortmundit për momentin. Mats nuk ishte zgjedhja ideale për rolin e rezervës në këtë moment. Ka lojtarë të tjerë". Pastaj një koment për ftesën e parë për Pavloviç: "Do të shohim nëse këto teste do të jenë në mjaftueshm­e për një ftesë në Europian. Ai është një zë në dhomën e zhveshjes dhe nuk fshihet pavarësish­t moshës së tij të re. Edhe për ata që nuk janë në këtë grumbullim dyert do të vazhdojnë të jenë të hapura". Ilkai Gyndoan konfirmohe­t kapiten, ndërsa për duelin Nojer- Ter Shtegen për portën, Nagelsman tha: "Ilkai mbetet kapiten. Lojtarët duhet të ndihen sikur kanë një lider në radhët e tyre. Ai është përfaqësue­s i skuadrës dhe do të vazhdojë të mbajë shiritin. Do të kemi një bisedë me Nojer dhe Ter Shtegen. Dhe më pas do të vendosim sesi do t'i planifikoj­më të dyja ndeshjet".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania